| Levizja G 99 Shkoder |
| Saturday, 27 September 2008 | |
|
DEKLARATE PER SHTYP Levizja G99 ne Shkoder reagon e indinjuar ndaj vendimit me te fundit qe eshte marre dje nga Keshilli Bashkiak Shkoder mbi spostimin e bustit te “5 Heronjve”. Prej 18 vitesh, Shkodra mbetet nje nder qytetet ne kete vend qe jo vetem nuk po shenon zhvillime ekonomike e sociale, por i duhet te perballet ende me veprime te cilat po shkaterrojne dhe simboliken qe i ka mbetur metropolit te veriut te Shqiperise. Levizja G99 ne Shkoder reagon e indinjuar ndaj vendimit me te fundit qe eshte marre dje nga Keshilli Bashkiak Shkoder mbi spostimin e bustit te “5 Heronjve”. Prej 18 vitesh, Shkodra mbetet nje nder qytetet ne kete vend qe jo vetem nuk po shenon zhvillime ekonomike e sociale, por i duhet te perballet ende me veprime te cilat po shkaterrojne dhe simboliken qe i ka mbetur metropolit te veriut te Shqiperise. Miratimi i vendimit per tjetersimin e nje sheshi, qe prej 26 vitesh njihet ne te gjithe shqiperine, si sheshi i “5 Herojve te vigut” ne Shkoder, vjen krejt papritur, ne nje mbledhje rutine, pa matur aspak ndjeshmerine qytetare mbi ceshtjen, pa e informuar publikun paraprakisht dhe sigurisht pas asnje debat. I sjellim ne vemendje Kryetarit te Bashkise qe ky monument nuk mund te behet pazari i thjeshte i radhes, pasi ai mbetet ndoshta nder objektet e vetme publike qe realisht I perket qytetit te Shkodres, e 120 mije banoreve te tij.I nderuari keshilltari i Bashkise Shkoder Besnik Kastrati, pjese e brezit te ri ne keshillin e bashkise ne Shkoder, foli haptazi qe duhet votuar nje ndryshim i tille, ne saj te nje vertetimi te vetem, se “Shkodra po ndryshon” ?! -Por a po ndryshon ne te vertete Shkodra? -Cfare po na ngelet qe te krenohemi me Shkodren? -A jane mbaruar te gjitha rruget, a ka mjaftueshem vende te lira pune, cdo shkolle eshte e rikonstruktuar, dhe a ka mbetur qe te heqim monumentin e 5 heronjve e ne vend te tij krenohemi me nje shatervan? Keto jane pyetje e perditshme te nje shkodrani, I cili pershkon nga mengjesi deri ne darke rruget e qytetit te Shkodres e mberrin kokeulur ne shpi se nuk di si do e perballoje pjesen e mbetur te muajit. I bejme me dije Kryetarit dhe Keshillit, meqe nuk e ditkan, se keto jane problemet qe duhet te zgjidhin, se keto jane sherbimet qe ne kerkojme dhe per te cilat kane marre voten. G99 Shkoder, kërkon nga pushteti lokal te frenoje politikat denigruese ndaj qytetit te Shkodres e te mos luajne me vlerat dhe traditen kulturore historike te qytetit te Shkodres, te lene menjane “estetiken” dhe te fillojne te zgjidhin hallet dhe problemet e verteta te ketij qyteti. “Bashke do t’ia dalim”! Faleminderit, Levizja G99 Shkoder Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare www.g99.org |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |