Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow „KOLONIA E ARTISTEVE“ NE PLAZHIN E VELIPOJES
„KOLONIA E ARTISTEVE“ NE PLAZHIN E VELIPOJES
Wednesday, 24 September 2008

kolonia_e_artisteveNga Prof. As. AGIM KADILLARI
Piktor

Impresione nga turni i fundit i pushimeve ne plazhin e Velipojes nga „Kolonia e Artisteve“ e krijuar nga piktore dhe skulptore te njohur...

Nje grup artistesh te ardhur nga disa qytete te Shqiperise dhe Kosoves ne plazhin e mrekullueshem te Velipojes, ne ambjentet pushuese e komode te godinave te punuara me dru, skulptori i njohur shkodran,Skender Kraja dhe bashkshortja e tij Zana  ka krijuar ne nje menyre krejt origjinale „Kolonia e Artisteve“, emrin e te ciles ata ja ka vene ketyre godinave.
Sigurisht qe eshte e natyrshme dhe e bukur te evidentosh perpjekjet e njerezve per te arritur dhe kontribuar ne dicka te bukur te hijshme dhe fisnike, per te cilen sot kemi aq nevoje. Ne kete shkrim mendoj qe te paraqes sado pak perpjekjet e ketij skulptori shkodran i cili me nje perkushtim dhe impenjim investon privatisht per te krijuar prane pejsazhit te bukur bregdetar te Velipojes godinat „Kolonia e Artisteve“. Godinat sic thame jane te punuara me mjeshteri ne dru,dicka e vecante per kete ambjent te plazhit, plot romantizem dhe me dhoma komode, me arredim te pershtatshem, shplodhese dhe njekohesisht hapesira te vogla argetuese per pushuesit artiste. Ky investim per artistet do patjeter nje fryme konkurence qe te behet gjithnje e me e larte sidomos kur prona private eshte vlere me rendesi sociale dhe personale.

kadillari2Por le te japim disa mbresa nga kjo jete e pushuesve artiste ne kete grupim te ardhur ketu ne koloni. Jane nje grup artistesh piktore e skulptore profesionist, si dhe nje grup te rinjsh studente te Akademise te Arteve qe i japin edhe nje hijeshi me te vecante plazhit te Velipojes. Piktoret Aleksander Filipi, Xheneta Kadillari,Lizheta Filipi, Nagip Berisha, Agim Kadillari, Shefqet Hyseni, skulptoret: Skender Kraja, Avnih Bejluli(ardhur nga Kosova), studentet e rinj, artiste te ardhshem: Brilanta, Ariani, Beskida, Jetoni, Arjoni, Dea dhe Inelda, kane krijuar me te vertete nje atmosfere shume te gezueshme, festive ku shpalosin me se miri secili punimet e tyre te bera direkt nga natyra me teknikat e ngjyrave te vajit, te akrelikeve, te vizatimeve grafike dhe akuareleve por edhe me gdhendje te bukura ne dru nga skulptoret te cilet e marrin kete material te mbartura me mundim nga bregu i detit sepse ato jane sjelle nga prurjet e lumit Buna. Skulptori kosovar Avnih Bejluli gdhendi ne nje nga keto drure nje skulpture me motivin „Nusja e Gjilanit“ me permasa 2.50m lartesi,kete veper skulptori kosovar e punoi per 15 dite gjate kohes qe ai kalonte pushimet ne kolonine e artisteve. Po keshtu edhe skulptori Skender Kraja gdhendi ne dru nje figure femre qe personifikon kalane e Rozafes-Shkoder. Gjate kesaj kohe qe skulptoret skalitnin keto vepra ne dru ne ambientet e kolonise se artistave ,piktoret peisazhiste qe permendem me lart vinin me telajo te pikturuara ne ngjyra vaji me motivet e peisazhit te mrekullueshem te detit si dhe peisazhit te grykderdhjes te lumit Buna qe bashkohetme detin Adriatik.Eshte me te vertete interesante se sa bukur ishte te shikoje piktoret qe i rradhitnin pikturat e tyre prane njeri tjetrit ,gati ne formen e nje konkursi ku shikoje me endje motivet e pikturuara me aq dashuri prej tyre.E pare ne teresi“Kolonia e Artistave“ i ngjante nje galerie ku ishin ekspozuar punet ne menyre spontane, si nje ekspozite qe permban nje teme te caktuar dhe ku njerzit pushues e artdashes qe ishin prane atyre ambjenteve vinin te shuanin kurjozitetin dhe per tu kenaqur nga keto vepra Ne cdo mbremje pas nje pune pak te lodhshme por te gezueshme nisnin diskutimet te cilat nuk perfundonin ne ambientet e “Kolonise se Artistave“ por vazhdonte dhe ne ndonje nga lokalet e mrekullueshme te  Velipojes ku pervec ndonje pijeje nuk mungonin as bisedat dhe humori i shquar shkodran. Ndersa artistat e ardhshem i gezonin oreve te vona me euforine e moshes duke iu bashkuar shume moshatareve te tyre, qe pushonin ne plazhin e Velipojes, ne party dhe shetitjet buze detit.E gjithe kjo atmosfere e krijuar per here te pare ne Velipoje nuk kishte si mos te binte ne sy te pushuesve te tjere qe gjithe kersheri dhe kenaqesi shprehnin gezimin per kete sipermarrje te re e shume te mirpritur qe po con drejt rilindjes te artit shqiptar dhe venies ne pjedestalin qe i takon atij .Kjo arritje e madhe nuk duhet te mbetet e vetme por duhet qe te ndiqet nga sipermarrje te tjera ne menyre qe oazet per artistat nga Shqiperia dhe nga trojet e tjera shqiptare te behen tradite e vendit tone artdashes.


 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 2 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page