Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow GURAKUQI, THIRRJE PER BASHKIMIN E DEMOKRISTIANEVE
GURAKUQI, THIRRJE PER BASHKIMIN E DEMOKRISTIANEVE
Monday, 22 September 2008

-Gurakuqi u ka bërë thirrje nga Shkodra për tu bashkuar të gjithë demokristianëve shqiptarë. Ai ka rikonfirmuar PDK-në si pjesë e kualicionit të djathtë duke u shprehur i bindur për dyfishimin e rezultatit të PDK-së, fitoren e kualicionit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

-Kryetari i PDK-së dhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi ka sulmuar ashpër edhe ish-kreun e kësaj partie si dhe ish-Ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka si përçarës të kësaj partie, importim prej tij brenda radhëve të demikristianëve të deputetëve të majtë si dhe për afera korruptive.

SHKODER Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi ka preferuar Shkodrën si qendër historike të katolicizmit shqiptar për të mbajtur aty Konferencën e parë të kësaj partie pas zgjedhjes së tij në këtë post.
Ashtu edhe siç pritej, në këtë aktivitet partiak të zhvilluar të dielën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, të pranishmit kanë qenë më shumë të interesuar për linjën e re të kësaj partie pas jo pak tronditjeve të shkaktuara kohët e fundit edhe si pasojë e drejtuesve dhe deputetëve të importuar dhe të rekrutuar.
Në fjalën e tij, lideri i kësaj partied dhe njëkohësisht Zëvendësministër i Punëve të Jashtme Anton Gurakuqi bëri thirrje për bashkim të demokristianëve në mbarë vendin dhe sulmoi ashpër ish-kreun e kësaj partie, Nard Ndokën për përçarje të demokristianëve.
“Unë kam ardhur sot në Shkodër për të kërkuar mbështetur mbështetjen tuaj, me zemër dhe shpirt për një proces jetik. Jam këtu në Shkodër që t’i bëj thirrje për bashkim të gjithë demokristianëve shqiptarë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Kjo është një thirrje që vjen nga Kryetari i Partisë Demokristiane.”
Ndërkohë, duke u ndalur më konkretisht në akuzat e tij ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Nard Ndoka dhe pasuesve të tij, Gurakuqi më tej u shpreh:
“Janë munduar disa njerëz që ta përçajnë demokristianët. Nuk e meritonim ne që të vinte një person së bashku me disa persona të tjerë që ta njollosnin emrin e kësaj partie. Ata nuk bënë tjetër veçse rekrutuan deputetë të majtë, sa nga PS, sa nga LSI dhe sa nga PDS. Ndoka është një person i cili ka njollosur parimet dhe statutin e PDK-së. Ai, herë deklaron se do të bëjë aleancë me PS-në dhe herë se do të dalë vetëm me shokët e tij në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Se fundi, ai po sulmon edhe qeverinë aktuale, në të cilën ai ishte pjesë e saj deri para pak muajsh. Arsyeja e këtij revanshi të Ndokës dhe e pasuesve të tij është e qartë. Me këtë taktikë duan që të largojnë vëmendjen nga abuzimet që kanë bërë me detyrën por kjo nuk ka për të ndodhur. Së shpejti ata do të jenë në bankën e të akuzuarve. Jo Ndoka por ndotja e kësaj partie e kam quajtur unë ish-kryetarin e PDK-së. Nuk mundet askush që ta njollosë partinë tonë.”
Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, Kryetari i PDK-së Anton Gurakuqi, duke iu rikthyer thirrjes që bëri në fillim të fjalës për bashkimin në një të të gjithë demokristianëve shqiptarë, theksoi: 
“Ne jemi sot këtu jo për të përfituar por për të treguar se ne jemi domokristianë dhe përfaqësojmë bardhësinë dhe vlerat më të larta humane të kësaj partie. Partia Demokristiane do të jetë e rreshtuar së bashku me forcat politike të kualicionit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ne do ta dyfishojmë rezultatin e PDK-së të vitit 2005 dhe do të maksimalizojmë fitoren e kualicionit të djathtë në vitin 2009. Vetëm kështu do të ndërtohet ky vend, e ardhmja si dhe integrimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike.”

ARBEN  LAGRETA

 


 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page