Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Opinione arrow Andrea Campilungo
Andrea Campilungo
Tuesday, 16 September 2008
Jam nje djale nga Leverano (Lece,Itali), 21 vjec, student ne Fakultetin e Juridikut ne Firence.Nje vit me pare po kthehesha ne shtepi nga universiteti, me autobuz, bashke me nje mikun tim shqiptar. Quhet Orient, eshte shkodran (shkodranet e kane per nder ta thojne) dhe studion edhe ai juridik.
Ne nje moment autobuzi ndalet; eshte nje ndalese e vecante: duhet te hipi nje djale me aftesi te kufizuara, ne karroce. Autobuzi ndalet, dyert hapen dhe ulet nje pedane e posacme; ne menyre qe edhe djali te hipi ne autobuzin tone.
Nderkohe qe une po mendoja per dicka tjeter, miku im me terheq vemendjen rreth skenes dhe si jurist i njome me thote: "kjo eshte shume e bukur; barazi sostanciale, art. 3,2 i Kushtetutes italiane, apo jo?!". Per ato qe s'marrin pjese ne punime: "Eshte detyre e Republikes te heqin pengesat ekonomike dhe sociale, qe, duke limituar faktikisht lirine dhe barazine e qytetarve, pengojne zhvillimin e plote te personave dhe pjesmarrjen efektive e te gjithe punetorve ne organizimin politik, ekonomik e social te Vendit".
Une mbes i habitur nga ky konsiderim dhe filloj te behem i vetedijshem se sa jemi mesuar ti marrin disa gjera si te ditura. Por vazhdojme me tej.
Disa dite me pare kam njohur Orgesin, nje djale tjeter shqiptar, perseri shkodran (jane shume ne Firrence) edhe ky student ne juridik.

Kemi studiuar bashke dhe per tu shkeputur nga kodet tona biseduam pak per politik. Bisede qe u be gjithnje e me e thelle: Berisha qe don te mireprese centralet nukleare italiane, krizen e '97, tranzicionin e veshtire nga Komunizmi ne Democraci, presionet e BE dhe NATO-s qe ne nje menyre apo ne tjeter diktojne agjenden e Tiranes, kriminalitetin, etj...
Ne kete pike, si italian dhe si meridional, filloj te ankohem rreth problemeve tona te vjetra e ne menyre te paevitueshme perfundojme te flasim per mafien. Pritsha te njejtat paragjykime dhe ceshtje te njohura, te stilit pizza, spageti e mafie, por perkudrazi mbes i habitur. Orgesi fillon te me flase per Falcone, Borsellino, Chinnici, Costa, Terranova, Dalla Chiesa (gjykatesa te vrare), ecc....
Nuk e di sa bashkemoshatare te mi do te dinin te flisnin per gjitha keto personazhe dhe dmth mbes i mrekudhuar. E pyes: "a i ke studiuar ne shkolle (ka frekuentuar nje shkolle te mesme shqiptaro-italiane). "Jo" - me pergjigjet - "kam lexuar disa libra vetem, para se te vija ne Itali, per kuriozitet". Ne bisede e siper, Orges me thote nje fraze qe me ka hapur zemren dhe eshte e veshtire qe mund ta harroj: "eshte e vertete qe ne Itali ka shume probleme, por ju keni gjths keto "shembuj" per te ndjekur. Keto persona jane heronjte tuaj kombetar; kane vendosur te bejne detyren e tyre mgjs sistemi nuk i ndiqte. Ju keni keto persona me te cilet te jeni krenar dhe nga te cilet te frymzoheni.
Keto dy ngjarje kane dicka te perbashket: kane konsideraten qe te shohim vetveten nga nje tjeter prospektive, eshte si te shihemi me syte e te huajve dhe per te qene me te sakte e aktual do te thosha me syte e emigrantave ose te pakten e disave. Te atyre, pra, qe nuk kane ardhur ne Itali per te kriminalizuar por per te realizuar nje aspirim, per te arritur "El Doradon" e tyre, per te studiuar, te angazhohen, nje dite te punojne. Djem qe kane ardhur edhe te terhequr nga "shembujt" tone, te cileve ne ndoshta nuk i japim shume rendesi, pervec celebrimeve rituale. Keto nuk kushtojne edhe aq shume. Ato perkundrazi vene idealisht dicka me shume qe quhet vullnet per te imituar.
Te marrin "shembull", pikerisht.
Me kete leter nuk synoj te hyj ne meriten e normave mbi emigracionin te aprovuara apo ne shqyrtim e siper ne Parlament.
Synoj perkudrazi ti shtoj debatit politik, ne shoqerine civile, nje element te vogel reflektimi rreth argumentit te emigracionit. Nje moment te vogel reflektimi nga nje eksperience e vogel e perditshme, por qe ndoshta mund te beje te kuptoje me shume se diskutimet e shumta abstrakte ne sistemet me te larta.
Ti veme bashke fjalet "emigrim" dhe "siguri" ne te njejten fraze poshteron keto djem, qe nuk jane pak. Vetem studentet shqiptare ne Itali jane me shume se 10000 (zene vendin e pare nder studentat e huaj).
Rreziku me i madh eshte mbi te gjitha ti humbim "mundesite" te lidhura me emigracionin. Mundesi. Eshte nje fjale forte por qe e perdori me bindje. Eksperiencat qe tregova me kane ndihmuar te rritem; dhe nuk me ndodh vetem mua.
Personalisht, besoj se krenaria jone kombetare, krenaria qe jemi italian, do te shndrise jo nga sulmet e kampeve rom ose nga perjashtimet ne mase, por qe te dime te lexojme ne syte e ketyre emigrantave ate enderr qe na rjedh pakujdesisht poshte kembeve, cdo dite, dhe qe quhet Itali.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi:
Barom.: 1020.0 mb
VAR

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page