Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Rama pėr arsimin nė Shkodėr.
Rama pėr arsimin nė Shkodėr.
Tuesday, 16 September 2008
ramaperarsimin16shtator-08
Besi Bekteshi
Rama për arsimin në Shkodër.
Shkodër---Në pasdreken e 15-të shtatorit kreu i PS-së Edi Rama ka qënë në Shkodër, si organizim i degës së kësaj partie në qytetin më të madh verior për arsimin.
Rama deklaroi në Shkodër se “arsimi kërkon një ndryshim rrënjësor dhe shumë të shpejtë pasi çalon në të gjitha anët e tij”.
Në takim ishin shumë pjestarë të mësuesisë shkodrane që nga fillorja, deri në fakultetet e universitetit të Shkodrës.


Rama theksoi se “duhet të garantohen sakrificat e prindërve dhe fëmijëve të cilat nuk duhet të shkojnë dëm”.
Shteti shqiptar nuk është garant i kësaj të drejtë ka vazhduar Rama, dhe nuk mund të shpërblejë këto sakrifica madhore.
Po ashtu Rama foli edhe për investimet të cilat sipas tij, nuk zënë vënd për mungesë të garancive që jep pikërisht ky shtet.
Duhet të jemi garant të çdo fëmije pavarësisht se lind në Tiranë ka thënë kreu i PS-së, apo edhe në zona të thella.
Ai ka deklaruar se “arsimin shqiptar mund ta shohëesh me një sy jo shumë të vëmëndshëm dhe kupton se çalon në të gjitha anët”.
Por Rama ka përgënjeshtruar edhe shifrat për analfabetizmin, duke thënë se ai është shumë më i lartë se 10-të përqind dhe po ashtu ka thënë se edhe papunësia reale është shumë me e lartë se 13-të përqind.
Rama po në këtë linjë ka bërë të qartë se “arsimi dhe papunësia” nuk janë parë sëbashku dhe synimi është që ta transformojmë Shqipërinë në një vënd, ku për veç arsimit të rrisim edhe punësimin e cilësinë.
Po ashtu Rama i vuri theksin arsimit profesional, për të rritur edhe punësimin dhe gjithashtu cilësinë.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 93%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 140°
Barom.: 1020.0 mb
SE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page