Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Betonizimi i Shkodrės ka arritur kulmin
Betonizimi i Shkodrės ka arritur kulmin
Monday, 15 September 2008
betonizimiBesi Bekteshi

Speciale.

Betonizimi i Shkodrës ka arritur kulmin

 

Qyteti, dikur më i gjelbëruar mbas Tiranës tashmë nuk është as në vëndin e 10-të në Shqipëri.

Dhjetra herë më pak sipërfaqe të gjelbëra në krahasim me vitin 1990.


Asnjë strategji se si mund të ndryshojë gjëndja.

Asnjë “rebelim” nga shoqëria civile në Shkodër.

Shkodër--Qyteti më i madh i veriu të Shqipërisë, tanimë është nën trysninë e ndërtimeve të cilat nuk marrin parasysh sipërfaqet gjelbërta dhe po ashtu, rregullin urban në këtë drejtim.
Përpara 18-20 vitesh, Shkodra për nga struktura e saj, ka qënë qyteti i dytë mbas  Tiranës për sipërfaqet e gjelbërta dhe të mbjella me pemë, apo edhe me lulishtet e shumta.
Në këtë qytet ka pasur disa qindra bahçe dhe oborre të mirëmbajtura private, por ka pasur mbi 10-të lulishte dhe parqe të mëdha urbane dhe mbi 100 lulishte në mjediset e pallateve. Sipërfaqa e gjelbëruar e Shkodrës, është pakësuar 10-të herë në krahasim me vitin 90-të dhe këtë e kanë deklaruar edhe specialistët urban, por edhe arkitekti Zef Çuni. Përveç kësaj, Shkodra si në kodrat e Tepes dhe ato të Bardhajve e Rrencit, ka pasur mbi 20.000 pisha dhe pemë që tanimë janë shkatërruar për të larguar njëherë e përgjithmonë, sistemin e “Kurorës së Qytetit” e cila nuk ekziston më.
Nga ndërtimi i mbi 20-të ndërtesave mbi 8-të kate, që kanë marrë si sipërfaqe banesash dhe bahçe apo lulishte, nuk është vendosur asnjë kriter gjelbërimi dhe kështu betonizimi është tashmë një prani e ashpër urbane në qytetin që ka qënë tepër i gjelbëruar.
Bashkia e qytetit ka bërë dy lulishte të bukura në lagjet qëndore dhe po riparon dhe zmadhon edhe parkun qëndror të Shkodrës, por kjo është shumë pak në krahasim me ndërtimet  e shumta, të cilat po betonizojnë qytetin krejtësisht.
Nuk ka një strategji të saktë dhe rregulla të qarta mbi ndërtimet dhe raportin e betonit me të gjelbërtën.
Shpesh herë sipërfaqa e ndërtimit është baraz me atë të shfrytëzimit dhe ka vetëm beton dhe asgjë tjetër në ndërtimet e larta, të cilat vazhdojnë.
Gjelbërim i përdorur nga privatët që kanë kuptuar rëndësinë e tij  ka filluar dhe duket në hyrje të Shkodrës te “Bexhisteni” apo edhe në ndonjë ndërtim tjetër në qëndër, por as që bëhet fjalë se Bashkia të vendosë rregulla të forta loje dhe ligjshmëri të tillë të zbatuar, që të jetë primare kriteri gjebërues.
Kritika janë bërë edhe nga specialistë të shumtë për gjelbërimin dhe ky kriter është theksuar edhe nga vetë kreu i Bashkisë, por deri më tani nuk shihet një rregull në ndërtim që të marrë parasysh gjelbërimin.
Ka mbi 10-të ndërtime të reja mbi 8-të kate që nuk kanë pothaj as katër metra siperfaqe të lirë anash që në këtë mënyrë, jo vetëm nuk kanë vënd për gjelbërim, por nuk plotësojnë kushtet për parkim dhe distancë me ndërtimet e tjera më përpara të ndërtuara.
Trajtimi i tillë i mjediseve urbane, po e transformon Shkodrën nga një qytet i gjelbëruar në një “nyje betoni” dhe qytet aspak të bukur. Një nga “risitë” e Shkodrës është edhe betonet e mëdha të mbushura me dhe,  ku mbillen pemë të vogla dhe kjo i shton shëmtim akoma më shumë edhe rrugëve të reja të shtruara, që me gjithë tendencën e Bashkisë për të mbjellë diçka, përsëri i ngjajnë sistemit betonues të linjave të dikurshme të bunkerëve.
Nga bunkerizimi i dikurshëm, po shkojmë në betonizimin e sotëm, dhe Shkodra shumë e gjelbërt dje, sot nuk është me tillë dhe pamjet flasin vetë.
Nga disa të dhëna të para, qyteti i dytë me sistem gjelbërimi përpara 90-tës sot është poshtë vëndit të dhjetë, dhe kjo është e tepërt për të mos u marrë në konsideratë.
Për më tepër edhe shoqatat mjedisore apo ato të ruajtjes së ekosistemit, kanë rënë në një kompromis me jo vetëm ndërtuesit që në fakt kanë tendencën të ndërtojnë, por sidomos me pushtetin dhe humbjen e kontrollit të tij për këtë ekosistem.
Ky kompromis shpesh herë negativ dhe me prapavijë interesash të ngushta, ka sjellë në Shkodër atë që shpesh herë ndonjë zyrtar i lartë vëndor të jetë më i “angazhuar” dhe i “rebeluar” se sa vetë shoqatat dhe ky është edhe turpi i rradhës, për shoqërinë civile në Shkodër.


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 1°C
Mes.: 1°C
Lag.: 87%
Shpejt.: 5 km/h
Drejtimi: 340°
Barom.: 1020.0 mb
NNW

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page