| Speciale - gjakmarrja |
| Sunday, 14 September 2008 | |
13shtator-08Besi Bekteshi Gjakmarrja, një ndër fenomenët më të rrezikshme të shoqërisë tonë. Gjakmarrja jashtë interesit të pushtetarëve. 100 fëmijë të ngujuar në Shkodër. Kanuni nuk shkruan, se mund të vritet fëmija, gruaja, dhe të kryhen “ngujime kolektive”. Shkodër---Shoqata e “Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë” ka paraqitur ditën e shtunë si problem,praktikën e veprimtarisë së saj dhe raportin e saj me shoqërinë dhe pushtetin. Kryetari i kësaj shoqate Mustaf Daija në fjalën e mbajtur pikërisht në sallën e Këshillit të Qarkut, ka thënë se “interesi i pushtetarëve ndaj këtij fenomeni lokalë është në nivelin zero”. Ne po e bëjmë provë vazhdimisht ka thënë ai, dhe nuk ndodh që ato të respektojnë këtë shtresë me këtë fenomen. Gjakmarrja është ndër fenomenet më prekëse dhe më të rrezikshëm të shoqërisë tonë, ka thënë në fjalën e tij kreu i kësaj shoqate të madhe mbarë kombëtare. Në këtë takim të kryesisë është bërë thirrje dhe është sqaruar se “të vrasësh fëmijë dhe gra nuk është parashikuar në asnjë kanun”. Vetë Daija ka deklaruar me forcë se “të vrasës fëmijë dhe të vrasësh gra apo të bësh ngujime kolektive nuk ka absolutisht asnjë faqe në kanun”. Kjo gjë është përsëritur për të kuptuar qartë dhe mirë, se vrasjet e tilla makabre nuk kanë të bëjnë me zbatim të kanunit dhe të asnjë lloj ligji mesjetar dhe pse është pikërisht i tillë. Këto vrasje janë ana e fëlliqur e justifikimit të krimit dhe asgjë tjetër. Kreu i shoqatës sqaron qartë se kanuni “nuk thotë se duhet të presësh në besë” dhe me këtë vetë shoqata nuk ka dasshur të mbrojë kanunin por ka dashur të akuzojë krimin dhe kriminelët që “gjakmarrjen e kanë kther në medotë dhe kanunin si justifikim”. Kjo shoqatë ka deklaruar se në vitin 2008-të ka më shumë, rreth 20 përqind pajtime të gjaqeve se në vitin e kaluar, dhe kjo është pozitive. Po ashtu, konkretisht vetëm 16-të përqind e këtyre pajtimeve, nuk janë kryer në vitin 2007-08. Por, po nga kjo shoqatë tregohet se në Shkodër ka rreth 100 fëmijë të ngujuar, dhe prej tyre 50-të janë të pashkolluar, sepse kanë frikë si ato dhe familjet, për të shkuar në shkollë. Gjithsesi DAR-i i Shkodrës ka bërë të mundur vendosjen e disa mësuesve dhe kështu arrijnë të shkollohen në këtë mënyre rreth 50-të nxënës dhe ka edhe disa vajza të vogla që edhe ato janë të ngujuara. Pavarësisht nga kjo gjëndje e rëndë dhe pavarsisht se policia ka vepruar disi më shpejt dhe me me siguri, përsëri “gjakmarrja po keqpërdoret shumë nga kriminelë të rëndomtë”. Ngujimet kolektive po vazhdojnë në rrethin e Shkodrës dhe qarkun e madh të saj, dhe bëhet fjalë se janë mbi 250 familje që janë të ngujuara dhe që dihen, por që numëri i njerzve është shumë më i madh. Tanimë nuk bëhet fjalë për “gjakmarrje të një zbatim të kanunit”, por për një mënyrë e përbindëshme e kërcënimit dhe vresjeve të paramenduara dhe të kryera me gjakftohtësi. Këtë vit gjakmarrja dhe vrasjet kanë rënë, por si gjithmonë si vrasjet dhe plagosjet vazhdojnë dhe bëhet fjalë që nga viti 1990-të të jenë krye mbi 500 vrasje në emër të gjakmarrjes. Si në malësi, por edhe në qytet ka disa zona si ajo e Kirasit, Stacionit të Trenit etj, që ka plot të ngujuar dhe të kërcënuar dhe me familje. Por ka edhe nëpër fshatra si në rrethin e Shkodrës Malësi së Madhe dhe Pukë dhe duhet thënë se shteti në çdo rast nuk është kaq shumë prezent, për të arritur lirimin e të ngujuarve nga shtëpitë dhe bërjen e mundur të jetës normale të tyre. Në përgjithësi nga të gjitha anët dhe nga shoqatat kërkohet të forcohet ligji për fenomene të tilla dhe të ketë dënime ekzemplare për të tilla specifika. Por gjithësesi edhe pse policia është më në veprim, akoma nuk ka një goditje të plotë dhe vdekjeprurëse për të tillë fenome kaq problematik në Shkodër dhe veri të Shqipërisë. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |