| Gjykata e Shkodrės dėnon me 2 vite burg shtetasin francez. |
| Friday, 12 September 2008 | |
11shtator-08Besi Bekteshi Gjykata e Shkodrës dënon me 2 vite burg shtetasin francez. Kishte trafikuar makinë të vjedhur në perëndim. Samzal: Nuk kam vjedhur dhe trafikuar asnjëherë mjete. Shkodër--Ka marrë dy vite burg si dënim nga Gjykata e Shkodrës shtetasi francez Victor Raymond Sanzal, vetëm 21 vjeç i akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike. Këtë dënim ka dhënë trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Tonin Sterkaj, por në fakt dënimi ka qënë për tre vite e për shkak të shkurtimit të seancës, kjo masë burgimi kaloi në dy vite, sepse neni parashikon uljen e dënimit me një të tretën të masës së parashikuar dhe vendosur. Por avokati i mbrotjes së shtetasit francez Bujar Hoti i ka hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës dhe deklaroi se shtetasi frances është i pa fajshëm. Ai ka deklaruar se “nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”. Këtë gjë ka pohuar edhe vetë e pandehuri që theksoi se “nuk ka kryer asnjëherë trafikim të mjeteve motorrike”. Ai deklaroi se “nuk kishte vedhur kurrë makina dhe nuk kishte pasur gjatë gjithë jetës së tij, probleme me drejtësinë”. Megjithatë Prokuroria e Rrethit të Shkodrës kishte kërkuar 7-të vite burg për këtë shtetas të huaj sepse policia e Shkodrës këti vite ka ndaluar Samzal, sepse kishte futur në Shqipëri një veturë të rezultuar të vjedhur në perendim dhe pikërisht në Francë. Por policia ka gjetur se ky shtetas kishte hyrë edhe dy herë të tjera në vitin 2007-ta me autovetura të rezultuara të vjedhura në perendim dhe kështu hetimet janë plotësuar për ti vënë edhe prangat. Gjithsesi shtetasi frances tashmë ka marrë dy vite burg nga gjykata e Shkodrës edhe pse mbrojtja ka deklaruar se “nuk është provuar asnjëherë se ky shtetas ka bërë vjedhje dhe trafikim”. Megjithatë francezi i ri është i 5-ti shtetas i huaj i akuzuar dhe dënuar nga drejtësia e Shqiptare për trafikim mjetesh motorrike që kanë hyrë nga pikat e kalimit kufitar të qarkut më të madh në veri. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |