| Uruēi: Jemi kundėr Berishės dhe krerėve tė PS-sė |
| Tuesday, 09 September 2008 | |
Besi BekteshiUruçi: Jemi kundër Berishës dhe krerëve të PS-së Opozita e PS-së, teatrale, false dhe mediatike. Shkodër--Kryetarja e LSI-së në Shkodër Esmeralda Uruçi në një konferencë për shtyp ka deklaruar “mos pajtimin e forcës politike të saj si me maxhorancën dhe krerët e PS-së”. Nga kjo forcë politike dhe dega e saj në Shkodër është evidentuar fakti se “po përgatitet një betejë e madhe si me Berishën dhe luftëtarët e tij, ashtu edhe me përfaqësuesit e lidershipit të PS-së”. Ato në unison të plotë kanë hartuar “kodin e ri zgjedhor” në përputhje të plotë me interesat e tyre dhe një nga objektivat është edhe eleminimi i partive të vogla dhe sidomos të LSI-së.Po kështu ka thënë Uruçi, në unison të plotë po punohet për pushtimin e organit të akuzës dhe vendosjen nën diktatin e Ministrit të Drejtësisë. Kreu i LSI-së në Shkodër ka thënë se “LSI-ja gjykon se opozita e realizuar nga PS-ja deri më tani është opozitë teatrale, false dhe vetëm mediatike”. Në këto kushte ne e kuptojmë mirë qëndrimin koseguent tonin dhe rolin që duhet të luajmë në politikën e vëndit për të ndaluar revanshin e PD-së dhe vendosjen e monopolit të plotë mbi të gjitha pushtetet në Shqipëri. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |