Lajme
Te Fundit
Berisha: Do të luftoj korrupsionin kudo, edhe në media. “Shkodra më e pasu | Berisha: Do të luftoj korrupsionin kudo, edhe në media. “Shkodra më e pasu |
| Monday, 08 September 2008 | |
8shtator-08Besi Bekteshi Berisha: Do të luftoj korrupsionin kudo, edhe në media. “Shkodra më e pasuara me ujë do të ketë 24 orë ujë”. Shkodër--Kryeministri i Shqipërisë sali Berisha ka qënë në një tur inagurimesh në qytetin e Shkodrës dhe është shoqëruar nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Zëv Kryeministri Genc Pollo, dhe Ministri Arsimit Fatos Beja. Në përgjithësi mbas prerjes së shiritave Berisha ka treguar se ai ka filluar një tur të tillë inagurimesh dhe se kjo gjë do të vazhdonte. Por ai me shumë pasion ka sqaruar edhe mendimin e tij për sulmet e opozitës në lidhje me spotin e korrupsionit. Berisha ka thënë se dy janë armiqtë më të egër të njerzimit dhe mirëqënies së njeriut dhe këto janë “tirania dhe korrupsioni”. Berisha tha se tiraninë e kemi lënë pas, dhe tani na mbetet të luftojmë korrupsionin. Pikërisht në këtë moment mbasi kishte inaguruar ujësjellësin e Shkodrës Kryeministri Berisha tha se: “Të kenë durim ato të cilët u mërzitën nga lufta kundër korrupsionit, sepse kjo do të shkojë duke marrë përmasa shumë herë më të mëdha” dhe midis shumë aspekteve dhe drejtimeve antikorrupsion, Berisha përmëndi edhe median. Për investimin prej 8.1 milion euro në ujësjellës Berisha tha se “Shkodra si vëndi me rezervat më të mëdha të ujit të ëmbël do të ketë 24 orë mbas 24 orëve ujë të tillë”. Ky kontribut për Shkodrën ishte i qeverisë austriake dhe asaj shqiptare. Berisha ka inaguruar edhe një rrugë në Shkodër si bashkëfinancim i shtetit dhe pushtetit lokal dhe ka marrë pjesë në hapjen e shkollës 5-së vjeçare profesionale Austriake. Shkolla “Petër Maringer” është bërë e mundur nga investimi prej 1.5 milion euro të qeverisë austriake. Por Berisha në një farë mënyre tregoi një performancë të madhe kur përgjigjen ndaj pyetjes për “Spotin” e dha në këtë mënyrë: Kur Shqipëria u pushtua nga fashizmi, një grup fashistësh dolën në Tiranë dhe brohorisnin “Viva Duçe”. Aty u gjet edhe një matjan dhe kur të gjithë ndërprisnin “Viva Duçe” ai thërriste “Ene Zogji”. Tani edhe ju pyetni “Ene Spoti”ka përfunduar sarkazmën e tij mediatike Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |