| Si Sokratė tė vuajtur apo si derra tė kėnaqur?!! |
| Monday, 08 September 2008 | |
|
Si Sokratë të vuajtur apo si derra të kënaqur?!! opinion Besi Bekteshi Kur vjershëtori më i talentuar shkodran kryente edhe lartësitë e tij letrare në prozë, askush nuk do të mendonte se me krijimet e tij, do të ishte aktual dhe tepër i prekshëm edhe në 2008-tën. Sokrati si babai i filozofisë dhe etikës morale sëpaku i pranuar nga bota perendimore, patjetër që nuk ishte një shkëlqim shëndeti trupur dhe pasuror. Patjetër që ishte një person i vuajtur fizikisht dhe moralisht, por edhe mendërisht, për vetë faktin e një jete të mendimtarit idealist dhe të pa pajtueshëm me të keqen dhe sidomos injorancën. Sokrati është ai që ka thënë: “Padija është zanafilla e të gjitha të këqijave”. Në mënyrë të padyshueshme një person që deklaron se: “Më mirë të pësosh padrejtësi se sa të ushtrosh” vuan, dhe vuan së tepërmi në një botë me plot padrejtësi. Për më tepër se ai i mëson botës së qytetëruar se: “Kush beson se është diçka, ka ndaluar të bëhet diçka”. Sokrati përsëri i mëson njerzve se: “Ku nuk ka fjalosje, atëherë fillon dhuna”. Por, megjithatë edhe sentenca tjetër e tij, ka një impakt të madh sot, dhe ajo thotë: “Duhet të hash për të jetuar dhe jetuar që të hash!!”. Një filozof i jashtëzakonshëm i tillë, i ka dhënë botës edhe shprehjen e tillë: “Jo se është e vështirë nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë është e vështirë.” Me këtë superlativë të sentencave Sokrati i ka vënë përfundimisht dhe kapakun idesë përmbi vështërsinë dhe jetës së përfytyruar kështu nga njerzimi. Por edhe “Migjeni” ka luajtur në mënyrë të jashtëzakonshme me alterantivën dhe ka bërë një nga kryeveprat në prozë të tij. Ai ka luajtur bukur me ndjesitë e njeriut për të qënë “Sokrat i vuajtun apo derr i kënaqur”. Në fakt derri është mishërimi i kënaqësisë së majmur dhe të një trupi të tillë që tregon kënaqësi fizike jo për nga bukuria, por për nga shëndeti. Një nga miqtë e mi në qytetin më të madh në veri, dhe që është edhe qyteti që ka nxjerrë “Migjenin” që në 70-të vjetorin e vdekjes jo vetëm që nuk nderohet, por as që vendos kush ujin në zjarr ta kujtojë më thotë se: Ka vënd pikërisht për prozën “Migjeniane” përveç se vjershërimit sublim të tij, sepse po kjo alternativë është edhe sot të jesh “Sokrat e vuajtun apo derr i kënaqur”. Politikisht kështu jemi dhe kjo nuk ka se nga të shkojë, sepse po vërtetohet përditë e më shumë. Sa “Sokratë” të vuajtur ka ky vënd dhe sa “derra të kënaqur” shikohen të prosperojnë çdo ditë e më shumë? Kombinimin që dikur shkruante “Migjeni” sot e kanë “përvujtësisht” tejkaluar dhe akoma nuk ka një moral të tillë sa të ketë: Fytyrë Sokrati dhe trup derri apo fytyrë derri dhe trup Sokrati. Jo nuk bën vaki sot me një moral të shprishur, sepse derri është derr dhe Sokrati Sokrat dhe janë tepër të ndara në këtë rast edhe fotografitë. Sa intelekatual të vërtetë vazhdojnë të vuajnë në presionin e “sokratizmit” në moral dhe qëndrojnë të përvuajtur? Kurse një mori e madhe shumica politikisht, nuk kanë turp të tregojnë hiret e “derrit”, lartësojnë figurën e tillë, në jetësimin amoral të sotëm. Kemi një hap më përpara në prishje morali, se sa në periudhën e jetës së shkurtër të poetit rebel dhe jashtë kornizave. Kemi arritur të kapërcejmë edhe shkallaren më të madhe të turpit dhe mund të thuhet se e kemi ngrënë atë me bukë (ato që e kanë ngrënë), duke mohuar çdo “Sokratizëm” për tu derrëzuar në përgjithësi dhe lumturuar se gëzojmë shëndet të plotë në këtë drejtim. Me një alternativë të vetme, po i futemi riparimit të sistemit të drejtësisë, atij arsimor dhe shëndetsor, sistemit të zgjedhjeve dhe po ashtu integrimit në Europë. Jo vetëm kjo por, edhe pa një model të moralizimit shoqëror dhe të identifikuar në një person apo disa persona, që sëpaku të bëhet e besueshme edhe inisiativa apo edhe premtimi. Por me parimet e “derrave të kënaqur” nuk mund, dhe nuk arrihet asgjë moralizuese në asnjë vënd të botës. Nuk mund të kesh besim se do të largohet korrupsioni, sepse nuk është në traditën e moralit të “derrit të kënaqur”. Po ashtu nuk mund të besosh se ndreqet asnjë lloj sistemi në përgjithësi, sepse këtu dhe sidomos në klasën politike, e kanë inatë Sokratin apo babain e etikës dhe moralit perendimor. Një filozofi e tillë është tepër e zorshme të zbatohet dhe marrë si shëmbull për shumë vite e tani në fund mund të thuhet se “derrat e kënaqur edhe fytyrën do ta kenë të tillë”. Kanë vetëm një dallim midis fotografisë së “derrave të kënaqur”. Që nga 97-ta e deri në 2005-sën të tillë “derra të kënaqur” ishin ngjyrë rozë dhe po në këtë ngjyrë paraqiteshin, kurse mbas vitit 2005-së ngjyra e “derrave të kënaqur” u bë blu. Por kërkesa për dhjamë mbeti e njëjtë dhe shtimi i dhjamit në trupin e tyre po në të njëjtin popull bazohet. Nga 3000-jë shtetarë të lartë apo përfaqësues të lartë të popullit janë pak ato “Sokratë” që vazhdojnë të tentojnë rrugën e tillë të moralit njerzor. Shumë pak dhe sa ditë të tjera shkojnë, po bëhen “qënie në zhdukje e sipër”. Po po, sepse për to tani nuk ka asnjë alternartivë tjetër përveç dhjamosjes pasi do të binin pre e persekutimit të “sokratizmit” në fuqi në “kushtetutën” morale të sotme të vendosur apriori në këtë periudhë të trazicioni post komunist në Shqipëri. Në këtë mënyrë alternativa “Sokrat u vuajtun apo derr i kënaqur” ka marrë një përgjigje të plotë dhe me shumicë, për ta na çuar në skajet e një çmoralizimi politik të largët sa që moralet e prishura njerzore, të duken krejtësisht të parëndësishëm. Nuk mund të ketë zbatim më të mirë se sa në pjesën më të madhe të politikëbërjes dhe shtetformimit tonë, se sa shprehja: Padija është zanafilla e gjithë të këqijave!! Ndryshe do ishte edhe një politikë e përparuar moralisht dhe demokratikisht. Por në këtë mes luan rol të madh edhe “pësimi i padrejtësisë” që njerzit kanë nga kjo politikëbërje dhe shtetformim që kemi. Ku më shumë se sa te një dorë të politikanëve asgjëthënës dhe asgjëbërës, hyn plotësisht edhe sentenca tjetër: “Kush beson se është diçka ka ndaluar të bëhet diçka”. Po, ka ndaluar të bëhet diçka përveç “derrit të kënaqur” që pikërisht është. Sa herë ka mbaruar fjalosja dhe ka filluar dhuna, në politikëbërjen dhe shtetformimin demokratik tonin? Sa herë në këto 18-të vite dhe përgjatë historisë më të largët? Ku më shumë se në politikëbërje dhe pikërisht në formimin e shtetit nga njerzit në një shumicë “jetojnë për të ngrënë”? Janë shumë të pakët ato që “hanë për të jetuar”. Për më tepër janë edhe aspak guximtarë dhe të ndershëm se “kanë frikë të guxojnë dhe nuk kanë një guxim të tillë” dhe jo se “është e vështirë nuk guxojnë”. Nuk kemi pothuaj asnjë shëmbull të një politikani apo shtetari të lartë që ka “guxuar”, sepse kjo është vështirësi e tyre në përgjithësi. Janë persona në shumicën e tyre që ja vendosin fajin pasqyrës kur shikojnë deformimet e tyre tashmë të dukshme në xheste dhe paraqitje. Prandaj është tepër e vështirë edhe pse jo, e pa mundur, që të fillojë alternativa e vërtetë e moralizimit të shoqërisë. Tepër e vështirë deri sa të vazhdojnë prosperitetin pasuesit e çmoralizimit absurd dhe të skajshëm që politikisht dhe ideologjikisht njerzit e ADN-së bolshevike dhe staliniste ushtrojnë si dhunë mbi një shoqëri, e cila nuk ka akoma në moral ato që Sokrati përpara shumë shekujsh i përvuajtur por krenar, demostronte dhe sqaronte. Deri dje ka qënë faji i “derrave të kënaqur” sot është faji i atyre që i zgjedhin dhe i mbajnë në kurriz të tyre. Vetëm faji i tyre. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |