| Shteti jep shėmbullin e tij nė qarkullimin rrugor. |
| Thursday, 04 September 2008 | |
Besi BekteshiShteti jep “shëmbullin” e tij në qarkullimin rrugor. Shkodër--Nuk ka ditë që “shteti” apo më mirë të themi “Policia e Qarkullimit Rrugor” të mos demostrojë shëmbullin më të keq të mundëshëm për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Në një rrugë ku nuk lejohet qarkullimi në të dy anët dhe pikërisht në anën që nuk lejohet, por edhe afër shumë afër tabelës që nuk e lejon pikërisht parkimin, një autoveturë e shtetit dhe për më tepër e “Policisë së Qarkullimit” që duhet të jetë shëmbulli, vihet re edhe abuzimi me rregullat e ligjet që pikërisht ky institucion duhet të kërkojë dhe të mbrojë. Në një farë mënyrë ky është dhe shëmbulli më i keq që tregon jo vetëm arrogancën por edhe jo profesionalizmin në detyrë, të disa kuadrove të policisë. Një veprim i tillë dhe shumë pranë institucioneve të larta lokale tregon se për njerzit e veshur me uniformë, nuk mund të ketë ligje. Në një qëndrim të tillë me makinë nuk pranojnë të jenë as zyrtarët më të lartë të Bashkisë dhe Prefekturës, porse një përfaqësues i policisë mund të qëndrojë si për të thënë “unë jam mbi ligjin”. Nuk kuptohet se si arrihet që nga njerëz të veshur me uniformë të kërkohet pastaj një zbatim rregulloreje në qarkullim, kur në mënyrë abuzive dhe flagrante, arrijnë ta thyejnë vetë ligjin dhe rregulloren në sy të të gjithëve dhe administratës së lartë lokale. Në fakt ju japin një shëmbull të gjithëve, dhe mbase ky është edhe qëllimi i tyre. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |