| Besi Bekteshi: One Obama for Albania. |
| Monday, 01 September 2008 | |
One Obama for Albania.
opinion Besi Bekteshi Senatori Barack Obama vetëm 46-të vjeçar dhe një prej atyre përsonave që sot në Amerikë përbëjnë edhe të ardhmen politike dhe ekonomike, pa dashur të bëjë diçka për ne me fjalimet e tij ka treguar se “ne duhet të bëjmë diçka” sëpaku për veten. Senatori me ngjyrë dhe 46-të vjeçar demokrat, po i tregon botës se Amerika përsëri është disa dhjetëvjeçarë përpara, jo vetëm në demokraci, por edhe në konceptet integruese dhe përmirësuese të botës në përgjithësi. Kur qindra mijëra njerëz e brohoritën në Gjermani dhe pritja e këtij shteti të jashtëzakonshëm europian me të kaluar raciste dhe vrastare të njerëzimit mbarë, ishte madhështore, një pjesë e analistëve edhe pse nuk donin, arritën të “qetësoheshin” mbi kapërcimet kohore që shteti më i fuqishëm i botës po kryente. Në Gjermani, Obama ashtu si edhe më përpara Kennedi, arriti të transmetojë sigurinë e demokracisë dhe paqes, por edhe lirinë e gjërë dhe të thellë të kulturës amerikane përballë ndrymjes disi të kamufluar që kjo e fundit ka në Europë. Nga Partia Demokratike në USA, bota perëndimore po shikonte se demokracia amerikane tashmë e vendosur të përballet edhe me ndikimet e fundit të botës të prapambetur, si aristokratiko-frenuese dhe ato liberalo-neokomuniste, ka vendosur të nxjerrë ose një president me ngjyrë ose një presidente femër. Në të dy rastet ndryshimi është tepër i madh dhe Amerika shumë vite përpara të gjithëve, për t’u bërë dhe në vitet e para të mijëvjeçarit të ri e pakapshme. Një luftë kundër terrorizmit që po lodh ekonomitë dhe Amerikën, një “lodhje ekonomike” me rezervat e naftës dhe të varësisë ekonomike, por edhe të thellimit të krizës në këtë drejtim e kanë bërë Amerikën tashmë tepër të ndjeshme dhe të zonjën për të marrë masat dhe për të dalë nga ky moment i dobët si në drejtim të krizës politike, dhe asaj ushtarake dhe ekonomike. Ilaçi si gjithnjë gjëndet te idetë e reja dhe perceptimi i ri dhe demokratik mbi botën dhe lidershipin e saj politiko-ekonomik, që është USA. Obama premton ndryshim, ëndrrën amerikane, në një të ardhme më të mirë mbas gabimeve të qeverisjes Bush. Agjensitë më të mëdha të botës demokratike kanë nënvizuar në të djeshmen e fjalimit të kandidatit për president të demokratëtve amerikanë që, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në këtë vënd kanë vënë një afroamerikan si kandidaturë për President të USA-s. “USA TODAY” ka si titull të parë: Obama lëshon ndryshimin. Po kështu kanë vlerësuar rëndësinë e këtij nominacioni si “Finacial Times” ashtu si dhe CNN apo edhe “Washinton Post”. Por janë edhe testatat e rëndësishme europiane që lartësojnë fjalimin dhe rëndësinë e Obamës së kandidaturë dhe një prej tyre është francezja “Le Monde” që thotë: “Obama premton të rinovojë Amerikën”. “Le Figaro” thekson frazën themelore të Obamës që thotë: “Do të mbajë gjallë ëndrrën amerikane”. Po ashtu spanjolja “El Pais” thekson frazën tjetër të Obamës “USA meriton të jetë një vënd më i mirë”. Kurse BBC-ja e definon “Historike fushatën e kandidatit demokrat”. Kjo është edhe “Obama story” shkurtimisht dhe bota pret ndryshimin amerikan për të ndryshuar edhe ajo. Por ne a ndryshojmë dhe a kemi moralin dhe sensin e ndryshimit? Jo, dhe është për të ardhur keq. Ne kemi vetëm fjalë dhe asnjë lloj sensi në ndryshim. Ne jemi sot në shtator dhe kemi përpara edhe disa muaj për të bërë zgjedhje politike dhe nuk kemi një shpresë për ndryshim jo vetëm në njerëz, por edhe në mentalitet. Ne po sillemi jo vetëm si post komunistë, por edhe si pjesë të kontinetit plak që nuk kanë fuqi për të ndryshuar. Një vënd me një përqindje kaq të madhe të rinisë dhe të aftësive gjeneruese në klasën politike të saj, nuk është i zoti të rilindë shpresën dhe dorëzojë fatin në individë dhe njerëz që ndryshojnë. Amerika ndryshon kapacitetet njerëzore politike në kufijtë e të pamundurës me një afroamerikan modern dhe të ri, kurse ne në drejtim nuk ndryshojmë mentalitetin e drejtimit të shtetit dhe qeverisjes drejt një jo komunisti. Obama kërkon të risjellë ëndrrën amerikane dhe këtë gjë e bën tani kur kuptohet se ajo ëndërr po zvanitet, kurse ne “nuk kemi një ëndërr” edhe pse në fillimin të viteve 90-të nga PD-ja parrulla ishte: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Obama thotë: Do të shkurtoj 95 përqind të taksave të familjeve që punojnë. Në një ekonomi si kjo e fundit gjëja që nuk duhet të bëjmë është të shtojmë taksimin e klasës së mesme. Kush më shumë se klasa e mesme në Shqipëri taksohet? Ato paguajnë taskat të gjithë, mbajnë shtetin dhe kërrusen prej tij, sepse si klasa “poshtë” që është pa punë dhe ajo lart që ka lidhje partie dhe qeverie bashkë me ato politike janë.....aut. Obama thotë për shkollimin: Do të investoj në shkollën fillore dhe do të rekrutoj një ushtri mësuesish të rinj, duke i paguar me rrogat më të larta dhe në këmbim do të kërkoj standarte më të larta dhe më shumë përgjegjësi. Imagjinohet lehtë se sa bajate duken frazat limonatë me “internet dhe moshë të tillë” dhe reforma të “thella” në arsim, që nuk bëjnë asgjë dhe nuk thonë asgjë te ne. Kurse për shëndetësinë Obama thotë: Ka arritur momenti që të bëhen të përdorshme kurat mjekësore kundrejt çdo amerikani dhe ai shton se: “Programi im parashikon premio asikurative më të ulta”. Kuptohet lehtë se çfarë premtojmë ne duke thënë përditë” Luftë kundër korrupsionit” ndërkohë që nuk garantojmë asgjë dhe nuk marrim parasysh asnjë asikuracion dhe asnjë moment sigurie në spitale dhe mjekësinë tonë të zbërdhylur. Obama thotë: Në dhjetë vite do ti japim fund varësisë për naftën nga vëndet e “Lindjes së Mesme” dhe shton se do të shfrytëzojnë çdo rezervë dhe të gazit natyror, energjive të ndryshme dhe teknologjive të reja, por edhe të nukleares së pastër. Ne kemi naftë në tokën tonë dhe kemi mbetur nën nivelet e luftës së ftohtë dhe kapaciteteve të tilla prodhuese që është turp ta tregosh për më tepër, se për qëllime fitimi individual e klanor nuk lejojmë as rritjen e shfrytëzimit dhe mbajtjes në fokus të këtyre rezervave energjitike në naftë e gaz, por edhe minerale. Por aq më shumë, Obama ndryshoi në një moment krize shpresën e amerikanëve. E ndryshoi me imazhin e tij dhe lëshimin e shpresës drejt të ardhmes. Ne nuk kemi një njeri të tillë që të ngjallë shpresë. Të gjithë politikanët tonë janë të vjetër edhe kur janë të rinj. Asnjë prej partive tashmë të vjetra edhe pse të reja në moshë, nuk kanë vërtetësisht një model të ri politikani dhe personi energjik që të mbledhë turmat e vërteta dhe që kanë ideal pa pasionin delirant të atij që “turmën” e ka si pronë të tijën. Janë të gjithë të provuar se jetojmë mirë dhe prosperojnë në “kënetën politike” tonën, që nuk ka më asnjë mundësi që njerëzve t’ju kthehet shpresa. Ne nuk pranojmë se “vëndi ynë duhet përmirësuar” dhe se duhet bërë shprehje kjo gjë. Jo vetëm në PD-në që është në pushtet, por edhe në PS-në e cila duhet të jetë në opozitë. Ne kemi nevojë për një Obama për të na sjellë shpresën me mos lidhjen e tij me politikat e vjetra të PD-së dhe njerëzve tashmë të stazhionuar të saj dhe me “politikat e reja” të PS-së dhe njerëzve të rifabrikuar të saj. Të dyja nuk janë të zonjat të ngjallin shpresën me ideale të reja dhe të vjetrat shqiptare, sepse i kanë lënë me kohë ato në periferi për t’u marrë vetëm me fitimin. Duhet një Obama shqiptar i ardhur nga një mentalitet i ri që nuk ka të bëjë as me karierën e tij të dikurshme komuniste. as me karierën e katapultuar të demokracisë pa themele dhe as me lidhjet gjysëm të dyshimta politike dhe ekonomike, që ndyjnë gjithshka në personin që prezantohet. Nuk ka një Obama shqiptar që të jetë i zoti të përfaqësojë familjen e tij dhe pa asnjë ndrojtje, e po ashtu edhe mbështetjen e madhe që njerëzit dhe partia që ka mbas, të dhurojnë në sy të botës. Ne kemi një moment tepër të dobët, sepse jemi “plakur” pa u rritur në demokraci dhe kështu që politikat tona si ato shoqërore dhe ekonomiko - financiare do të bazojmë në realizime në modelet njerëzore që nuk kanë rezultuar të dobishëm për prosperitet. Për fat të keq një popull me kaq shumë energji nuk ka më “bateri” që të prodhojë “rebelë” politikë që ndryshojnë stanjacionin me tendencë për regres që kemi zënë në sajë të kompromiseve të ndyta politike dhe pazareve të pista ballkano-rurale, që bëjmë përditë në kurriz të demokracisë. One Obama for Albania ne duhet të kemi, por që për fat të keq nuk e nxjerrim dot sot dhe ndoshta edhe për disa vite të tjera pas. Sepse ne nuk jemi ndarë nga e keqa e madhe e trashëguar që nga koha e “babait shpirtëror” që është Enver Hoxha. Kjo e keqe është partitokracia konservatore dhe injorante shqiptare. Ajo nuk lejon asnjë ide të re dhe asnjë mendim të lirë dhe të ri mbi vendin dhe botën. Ajo është vetëm servile me më të fortin dhe arrogante me ato poshtë. Kjo partitokraci që kulmin do të ketë tashmë në zgjedhjet e reja, vetëm të tilla mostra të komanduara si kukulla të shëmtuara do të prodhojë, dhe që të gjithë nën një komandë do të arrijnë që politikisht liria dhe demokracia të jetojnë në koma. Mbase kjo mund të jetë edhe “ëndrra jonë” shqiptare e realizuar më së miri nga specialistët e djeshëm dhe të sotëm, që lirinë dhe demokracinë i kanë pasur dhe i kanë armiq. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ESE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |