Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Grupi Artistik ROZAFA
Grupi Artistik ROZAFA E-mail
Monday, 25 August 2008
grupi_i_shkodresGrupi Artistik ROZAFA i shtëpisë së Kulturës Pjetër Gaci të Shkodrës,merr pjesë në Festivalin e 8 ndërkombëtar të Muzikës Folklorike dhe popullore  që u zhvillua nga data 22-23 gusht në qytetin Vodnjan , të Rajonit të Istrias në Kroaci.

Në këtë festival i cili titullohej   “LERON” emër ky i një vegle muzikore tradicionale që kishin banorët e kësaj zone   ,grupi i Shkodrës zuri vendin e dytë midis 10 grupeve pjesmarrëse .

Ky aktivitet u organizua  nga Komuniteti    italian në rajonin e Istrias.

Grupi i Shkodrës merrte pjesë për herë të parë në një eveniment të tillë artistic  si  i ftuar nderi dhe ia arriti qëllimit duke zwnw vendin e dytw.

Grupi artistic përbëhej nga 25 pjesmarrës ku bënin pjesë këngëtarë ,instrumentistë dhe valltarë të qendres kulturore Pjetër GACI

Meqenëse sipas rregullave të festivalit  minutazhi ishte i kufizuar,grupi i Shkodrës u prezantua me 3 valle të karakterit të Veriut si dhe 5 këngë kryesisht burimore dhe popullore qytetare.

Qëllimi i këtij aktiviteti ,sipas organizatorëve ,ishte që nëpërmjet muzikës tradicionale të popujve dhe të kulturave të ndryshme të vendosen Ura të bashkëpunimit ,si dhe të evidentohen dhe të ruhen akoma edhe më shumë ato vlera të trashëgueshme.

Në këtë Fetival  krahas grupit të Shkodrës merrnin pjesë edhe grupe nga Bosnja,Italia,Kroacia si dhe nga pakica të ndryshme që jetonin prej shekujsh në Rajonin e Istrias  .
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 7°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 23 km/h
Drejtimi: 350°
Barom.: 1005.1 mb
N
Vizitore: 1496702

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page