| Besi Bekteshi Reportazh-speciale: THETHI |
|
| Friday, 08 August 2008 | |
8gusht-08 / Besi Bekteshi
Reportazh-speciale.Thethi, midis mrekullisë dhe varfërisë, turizmit dhe ekosistemit të pa shfrytëzuar, dhe pa strategji zhvillimi. Thethi është një nga parqet natyrore në afërsi të Shkodrës me një sipërfaqë prej 2630 hektarë. Thethi është vetëm 70 km larg kryeqëndrës së veriut Shkodër, dhe ka përreth tij tre maja të larta malesh të quajtur Radohima, Sheniku dhe Papluku me lartësi të mahnitëshme prej 2400-2550 metra mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit është një nga zonat më të veçanta të turizmit malor shqiptar, nga më të përmëndurit edhe nga të huajt në mes të alpeve dhe kjo luginë është rreth 900 metra mbi nivelin e detit. Ka qënë Coronelli i pari që ka përmënduar Thethin në hartën e vitit 1688-të dhe At Shtjefën Gjeçovi në vitin 1916-të e bën të njohur botërisht. Kurse në vitin 1921 në Theth u ndërtua një shkollë nga “Kryqi i Kuiq Amerikan” deri sa vijmë në vitin 1936-të kur hapet rruga e parë automobilistike, megjthse tepër e ngushtë dhe primitive. Vetëm në vitin 1968-të u hapën edhe disa qëndra turistike me godinë dhe hotele të vegjël por gjithsesi u vendos baza e turizmit malor. Kurse në vitin 1976-të, Thethi u lartësua në “Park Kombëtar” dhe sot ruan këtë atribut por çdo gjë është private me disa hotele dhe kulla të mirë sistemuara e hoteli quhet “Frashnishta” duke pranuar shumë studiues të ekoturizmit dhe historisë, apo edhe entografisë shqiptare. Thethi rrethohet nga majat më të latra të Shqipërisë dhe alpeve shqiptare. Aty është Qafa e Jezercës , Maja e Zezë, Qafa e Thanës dhe Shtegu u Dhenve. Vijnë çdo vit më shumë se katër ekipe alpinistës nga Europa si dhe spedologë dhe botanistë të shumtë. Në Theth edhe sot mëgjithse me vështirësi mund të takosh ariun, dhinë e egër, derrin e egër, kaprollin, dhelprën dhe ujkun, por ka edhe lepura dhe rrëqebull. Në Theth në kohë të bukur mund të shikosh skifterin dhe biles edhe shqiponjën e alpeve shqiptare me krahë që shkojnë në hapje mbi 1 metër e gjysëm. Thethi ka bukuritë e lumit të Shalës që burën nga Okoli dhe ka edhe lumin e Kapresë që mban edhe “troftën pikaloshe kryemadhe” dhe nuk duhet harruar dhe liqeni alpin i Tërthores me peshkun “Triton Alpin”. Për Thethin kanë shkruar alpinisti i madh Georg Heinshemer, duke e krahasur me Tirolin, kurse Dr. Franc Nopça ka rthënëse “se po të jesh në besë në asnjë vënd tjetër të botës nuk do të jesh më i sigurtë” dhe e ka pasur fjalën për banorët e kësaj mrekullie natyrore. Ka një mrekulli Thethi që e quajnë ujvara e Thethit, dhe është rreth 25 metra në lartësi. Por po kështu janë të bukura Gryka e Ndërlysës, dhe Kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra io thellë, por që është vetëm katër metra i gjërë. Ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigande. Thethi ka edhe 12 mullinj të vegjël dhe një hidroçentral funksionant. Banorët e Thethit janë bujarë, por të varfër, dhe varfëria dinjitoze e tyre është një akuzë për të gjitha qeveritë e kaluara dhe asaj të sotmes. Janë tashmë të larguarit që po kthehen dhe po hedhin edhe fonde për të ndërtuar diçka atje, dhe ka mbi 6-të ndërtime të reja të cilat mendohet të shtojnë edhe turizmin në këto anë. Kurse shteti i ka lënë banorët pa telefoni dhe pa sinjal celulari, por edhe pa sinjal televiziv. Kanë vetëm 20 euro ndihmë ekonomike dhe energjia elektrike është shumë fakultative në dimër. Thethi mbahet edhe nga vizitorët dhe në 2007-tën ka pasur 2800 të tillë, por në këtë vit që jemi deri në muajin qershor vizitorët e kanë kaluar numrin 2000 dhe kjo është edhe shpresa e vetme e kësaj zone. Një ndihmë në të holla për familje ka dhënë GTZ-ja, por kjo ndihmë është ngushtuar në rreth 10-të familje tejet të varfëra, megjithse shifra ka qënë 2000 euro për familje. Një pjesë e madhe e banorëve të Thethit janë shpërngulur në Shkodër dhe gjatë dimrit aty nuk qëndrojnë më shumë se 90 frymë, por gjatë verës, fshati i bukur merr jetë, dhe ka më shumë se 900 njerëz të cilët kujdesen për turistët dhe veten e tyre. Megjithatë Thethi është një pakujdesi e shtetit dhe lokalëve si në Shkodër, por edhe në qeveri. Kjo perlë e madhe ekosturistike nuk ka rrugë dhe segmente të veçantë, janë tepër të amortizuar. Inisiativa private është pa strategji zhvillimi dhe kushtet janë mesjetare dhe nuk mund të lihen të vetme OJQ-të, që të merren me këtë mrekulli të natyrës. Thethi shpesh izolohet nga akulli dhe ndihmat në këtë rast janë të vetë banorëve, por gjithsesi ato të mësuar i bëjnë ballë një moti të tillë dhe izolimi konstant disa mujorë. Thethi edhe pse një nga vëndet më të bukura jo vetëm në Shqipëri me faunë dhe florë të zhvilluar, me kanione dhe male të lartë, por edhe me njerëz të mrekullueshëm dhe mund të thuhet se është një pjesë e harruar e shoqërisë dhe po ashtu një plagë e saj. a |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() N
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |