| Aksione policie dhe kanabis, |
| Wednesday, 06 August 2008 | |
|
6gusht-08 Besi Bekteshi Aksione policie dhe kanabis, i zbuluar në qarkun e Shkodrës. Mbi 40 mijë rrënjë, por shumë pak të arrestuar për kultivimin e kanabisit. Në rrjetën e policisë vetëm “peshq” të vegjël të kultivimit dhe asnjë “boos” të tregtisë dhe monopoleve të kanabisit vëndas. Shkodër—Ka më se tre javë që DPQ-ja e Shkodrës, FNSH-ja dhe forca të ardhura nga Tirana, por sidomos agjentët e luftës kundra drogës, janë mobilizuar që qarku i Shkodrës të dalë nga harta e mbjelljes së kanabisit. Kjo luftë është zhvilluar edhe në të kaluarën, por në këtë kohë me sa duket aksioni po zgjat dhe rezultatet nuk duken të mungojnë. Në fakt zona e Dukagjinit dhe po ashtu edhe përreth liqeneve të Vaut të Dejës dhe Komanit. Por edhe zona e Kelmendit dhe Shkrelit tashmë janë të njohura për mbjelljen e tregtimin e kanabisit. Në aksionet e policisë në fakt, kanë rënë në rrjetën e policisë një ish sekretar komune në Kelmend që lejonte kanabisin edhe në shtëpinë e tij dhe po ashtu problemi kryesor i 5 ha toke të mbjellur me “kërp”, por që nga policia konsiderohet bimë droge dhe që ka si pasojë edhe të arrestuarin kryesor Martin Pëllumbi ish kryetar komune dhe tanimë kreu i shoqatës së fermerëve që është hera e tretë që prangoset. Në dy vitet që kanë kaluar janë asgjësuar mbi 50 mijë rrënjë kanabis në këto zona dhe dihet qartë që Shkodra është një nga vëndet e kultivimit në zona rurale të kanabisit. Për këtë “famë” ka edhe një video-game të prodhuar ligjërisht që trajton pikërisht luftën e antidrogës me kultivatorët e kanabisit në zonën e malësisë së Shkodrës. Në trajtën e shpyllëzimit në qarkun e Shkodrës konsiderohen mbi 200 parcela të cilat kanë më shumë se 100.000 rrënjë kanabis që rriten shumë mirë dhe lartësohen mbi 2 metra e gjysëm. Po ashtu janë bërë edhe operacione në komunën Gurit të Zi dhe vetëm përreth fshatit Mazrek janë asgjësuar mbi 19 mijë rrënjë kanabis të një kultivimi perfekt, por jo me të arrestuar. Në Koplik nuk ka shumë kohë që në një shtëpi në qytet në mes të vreshtit të rrushit, janë zbuluar edhe rrënjë kanabis dhe kjo ka treguar se deri ku ka shkuar edhe arroganca apo nevoja për fitim e kultivuesve të bimës narkotike. Megjithatë vetëm tre-katër të arrestuar dhe mbi 40 mijë rrënjë të gjetura me idenë se ka edhe dy herë më tepër se kaq të kultivuara, përbën edhe problemin kryesor të policisë dhe pushtetit lokal. Droga mbillet në zona tepër të varfëra dhe tepër të lëshuara nga pushteti dhe një 78 vjeçar i arrestuar për kultivim, tregon se edhe gjykata e ka të vështirë të proçedojë për të dënuar kultivuesit e vërtetë gjë që e ka vërtetuar edhe kryetari i saj në Shkodër. Zakonisht pleqtë mbajnë fajin e fëmijëve dhe të rinjve dhe si përfundim lufta kundër drogës dhe kanabisit përballt e edhe me problemin moral dhe të rrëzimit të shoqërisë në nivele të ulta të mbijetesës në kushtet e varfërisë ekstreme që shteti ka lejuar në zonat rurale. Përsëri policia kohët e fundit ka kryer aksione në komunën e Shkrelit si më e përmëndura për kanabis dhe ka asgjësuar vetëm brënda një dite rreth 5000 rrënjë të tilla. Në “Shkëmbin e largët” dhe në zonë të shpyllëzuar janë gjetur 1.760 rrënjë, kurse mbi malin e Bzhetës janë gjetur 560 rrënjë. Në malin e Duçajve janë gjetur 183 rrënjë kanabis dhe në Shtogun e Zi rreth 250 rrënjë kanabis. Por edhe në Bjeshkët e Malit të Zajës, janë gjetur dy parcela me 1.443 rrënjë kanabis dhe në Lugin e Menrës një parcelë e madhe me 1.200 rrënjë kanabis dhe të gjitha pa pronar të ligjshëm. Në përgjithësi vështirësia e policisë është e madhe, sepse asaj i duhet të ngjitet dhe punojë në kushtet e vështira të një terreni të ashpër dhe të pyllëzuar ku percelat nuk identifikohet shpejt. Ka të dhëna se ndihmë policisë dhe antidrogës i japin jo thjesht agjentët e puna e tyre në terren se sa fotografimet nga ajri dhe ky është edhe momenti që parcelat në mes të pyllit dhe nëpër lugina janë zbuluar. Por edhe pse nuk ka të arrestuar të shumtë, policia është vënë në ndjekje të kultivuesve dhe sidomos të tregtarëve të kanabisit të cilët njihen, por duhen fakte të vërteta për të prangosur edhe pse shumë i dinë se udhëtojnë me makina super të shtrenjta dhe me vila apo ndërtime të jashtëzakonshme. Gjithsesi fillimet e shpartallimit të kultivuesve dhe tregtarëve sa po kanë nisur edhe pse në rrjetën e policisë janë vetëm pak peshq tepër të vegjël të kësaj histerie të mbjelljes së kanabisit cilësisht nga më të mirët në Europë dhe të një prodhimi tepër të lirë. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |