Lajme
Te Fundit
Tritol nė derė ish Kryekomunarit, akuzues tė grabitjes sė tokave nė Velipojė. | Tritol nė derė ish Kryekomunarit, akuzues tė grabitjes sė tokave nė Velipojė. |
| Wednesday, 06 August 2008 | |
Besi Bekteshi / SpecialeTritol në derë ish Kryekomunarit, akuzues të grabitjes së tokave në Velipojë. Zekaj: Drejtuesit e katrahurës së Velipojës kanë mbështeje në lartësitë e parlamentit shqiptar. Zekaj: Ngjarja ka të bëjë drejtpësëdrejti me komunën e Velipojës. Shkodër—Ish kryekomunari i Velipojës dhe një nga akuzatorët e mafies së tokave në perlën e turizmit të Shqipërisë së veriut, i është vënë tritol në derën e shtëpisë së tij. Sasia e tritolit ka shpërthyer rreth orës një mbas mesit të natës dhe ka tronditur shumë banorët e një prej lagjeve të Velipojës. Shtëpia e Gjovalin Zekës apo ish kryekomunarit ka qënë edhe objekti i sulmit në derë, por kësaj rradhe me tritol dhe me sa duket çdo gjë ka të bëjë me akuzat e personit që ka disa vite që i bën për tokat në këtë fshat turistik. Zekaj ka akuzuar dhe këto akuza kanë shkuar deri të kryeministri Berisha të cilat përpara më shumë se një viti kishin si rezultat katër të arretuar për pronat dhe kryesisht tokën në Velipojë. Gjithsesi të gjithë janë tashmë të liruar dhe vetëm ish kryekomunari i arrestuar edhe ai përpara mandatit të sotëm, nuk jeton më. Zekaj e arsyeton sulmin edhe me denocimet dhe akuzat e reja, që po përgatit, por edhe mënyrën e vjedhjes së votave në komunën e Velipojës gjatë zgjedhjeve. Zekaj sqaron se di edhe përlyerjen e drejtuesve të lartë poltik nga Tirana dhe ka lënë për tu kuptuar se kush është përgjegjës për hedhjen e tritolit. Zekaj thotë se: Nuk është hera e parë që kërcënohem, sepse përpara disa viteve hidhnin letra poshtë derës, kanë marrë dënimin e merituar dhe ngjarja më e shëmtuar është ajo e kohëve të fundit që për mua ka të bëjë drejtpësëdrejti me komunën e Velipojës. Ai ka thënë se ka qënë denoncimi i rastit të vjedhjes masive të votave në fshatrat e Velipojës ku mbi 80 përqind e popullit është çuar në protesta kundër komunës e Velipojës dhe Këshillit të Komunës së saj. Komuna e Velipojës ka emëruar në mënyrë fiktive kryetarët e fshatrave dhe jam i ndërgjegjëshëm se mbas këtyre drejtuesve që kanë gatuar këtë katrahurë në Velipojës që ka nxjerrë probleme me popullin dhe pronarët ka një mbështetje nga lart dhe fillojnë që nga “drejtues të parlamentit shqiptar” dhe për këtë ju garantoj dhe disponoj të gjitha të dhënat e nevojshme. Përpara disa ditëve ka thënë Zekaj “Shoqata Pronësi me Drejtësi” në komunën e Velipojës ka denoncuar një veprim të tillë dhe fill mbas kësaj është vendosur dinamit në derën time. Në fakt në momentin e vendosjes së tritolit Zekaj nuk ka qënë në shtëpi dhe në derë ka pasur edhe një lajmërim të shkruar për largimin e tij dhe ndoshta kjo ju ka bërë punën më të lehtë edhe atyre që kanë dashur, dhe kanë kryer aktin e shpërthimit të lëndës plasëse. Zekaj thotë se përpara tritolit janë gjetur edhe disa letra të shkruara me kompjuter, nëpër xhamat e makinave në oborrin e shtëpisë, të cilat i kanë kaluar policisë dhe që nuk ju është bërë e ditur përmbajtja. Gjovalin Zekaj ka denoncuar shumë abuzimin me toka në Velipojë dhe gjithashtu është edhe një nga denoncuesit e fortë të vjedhjes së votave po në këtë zonë, por tashmë acarimi i tij si me pushtetin vëndor dhe ngritjen e zërit edhe për individë të lartë me pushtet të madh në Tiranë, e ka bërë akoma më të rëndësishëm dyluftimin e tij me pikërisht ato që ai i quan edhe si faktorët e shkatërrimit të Velipojës. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |