Lajme
Te Fundit
Zarzavatet e prodhimit vėndas kanė larguar importin nga tregjet e Shkodrės. | Zarzavatet e prodhimit vėndas kanė larguar importin nga tregjet e Shkodrės. |
|
| Saturday, 02 August 2008 | |
2gusht-08 / Besi Bekteshi. ![]() Zarzavatet e prodhimit vëndas kanë larguar “importin” nga tregjet e Shkodrës. Fuqi blerëse e konsumatorit shkodran ka rënë në mënyrë drastike. Shkodër—Tregtarët e shumicës që janë edhe importues të mëdhenj të frutave dhe zarzavateve, kanë mbetur me “gisht në gojë” për këtë periudhë në Shkodër. Nuk ka shumë makina që furnizohen në kufitë e RSH-së dhe nuk ka shumë marrëdhënie për produktet e konsumit të zarzavateve dhe frutave nga tregtarët e Shkodrës. Tregu i qytetit të madh është plot dhe me çmime jo shumë të lartë, nga superprodhimi i fushave dhe fshatrave të Shkodrës. Fushat me ujë dhe klima e mirë, kanë sjellë edhe prodhimin e rritur të fermerëve shkodranë. Domatja, patlixhani dhe bamja, por edhe bostani dhe speci janë më lirë se kudo në Shqipëri. Tanimë nuk shihet asnjë kile domate më shumë se 20 lekë dhe po ashtu bastani jo më shumë se 15 lekë. Por edhe produktet e tjera janë rreth 30-50 përqind më të lira se në tregun e Tiranës. Nga pikërisht Tirana në orët e para të mëngjezit shikon mbi 20 makina të cilat furnizohen në tre pikat e shumicës në Shkodër dhe janë shumë tregtarë shkodranë që prodhimin e tyre arrijnë edhe me makinat e vogla ta çojnë në tregun më të madh të vëndit që është kryeqyteti. Importi pothuaj është ndaluar në Shkodër dhe kjo gjë ka ndodhur nga që prodhimi vëndas është mjaft cilësor dhe mjaft i zgjatur në kohë edhe për shkak të serave të shumta të ngritura në ekonomitë e fermerëve, sidomos të fshatrave të zhvilluar në afërsi të Shkodrës. Janë fushat e Trushit dhe Bushatit, Anës së Malit, por edhe e gjithë nën Shkodra që ka kushte vaditje të mëdha që ka rritur prodhimin. Nga disa statistika verehet se Shkodra zë vëndin e parë në prodhimin bruto për frymë të popullsisë për fruti-kulturë dhe për perime. Tanimë rrethi i madh verior është kthyer në eksportues i madh i këtij prodhimi dhe të cilësisë së mirë. Në të gjithë këtë kohë çmimesh të larta dhe të një stanjacioni ekonomik, qyteti i madh verior ka fatin të ketë çmimet më të ulta të perimeve dhe frutave të stinës. Askush nga tregtarët e Shkodrës dhe sidomos ato tregtarë që vijnë nga fshatrat, nuk tenton të kthejë perimet dhe frutat në fermë dhe në fshatin nga ku ato kanë ardhur. Kështu në orën 14-të dhe deri në orën 18-të, kush ka mbetur në treg të gjithë prodhimin e shet me gjysëm çmimi dhe pikërisht kjo është koha kur shumë produkte blihen shumë më lirë. Sëpaku në këtë drejtim Shkodra mbahet fort dhe kjo në saj të prodhimit të saj cilësor dhe punës së madhe të fermerëve shkodranë. Por në kontradiktë të plotë me çmimin e lirë të zerzavateve dhe frutave, konsumatori shkodran nuk ble dhe këtë gjë e kupton më së miri në tregjet e Shkodrës. Nga shumë tregtarë dëgjon vetëm ankesa dhe të gjithë deklarojnë se “nuk ka lek”. Një tregtar që vjen nga Barbullushi ankohet se 2 kv patlixhana i bëjnë vetëm 4000 lekë dhe askush nuk afrohet, sepse kjo është kohë fukaralleku. Prodhimi është shumë i mirë thotë ai, por njerzit pretendojnë që të blejnë shumë lirë dhe nga njëherë edhe pse kilja e një produkti është vetëm 10-të lek, shumë prej tyre tërhiqen nga blerja. Në qoftëse çmimet janë disi më të lira se sa vitin që shkoi për perimet, konsumi dhe shitjet kanë rënë në mbi 30 përqind në qytet dhe po ashtu edhe në Velipojë dhe pikat turistike. Në përgjithësi statistikat tregojnë se fuqia blerëse e konsumatorit ka rënë ndjeshëm dhe kjo tregohet edhe nga ulja e çmimeve nga rënie drastike e kërkesës. Shkodra ka rënie të madhe në blerje dhe në përgjithësi këtë e kanë kuptuar edhe tregjet e tjera të shitjes së elektroshtëpiakeve dhe prodhimeve të konsumit. Por ajo që shikohet dëndur kuptohet në sasinë e njerve në dyqane dhe tregje, e cila nuk është më e shumtë dhe me rrëmujë. Tashmë blerja e domateve, specave dhe patlixhanave bëhet me kursim edhe pse për tre kilet e këtyre prodhimeve të fushës një qytetar shkodran nuk harxhon më shumë se sa 1 euro, dhe kjo tregon qartë gjëndjen e rënduar ekonomike të familjeve në qytetin e madh verior. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |