| Pushuesit e 1 Gushtit, mbeten me gisht nė gojė. |
|
| Thursday, 31 July 2008 | |
31/1korrik08 Besi Bekteshi![]() Ushtria rrethon hotelin, dhe e “merr me sulm” atë. Pushuesit e 1 Gushtit, mbeten me “gisht në gojë”. Shkodër—Në Velipojë, përveç papastërtive dhe mungesës së banjove, por edhe të rregullit, ka edhe ngjarje të tjera që e kanë bërë kohën e pushimeve argëtuese. Në plazhin e madh të veriut të Shqipërisë, ka ndodhur që më shumë se 30 forca të ushtrisë dhe policisë ushtarake, të rrethojnë një nga hotelet e qëndrës së plazhit, por që është nga ato të vjetrit të ndërtuar në fillimet e plazhit dikur në diktaturë.Në mëngjes herët, aty nga ora 5-00, shumë forca të policisë ushtarake dhe të shoqëruara edhe nga policia e shtetit, kanë arritur të rrethojnë godinën e cila patjetër që do të zbrazej nga pushuesit e këtij 15-të ditëshi, dhe qëllimi ka qënë që të mos futeshin pushuesit e 1 gushtit. Në fakt ky hotel është quajtur “Hoteli i Ushtarakëve”, sepse ky ka qënë edhe destinacioni dikur. Ushtria, ose më mirë “Policia Ushtarake” ju ka komunikuar personave që e kanë administruar deri tani këtë hotel edhe urdhërin për lirimin e tij. Por gjithsesi nuk ka pasur një përgjigje të ashpër për zbatimin e këtij urdhëri dhe pushuesit, kanë sistemuar plaçkat dhe u larguan pa bërë edhe gjysmën e ditës që ju takonte. Ky hotel ishte marrë nën administrim nga persona që deklaronin se ky hotel ishte ndërtuar mbi truallin që ato posedonin dhe që këtë truall e kishin edhe me letra të rregullta. Ky administrim ka zgjatur vite të gjata, deri sa ka ardhur 31 korriku i këtij viti, ku ushtria ka hyrë në mjediset e një prej ndërtesave të vjetra i quajtur “Hoteli i Ushtarakëve”. Pronarët e truallit kanë bërë me dije që deri në vitin 2006-të këtë hotel, e kanë pasur me leje të Bashkisë së Shkodrës dhe këtu nuk kuptohet mirë situata, duke ditur se edhe në 2006-tën “pronësia” e ndërtimeve të tilla, i takon komunës së Velipojës. Nga një bisedë telefonike me Kryetarin e Komunës, ai është treguar i pa ditur për këtë veprim të ushtrisë, por ka dyshuar shumë edhe për veprimin në këtë moment të kohës, i cili sido që mund të jetë brënda ligjit, bëhet kur prish shumë pushime të turistëve të ndryshëm në Velipojë, që kanë pronontuar në këtë hotel. Në fakt askush nuk ka thënë se hoteli të mos ishte i ushtrisë, por ato e kanë bërë që ky hotel të administrohej nga pronarët e truallit dhe jo nga përfitues të tjerë pa lidhje si me hotelin dhe me truallin. Pronarët e truallit, kanë deklaruar se nuk ka qënë nevoja për kaq shumë forca, por kanë vërtetuar se nuk janë lajmëruar për këtë aksion të policisë ushtarake. Në të vërtetë në të njëjtën orë që kanë ardhur forcat e ushtrisë, është vendosur në mure dhe njoftimi për lirimin e hotelit. Mbasditja e ndërrimit të turneve ka qënë një moment i jashtëzakonshëm mosmarrëveshjes, sepse kanë ardhur shumë pushes që kishin pronontuar dhe që kanë gjetur një godinë të administruar nga forcat e ushtrisë dhe policisë që e kanë marrë me “sulm” hotelin, i cili për shumë vite është bërë objekt fitimi për pronarët e truallit dhe me bekimin e të gjitha pushteteve lokale dhe pse jo edhe të qëndrorit, duke ditur se tashmë ky hotel i përket “Ministrisë së Mbrojtjes” të cilët më në fund, kanë arritur të marrin gjënë e tyre në truall të tjetër kujt, sipas banorëve të Velipojës që deklarojnë pronësinë e tokës. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |