|
Besi Bekteshi / Berisha largon bum-et nga rruga e Velipojės. |
|
|
Thursday, 31 July 2008 |
Shkodër—Nuk ka më shumë se dy javë që, nga shpejtësia dhe parakalimet e
shumta, por edhe nga mos kontrolli i policisë, në gjatësinë prej 4 km
të cilat të fusin në plazhin e Velipojës, u vëndosën disa të ngritura
në rrugë, kaq shumë të “thepisura” sa shumë makina kanë lënë parakolpet
në to. Më e bukura është se ato që i vendosën janë kujdesur që disa
metra më përpara, të shkruajnë me bojë të bardhë edhe fjalën “bum” i
cili paralajmëronte se përpara do të ketë “malore” që po ti kalosh me
shpejtësi, makina të thyhet në dysh. Mbas vendosjes së këtyre “bum-eve”
në fakt aksidentet nuk është se u pakësuan por u shtuan kalimet e
rrezikshme anash, që sillnin lloje të tjera aksidentesh. Sot këto
“bum-e” u hoqën dhe askush nuk dha asnjë arsye, se pse administratorët
e pushtetit lokal, apo drejtorisë së rrugëve apo dhe vetë policisë së
shtetit që e kanë lejuar këtë “bum-izim”, ti largojnë papritur.
Por përgjigja erdhi menjëherë dhe kishte të bënte me vizitën e Kryeministrit Berisha ditën e premte në Shkodër dhe Velipojë për disa inagurime. Dikujt i kishte shkuar në mëndje se vargu i makinave kryeministrore do të hiqte të “zinjët e ullirit” me “bum-et” dhe menjëherë natën, këto pengesa të përgatitura për njerzit, por jo për kryeministrin u larguan. Por gjithashtu nga burime të sigurta në Velipojë dhe polici, është marrë vesh se “bum-et” po largohen vetëm gjatë vizitës së Berishës, për tu rikther shumë shpejt të nesërmen e largimi të tij nga Velipoja. Kështu plazhi më i madh në veri po kalon një periudhë të çuditëshme të ndërtimit dhe shkatërrimit të “bum-eve” që po merr trajtat e humorit dhe të mërzitjes së përgjithshme me këtë lloj mënyre të të përshtaturit me rrugën si të pushtetit dhe të policisë, për të trajtuar udhëtarët dhe turistët në plazhin e Velipojës.
|