| Spitali Rajonal Shkoder |
|
| Friday, 25 July 2008 | |
24korrik-08 / Besi Bekteshi---ProblemoreFekalet dy metra poshtë Pediatrisë dhe Laboratorit të saj në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Poshtë pediatrisë, ndodhet vendi më i ndytë në Shkodër. Shkodër—Spitali Rajonal, i konsideruar tashmë një nga arritjet e shëndetsisë në Shkodër, ka problemet e mëdha të tij dhe jo në reparte të vogla, por pikërisht në repartin e fëmijëve apo atë të “Padiatrisë” dhe laboratorit të tij. Vetëm dy metra më poshtë këtij reparti dhe në kontakt hapsinorë të dukshëm, janë mjedise të një degradimi të pafund dhe që të bën të trishtohesh kur mendon se nuk vetëm ka investime, por se pediatria është një nga vëndet që mund të konsiderohen nga më të rëndësishmit në të gjithë spitalin e madh, dhe një nga repartet ku punon një staf nga më të përgatiturit në Shkodër. Godina poshtë është një katastrofë e vërtetë me ndyrësirat më të mëdha të dukshme, që askush prej drejtuesit e spitaleve nuk ka mundur të ndryshojë rrënjësisht. Vetëm 2 metra afër pediatrisë dhe laboratorit të analizave, është një vënd fekalesh i cili kundërmon dhe përhap në të gjithë zonën jo vetëm aromën, por edhe sëmundjet infektive nga më të ndryshmet në një spital i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë pamje dhe degradim si ky. Nuk gjënden në asnjë vënd, kaq shumë ndyrësira si ky kat i pushtëm i një godine dhe pikërisht ky degradim është prezant në Spitalin e Madh Rajonal të Shkodrës. Këto pisllqe të jashtëzakonshme përhapen disi edhe në natyrë dhe bordurat e pediatrisë dhe janë të dukshme plotësisht. Imagjinohet lehtësisht se sa të mbrojtur janë pacientët e pediatrisë dhe kjo situatë e pa pranueshme e bashkëjetesës me fekalet dhe repartin në fjalë, por edhe laboratorin nuk është bërë asnjëherë problem i madh i drejtuesve të sotëm dhe të djeshëm të spitalit. Kjo është edhe një pjesë e infrastrukturës shumë të dobët dhe antishëndesi që është edhe në të gjithë spitalin. Vetëm një kat më lart ndodhen disa dhjetra fëmijë që po kurohen dhe ato dy metra më poshtë ato kanë ndyrësirat më të mëdha që nuk i ka as vëndi më i keq në të gjithë Shkodrën. Afër është edhe laboratori ku bëhen analizat dhe kjo është edhe më skandalozja në këtë mes. Faji patjetër është i drejtuesve të spitalit rajonal dhe jo vetëm të këtyre të fundit. Nuk ka asnjë lloj shpenzimi të pa përballueshëm dhe nuk ka asnjë lloj justifikimi për këtë degradim, sepse çdo gjë mund të ishte mirë me vetëm pak kujdes dhe investim. Por me sa duket në këtë “target” asnjë drejtues nuk është larguar nga karrikja për të sjellë në vete një katastrofë të tillë infrastrukturore në spital. Shumica e prindërve e ka vënë re këtë gjë, por ashtu edhe ato që vizitojnë, por këtë gjë e kanë vënë re edhe infermierët e sanitarët, por përsëri asgjë. Ky është edhe realiteti në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe nuk është i vetëm, sepse ka akoma më shumë.Shifrat prej miliona euro të bëra në fakt nuk e kanë pasuar në investim në diçka të tillë. Por mjafton vetëm një pastrim dhe rregullim i vogël që kjo situatë të mos jetë më. Gjithsesi ajo vazhdon dhe me sa duket, do të vazhdojë të egzistojë në këtë spital ,sepse askush nuk e ka seriozisht me këtë katastrofë spitalore në Shkodër. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() SW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |