Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Vllaznia / Atletike
Vllaznia / Atletike E-mail
Friday, 25 July 2008
atletet_garaAtletët e “Vllaznisë” paraqiten mirë në Kampionatin Ballkanik për të rinj, në Bursa të Turqisë.
Atletja shkodrane Lori Bekteshi thyen rekordin kombëtar në trehapësh me rezultatin 11 metra e 81 centimetra.
Shkodër—Në datat 19-20 korrik është zhvilluar në Bursa të Turqisë Kampionati Ballkanik i moshave dhe në pjemarrje të ekipit kombëtar kanë qënë edhe pesë atletë të “Vllaznisë” së Shkodrës. Një figurë të mirë bëri atletja e këtij ekipi 17-të vjeçarja Lori Bekteshi e cila në garën e saj të tre hapëshit arriti të thyejë rekordin kombëtar të moshave me rezultatin 11 metra e 81 centimetra nga 11 metra e 78 centimetra që ishte më përpara. Atletja shkodrane vetëm një javë më përpara se të zhvillohej ky aktivitet ndërkombëtar ka arritur të shpallet kampione kombëtare me rezultatin 11 metra e 68 centimetra dhe në Bursa, ajo tregoi se ka rritur edhe cilësinë e saj sportive.
Bekteshi edhe në garën e kërcimit së gjati u paraqit mirë, duke arritur rezultatin 5 metra e 39 centimetra, por mori pjesë edhe në stafetën e ekipit kombëtar. Në këtë aktivitet rezultate premtuese kanë dhënë edhe katër djem të ekipit të “Vllaznisë” dhe përkatësisht  Durian Idrizaj në garën e tre hapëshit, Bruno Rrotani në 200 metra, Ravio Rama në 110 metra me pengesa dhe Elsid Dizdari në garën e 100 metrave.
Në përgjithësi ekipi i “vllaznisë” tregon se ka atletë të rinj me rezultate të mira dhe që është një nga furnizuesit më të mirë të ekipit tonë kombëtar. Atletët ishin të shoqëruar nga trainerët Vildan Tufi, Isak Bala dhe Arbana Bekteshi.


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419038

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page