| 23korrik-08 |
|
| Friday, 25 July 2008 | |
23korrik-08 / Besi Bekteshi Mbillet drogë në mes të qytetit, në oborrin e shtëpisë ndërmjet hardhiave.Fillon moda “drogë dhe rrush” në të njëjtin vënd. Koplik—Tashmë policia e qarkut të Shkodrës ka filluar të futet edhe në oborret e shtëpive të ndryshme në qytet, sepse në kuadrin e operacioneve kundra “kanabisit” kjo bimë tani po kultivohet edhe në këto kushte dhe për më tepër në mes të vreshtit.Kultivimi i kanabisit midis vreshtit ma sa duket ka kthyer në “industri” këtë mëmyrë të një sistemi kultivimi dhe rezultatet kanë qënë të mira. Megjithatë agjentët antidrogë të DPQ-së së Shkodrës kanë bërë të mundur të identifikojnë edhe një shtëpi të tillë në qytetin e Koplikut dhe të nisin operacionin e kërkimit dhe zbulimit të bimëve të kanabisit në oborrin e shtëpisë së identifikuar si një parcelë e mirëfilltë droge, por e fshehur në mes të një vreshti të lartë. Dje rreth orës 15-30, efektivi i Luftës Kundra Drogës në DPQ-në e Shkodrës ka bërë arrestimin e Ludovik Sufaj i lindur në Bzhetë të Shkrelit dhe banues në Koplik i cili është edhe pronari i shtëpisë në oborrin e të cilës u gjetën 30-të bimë kanabis në gjëndje të mirë dhe të rritur si bimë, por në mes të vreshtit të lartë. Por përpara se të arrestonin të zotin e shtëpisë, forcat e LKD-s kanë kontrolluar imtësisht oborrin dhe vreshtin ku në mes të parcelës me rrush janë gjetur të mbjella edhe rrënjët e kanabisit në një bashkëjetësë të shkëlqyer me hardhinë. Policia ka bërë shkuljen dhe eleminimin e bimës, por ka ruajtur disa kampione për ti egzaminuar në laborator në mënyrë akoma më të imët. Tashmë bashkëpunimi midis dy komisariateve të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe është arritur të penetrohet edhe në shtëpitë e kultivuesve të drogës dhe njëri sukses ka qënë edhe prangosja e një funksionari lokal të komunës së Kelmendit, të cilit ju gjet kanabis në oborr, por edhe rasti i fundit në Koplik. Mbas një bashkëpunimi të tillë efektivat e DPQ-së së Shkodrës vetëm në këtë zonë kanë bërë të munduar gjetjen dhe eleminimin e mbi 1415 rrënjë të kanabisit dhe sipas policisë është shpallur një kërkim i madh për kultivuesit e këtyre parcelave të drogës në zonën e malësive të qarkut të Shkodrës. Gjatë këtyre ditëve ka pasur disa operacione dhe të ndaluar dhe një prej arrestimeve më të bujshme ka qënë edhe ai i Martin Pëllumbit, si kreu i një shoqate të fermerëve të Shkrelit, i cili akuzohet se kultivon kërp-kabanis, por me dendencën e përmbajtjes së drogës më të madhe se e lejuara me ligj. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |