Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Projekte arrow SOROS
SOROS
Monday, 21 July 2008
THIRRJE PËR PROJEKTE NË KUADRIN
E PROGRAMIT TË GRANTEVE TË VOGLA

Programi i Granteve të Vogla pranë Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros (OSFA) synon zhvillimin e bashkëpunimit me OJF-të shqiptare dhe grupe të ndryshme qytetare.

Për vitin 2008, programi ka për objektiva:
    Të mbështesë pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrje;
    Të inkurajojë dialogun qytetar dhe mendimin kritik/alternativ për opsionet qeverisëse të vendit;
    Të ndihmojë për forcimin e kohezionit social me synim kryesor ndihmë për grupet e margjinalizuara.
Prioritet do të kenë projektet që do të ndikojnë në drejtimet e mëposhtme:
    Gjallërimi i dialogut qytetar për pavarësinë e pushteteve, pavarësinë e medias dhe për garantimin e lirisë së shprehjes;
    Përpjektje për përmirësimin e statusit të romëve dhe egjiptianëve;
    Nisma për fuqizimin e grave dhe të rinjve;
    Projekte në ndihmë të grupeve me nevoja të vecanta;

Në këtë program janë të ftuar të aplikojnë organizata joqeveritare që punojnë me komunitetin, grupe pune dhe institucione publike që veprojnë në këto fusha. Përparësi të veçantë do të kenë organizatat me seli në rrethe; shoqatat me antarësi dhe bazë komunitare, si dhe subjektet qe përfaqësojnë grupe të margjinalizuara.
Shuma e financuar për çdo projekt do të jetë deri në 7500$. Përparësi do të kenë aplikuesit që shtojnë në këtë shumë fonde nga donatorë të tjerë ose nga burime të brendshme të organizatës, grupit etj.
Në çdo rast aplikantët duhet të vënë në dispozicion edhe versionin elektronik të propozimit të tyre.
Propozimet që nuk do të paraqiten në formën e kërkuar do të skualifikohen automatikisht.
Dokumentat e aplikimit mund të shkarkohen nga faqja e internetit: www.soros.al ose të merren në sekretarinë e fondacionit.
     Forma e aplikimit dhe dokumentat e tjera të nevojshme duhet të dorëzohen në një zarf pranë Zyrës së OSFA-s, Programi i Granteve të Vogla deri më 22 Shtator 2008 në adresën e mëposhtme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
(Fondacioni Soros)
Rruga "Pjetër Bogdani”, Pall. 23/1, Tirana/Albania
Tel:34621/34223/35856 Fax: 35855

Email: Kjo adrese e-maili mbrohet nga spam, aktivizoni java script per ta pare  

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 1°C
Lag.: 53%
Shpejt.: 23 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1025.1 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page