Lajme
Te Fundit
Bashkimi Europian kujtohet se nė periferinė lindore tė tij, ka korrupsion. | Bashkimi Europian kujtohet se nė periferinė lindore tė tij, ka korrupsion. |
|
| Sunday, 20 July 2008 | |
BE-ja shkon më në lindje për të gjetur korrupsion dhe administrata për
tu reformuar, por harron se më në perendim janë akoma më keq.
“Dopiostandarti që ndëshkon ato poshtë, për të marrë me të mirë ato lart”. Opinion / Besi Bekteshi Në fillim të viteve 90-të në shtetin satelit të BRSS-së apo më mirë të themi “bahçen” e Kremlinit nga ku shkonin edhe lulet më të bukura ishin në këmbë proçeset demokratike. Një nga mrekullitë e një veprimi demokratik në Bullgari, ka qënë edhe moslejimi nga një masë e madhe njerzish dhe të irrituarish të cilët nuk donin të lejonin shkarkimin e anijeve me ndihma të perëndimit, sepse nuk kishin besim te autoritetet komuniste dhe të korruptuara. Turmat atje nuk besonin se të tillë hajdutë të “kuq” mund të administronin ndihmat e shteteve demokratike të botës që këto ti shkonin rregullisht atyre që kishin nevojë. Nejse, kanë kaluar shumë kohë që atëherë, por ky moment më ka mbetur në mëndje si një reagim pozitiv, qytetar dhe absolutisht i drejtë i bullgarëve, të cilët dinin mirë se çfarë lloj mafie të kuqe kishin mbajtur mbi shpinë për vite të gjata. Sot Bullgaria po arrin të hyjë plotësisht në BE, por kjo e fundit, është kujtuar se ky vënd ka shumë korrupsion, ka pasur shumë vrasje dhe probleme dhe ka zyrtarë apo administratë për tu reformuar thellësisht. Për këtë BE-ja po penalizon shtetin lindor, por që është në Eurozonë dhe po përgatitet të hyjë në Shengen me anën e ndërprerjes së financimeve prej 1 miliard dollarë për infrastrukturë rrugore dhe bujqësinë e Bullgarisë.Në një raport të të Komisionit Europian i cili konsiderohet nga më të ashpërit të bërë ndonjëherë nga ky organizëm thuhet se “Bullgaria duhet të reformojë administratën dhe të luftojë zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga fondet e BE-së dhe bashkëpunojnë me kriminelë”.BE-ja tepër e shpejtuar si me Bullgarinë dhe Rumaninë në “trenin e saj” për një raport të tillë ka marrë si shkak dyshimet e mëdha për plotësim standartesh sidomos nga vëndi ku karafilat janë shumë të bukur, por që mafien e ka, po me “karafil në gojë”. Raporti thotë se “vëndi duhet të sigurojë që mbështetja bujare që merr nga BE-ja të shkojë tek shtetasit e e saj dhe jo te zyrtarët e korruptuar që bashkëpunojnë me krimin e organizuar”. Ja ku në një farë mënyre kthehemi mbi 18-të vite pas kur “ndihma duhet ndaluar sepse zyrtarët e lartë abuzojnë dhe përfitojnë duke qënë pjesë e krimit dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm”. BE-ja ka kërkuar që të zbardhen edhe 150 krime mafioze me vrasje që në Bullgari janë konsumuar që nga rënia e komunizmit. Me një fjalë BE-ja tashmë po merret seriozisht me vëndin e luleve apo ish bahçen e BRSS-së. Ne deri tani mbas Gërdecit dhe namit të keq që kemi në këtë drejtim, na ka ardhur vetëm një “kërcënim” i vogël nga ambasadorët e NATO-s dhe BE-së të cilët e kondicionojnë ndihmën për shkatërrimin e municioneve me “zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit”. Vetëm kaq. Ka një diçka të çuditshme në qëndrimet e BE-së në raport me vënde të tilla si Shqipëria të cilat në fakt përbëjnë edhe “thembrën” e Akilit për të. Përfaqësuesit e Europës në Shqipëri me sa duket “standartizohen” me ne dhe mbas këtij standartizimi kthehen në një farë mënyre në lojtarë të qeverisë se sa në përçues të demokracisë dhe shërbimit që duhet ti japin në këtë drejtim vetë vëndit. Ashpërsimi i tyre në drejtim të veprimeve korruptive dhe aspak demokratike të qverisjeve tona edhe mbas viteve 2000-jë është pa dyshim në mungesë dhe këtu kemi të bëjmë me një pranim të një “Standarti të posaçëm të Europës kundrejt një vëndi dhe qeverisjeve të tij që lejon rënin e sistemit demokratik në mënyrë të dukshme”. Ne nuk jemi në fazë avancimi si Bullgaria drejt Europës, por ne jemi më në perëndim se sa Bullgaria për kontinentin e vjetër dhe demokratik. Për frymë të popullsisë ne kemi më shumë fonde të shpërdoruara se sa Bullgaria, më shumë zyrtarë të korruptuar se sa Bullgaria, më shumë adsminitratë të korruptuar se sa Bullgaria, më shumë makina të vjedhura se sa Bullgaria, më shumë rrugë të standarteve të dobëta të ndërtuara me lekët e BE-së se sa Bullgaria, më shumë ngjarja mafioze dhe të vrarë se sa Bullgaria, më shumë sistem transporti dhe droge se sa Bullgaria, më shumë, mos kontroll qytetarësh dhe regjistri se sa Bullgaria, më shumë “standart jete të lartë politikanësh” se sa Bullgaria, më shumë policë që shohin kur po fut dorën në xhep, se sa Bullgaria, më shumë premtime qeveritare të pa mbajtuara se sa Bullgaria dhe më shumë mungesë demokracie dhe kurrajo civile dhe qytetare se sa Bullgaria. Por BE-ja dhe zyrtarët e saj në Shqipëri me sa duket janë pajtuar me parimin e vjetër “çdo popull meriton qeverinë që ka”. Kësaj rradhe me sa duket një pjesë e të dërguarve të Europës të cilët dinë absolutisht çdo gjë që ndodh në Shqipëri, në vënd që ta kenë me klasën politike shqiptare e “kanë me popullin e shkretë” që duhet thënë, vazhdon ta mbajë mbi shpinë këtë soj rrace politikanësh të një post komunizmi, që nuk po mbaron kurrë. Të futur më shumë në zyrat e larta të shtetit, në klubet e luksit të Tiranës dhe ndonjë rrethi apo qyteti të madh, të ndarë me parcela organizmash përfaqësues me miq qeveritarë dhe deputetë, përfaqësuesit e BE-së, KE-së, OSBE-së dhe ndonjë organizmi tjetër, janë ndarë në distancë ashpërsisht me njerzit shqiptarë. “Dashuria e tyre” për Shqipërinë ka kaluar nga respekti për një popull që kërkon të shkojë në Europë, në miqësinë e çuditshme me zyrtarë dhe politikanë të një vëndi që lëngon edhe për faj të një farë mos vëmëndje të vetë Europës. Vihet re se jo vetëm në Tiranë, ekspertë përfaqësues dhe zyrtarë të Europës, nuk reagojnë edhe pse shohin korrupsion dhe pse shohin zyrtarë lokalë dhe qëndrorë që janë shumë larg së qëni pjesë integrale e parimeve europiane. Nuk ka asnjë prononcim dhe nuk ka asnjë mbajtje qëndrimi të ashpër, për ngjarje apo veprime të tilla dhe që i bien ndesh parimeve të demokracisë dhe ligjeve universale. Na kanë lënë në dorë të qeveritarëve të pa skrupullt dhe të pa mëshirshëm prej vitesh me popullin e tyre. Kanë më tepër takime sallash të kota dhe të njerzve që nuk kanë asgjë për të thënë dhe që thonë edhe pallavra idiote, se si mund të lartësohemi në shkallaren burrokratike të qeverisjes. Kurse në fakt kemi të tjera probleme dhe duhet të monitoroheshim ashpër, jo vetëm për qeverisjen dhe fondet, por për demokracinë dhe shtypin, për standarte të vendosjes së fondeve në destinacion dhe për korrupsionin e lartë kudo dhe në çdo gjë. BE-ja po lejon që: “Qeveria ti thotë përditë popullit plotëso standarte” dhe në fakt ky popull i shkretë atë punë po bën përditë, ndërkohë që qeverisja është një diçka krejtësisht jashtë standartit demokratik dhe financiar, kur inisiativa e lirë po rrezikohet, ku fryma e stanjacionit po rritet, dhe ku varfëria po kërcënon edhe mbi 100.000 njerëz të tjerë me këtë moment të lartë të çmimeve dhe monopoleve në shumë fusha. Një prift dhe tre policë arrestohen, pse marrin nga 3500 euro për të dërguar me dokumenta fallso njerëz në Greqi dhe ky është vetëm një nga bashkimet “interesantë” për të zbukuruar korrupsion në Shqipëri, por edhe tregues se në çfarë bataku dhe mizerje ka rënë vetë shteti shqiptar. Në një anë thuhet se po “liberalizohen vizat” në anën tjetër njerzit janë gati të paguajnë 3500 euro për të ikur nga ky vënd i “marrë” dhe qeverisje e tillë plotësisht. Sa pare bën që deputeti Mustafaj deklaron se financiarisht një ministër po e zëmëron popullin me PD-në sepse duket sikur këtu faj ka Bode që nga “komsomolas” tashmë është bërë “trendy” dhe po prish punë me bisneset. Kjo është frymë armiqësore dhe nuk fillon e mbaron me Boden, por me filozofinë fshataresko-bolshevike dhe të kamufluar si “trendy”, të kabinetit të Berishës. BE-ja dhe Këshilli i Europës, patjetër që ju duhet të presojnë mbi qeverinë e këtij vëndi, sepse ajo po ul përditë si standartin e jetës së shqiptarëve, por edhe standartet demokratike të Shqipërisë. Servilizmi i politikanëve tonë dhe “paqa” e madhe midis pozitës dhe opozitës, nuk mund të jenë arsye që Europianët të tregohen “klementë” apo më mirë të themi të shurdhuar dhe qorrë, me arrogancën e qeverisjes. Për të gjithë atë plasje të madhe në mes të Shqipërisë dhe afër Tiranës dhe për 26-të të vdekur, apo për një mal me korrupsion dhe që është një skandal i madh tanimë edhe ndërkombëtar, ambasadorët kanë vënë vetëm një kusht që është “zbardhja e Gërdecit” pastaj ndihma për eleminimin e 100.000 tonëve predha e municione. Për më tepër se nuk kanë dëgjuar nga asnjë person i vetëm që të ketë përgjegjësi apo të mbajë përgjegjësi për pikërisht këtë “bombë” në afërsi të kryeqytetit. Kjo është jo morale dhe aspak në standartet e Europës. Imagjinoni po të kishte ndodhur një plasje e tillë në Bruksel apo në Paris, se sa “klementë” dhe të mëshirshëm do të ishin me veten dhe me standartet, pikërisht europianët. Sa “klemente” do të ishte media dhe sidomos prokuroritë dhe gjykatat. Këto janë pra standartet dhe nuk mund të lejohet që “dopiostandartet” t’ju bien në qafë njerzve të thjeshtë, atyre vdekatarëve që tashmë nuk kanë më jetën dhe shtëpitë e tyre dhe për më tepër se asnjë nga barkalecët dhe të korruptuarit në qeveri dhe politikë, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim pranues përgjegjësie. Dopio standartet tashmë të një pjesë të zyrtarëve të Europës edhe në Shqipëri, në një farë mënyre po rrisin arrogancën e pushtetit dhe po ulin besimin e shqiptarëve në drejtësinë dhe qëndrimin e duhur perendimor europian. Në këtë drejtim kushtet që BE-ja i ka vendosur për Bullgarinë e cila kazanet e plehrave i ka, vizat në rrugë po ashtu, policin më të veshur dhe të mbathur, por edhe të shkolluar gjithashtu, shtetin më funksionant as që diskutohet etj etj teorikisht që ne as që duhet të na tolerojnë fare. Por jo, sepse gjejnë servila që gënjejnë natën e ditën dhe ndonjë zyrtari europian kjo gjë i bën qejfin, për tu krenuar pastaj me dopiostandartin i cili “respekton qeverinë” dhe në një farë mënyre ndëshkon popullin. Kur për Bullgarinë vendosin kushtet të reformimit të administratës dhe të luftojë zyrtarët e korruptuar që na bashkëpunokan edhe me kriminelë e nuk kuptohet çfarë presin që të shikojnë pak më në perëndim se sa Bullgaria, për të vendosur kushte edhe në admistratën tonë për korrupsionin tonë, apo edhe ndonjë “xhahili” tonin që patjetër qëndron edhe në tavolina me zyrtarët tonë. Patjetër që mund ta bëjnë këtë dhe mund ti shtojnë tjetër, pse qeveria akoma nuk e regjistron popullatën, nuk zbaton ligjet që ka nxjerrë vetë, nuk përfundon ndarjen dhe legalizimin apo çështjen e pronës, nuk merret me të persekutuarit politikë, nuk ka seriozitet dhe sinqeritet në çështjen e spiunëve, nuk praktikon politika progresive për bisnesin legjitim, por ju jep krahë horrave përballë të ndershmeve, nuk ka asnjë sistem social të garantuar etj etj. Pse dopistandart dhe pse me kaq lehtësi kjo gjë? Gjithsesi gjeografikisht ne jemi më afër Europës se Bullgaria, dhe mbase kjo i bën ato (europianët) më të butë me ne. Por ndoshta janë të lodhur, duke u marrë edhe me popullin që ashtu i urtë sikundër është, nuk ka mundësi të zgjedhë në rracën politike që aktualisht ka dhe e lejon të qëndrojnë gjatë në pushtet me dopiostandart ato që nuk dinë ndryshe. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |