Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Superstrada Shkodėr-Hani i Hotit
Superstrada Shkodėr-Hani i Hotit
Sunday, 20 July 2008
autostrada_hani_hotit19korrik-08
Besi Bekteshi
Superstrada Shkodër-Hani i Hotit një shtyrje pa fund në proçedura dhe premtime të kota.
Vazhdojnë pa fund burrokracitë me pronat që do të merren për superstradë.

Shkodër—Historia e rrugës nga më të rëndësishme që përfundon në veriun e Shqipërisë dhe quhet koridorin numër 5-së apo aksi Jugë-Veri, ka filluar në vitin 2000-jë për tu shtruar si projekt dhe që nga 2002-shi për tu zbatuar, me një fond të siguruar rreth 24  milion euro të qeverisë italiane.
Vetëm për këtë vit për këtë superstradë e cila do të bënte krejtësisht të lehtë udhëtimin nga Tirana për në Podgoricë janë dhënë tre data të fillimit të saj, por problemet janë kaq të shumta dhe me kaq zvarritje sa edhe afati i fundit i dhënë që është shtatori apo vjeshta, ky aks nuk ka për të filluar, sepse burrokracitë nuk do ta lejojnë. Në fakt për këtë vit kjo superstradë do të fillonte në mars, por kushtet e projektit u panë qartë se nuk plotësoheshin. Kishte mungesa të shumta sidomos për shpronësimet në këtë superstradë.
Pastaj u tha nga qeveria dhe sidomos nga Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu, se rruga do të fillonte në qershor të 2008-tës. Por problemet janë të mëdha me shpronësimet si në zonën e Shkodrës ku kalon kjo superstradë ashtu edhe në zonën e Malësisë së Madhe e deri në Bajzë dhe Hanin e Hotit. Pikërisht me këto shpronësime projekti nuk është në kohën dhe momentin e fillimit, duke shtyrë kështu për burrokraci një nga investimet e mëdha në vënd, ku janë hedhur edhe miliona euro nga qeveria italiane.
Vetëm për të dalë emrat dhe objektet që do të shpronësohen në Shkodër dhe Koplik që nga momenti i regjistrimit të tyre, duhet të shkojnë 30-të ditë që të bëhen zyrtare dhe pastaj kur qeveria dhe investitori i merr vesh, duhen deklaruar edhe në shtyp apo faqe zyrtare për ti lënë rreth 40-të ditë njerzve që të sqarojnë edhe problemet me pronën që atyre do t’ju merret apo prishet si dhe objektet e ndyshme të cilat edhe këto do të prishen për ndërtimin e superstradës.
Tanimë edhe nga Berisha thuhet se kjo rrugë do të fillojë në shtator apo në vjeshtë, por me mbi 2 muaj burrokraci nuk është e mundur që vjeshta dhe sidomos shtatori të bëhet fillimi i superstradës, kaq të domosdoshme si në veri ashtu edhe për të gjithë Shqipërinë.
Zyrat e verifikimit dhe shpalljes së pronave që do të merren nga ky investim, nuk janë shpallur dhe sidomos ka kaq shumë probleme, sa zor se do të dalin përpara muajit shtator dhe dikush thotë edhe deri në dhjetor.
Në këtë mënyrë duke filluar që nga 2002-shi kjo rrugë po shtyhet me “arësye” nga më të ndryshmet, por që gjthsesi po shtyhet dhe mund të konsiderohet investimi më i madh në fond i shtyrë ndonjëherë në Shqipëri. Tashmë asnjë autoritet lokal si në Shkodër dhe Koplik, nuk po prononcohet dhe ky është edhe një nga momentet që të irritojnë në të gjithë këtë vonesë të madhe dhe të një koncepti banal, për sa i përket zbatimit të një projekti kaq të madh dhe ambicioz. Gjithsesi një 8-të vjeçar kur shtrohen projekte dhe janë bërë disa takime dhe kanë biseduar dy kryeministra, tre ministra dhe dy ambasadorë italianë nuk ka filluar as të ketë nisje punimesh. Tanimë edhe momenti i “gëzimit” të fillimit të supestradës Shkodër-Hani i Hotit ka mbaruar dhe me sa duket nuk ka për të filluar as në fundin e 2008-tës për të nisur edhe një herë premtimet për 2009-tën.


 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 5°C
Mes.: 1°C
Lag.: 53%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 30°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page