| Shkoder, me 16.07.2008 |
| Friday, 18 July 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendshme Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtoria ePolicise Qarkut Shkoder, me 16.07.2008 Njoftim per Shtyp Me date 16.07.2008 ne kuadrin e operacionit “Buna” struktuarat per Departamentit per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Shtetit , strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Shkoder dhe forcat speciale “RENEA” egzekutuan urdherat e ndalimit te Prokurorise Rrethit Gjyqesor Shkoder per shtetasit : 1. Asllan Cafi , i vitlindjes 1941 lindur e banues ne Shkoder . 2. Gani Bokrina ( Cafi ) i datelindjes.1941 lindur ne fshatin Oblike e banues ne Shkoder . Ndalimi i ketyre shtetasve u be pasi jane te dyshuar si autore te vrasjes se shtetasit Shukri Mustafaj ngjarje e ndodhur ne lagjen “ Liria “ te qytetit te Shkodres me date 27.07.2001 ku per kete vrasje ne vitin 2002 eshte denuar edhe nje person tjeter . Hetimet ne kuadrin e operacionit “Buna “ kane filluar ne vitin 2006 dhe u kurorzuan me sukses pasi nje bashkepunimi te shkelqyer me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder .Per keta persona dhe lidhjet e tyre familjare strukturat e ketimit te krimeve disponojne informacione per perfshirjen e tyre edhe ne vepra te tjera te renda penale ne qarkun e Shkodres , per te cilat ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqersor Shkoder po hetohet intensivisht per dokumentimin e tyre ligjor dhe venien para pergjegjesise te autoreve . Edhe ne vitet e meparshme pjestaret e familjes “Cafi” ( grup kriminal) jane denuar nga organet e drejtesise per vepra te renda penale , konkretisht shtetasi Gezim Asllan Cafi eshte duke vuajtur denimin me 17 vjet burg per vepren penale te “Vjedhjes me arme me pasoje vdekjen kryer ne bashkepunim” e “Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit”, Çlirim Asllan Cafi ( i vrare ) ka qene i denuar per vepren penale te “Vrasjes “dhe “ Rrembim te personit “. Ne kuadrin e finalizimit te operacionit “ Buna” u sekuestruan 2 arme zjarri ( pistoleta) model 54, nje automatik tip “ kallashnikov”si dhe nje arme gjahu te cilat mbaheshin pa leje . Ne lidhje me keto sekuestrime u arrestuan ne flagrance gjithashtu dhe shtetasit : 1. Arben Fejzi Cafi i datelindjes 1973 lindur e banues ne Shkoder 2. Gazment Kazma i datelindjes 1982 lindur e banues ne Shkoder . Ne kuadrin e vazhdimit te hetimeve per dokumentimin e plote te veprimtarise kriminale te ketyre shtetasve strukturat e hetimit te krimeve kerkojne bashkepunimin e publikut dhe ne menyre te vecante te demtuarve nga veprat penale prej tyre . DREJTORIA E POLICISE QARKU SHKODER |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |