| Shkoder me 15.07.2008 |
|
| Friday, 18 July 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendshme Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder Adresa : Lagjja Partizani, Rruga F. Barbullushi, Shkoder Shkoder me 15.07.2008 NJOFIM PER SHTYP Sot dt.15.07.2008, ne oret e para te mengjesit, 04.00, nga Drejtoria e Policise Qarku Shkoder, u organizua ne shkalle te gjere, plani operacional, nen emrin e koduar “TARGET”, me qellim identifikimin dhe asgjesimin e parcelave te mbjella me bime narkotike. Ne kete operacion u mobilizuan 75 forca poliore, te ndare ne 11 grupe, 14 automjete, si dhe 1 gomone e policise kufitare. Si rezultat i nje pune te mirorganizuar nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut ne bashkepunim me forcat e Komisariatit Shkoder dhe ato te FNSH-se, u be e mundur identifikimi dhe asgjesimi i gjithsej 2310 rrenjeve bime kanabis sativa. Ne target te ketij operacioni ishte Komuna e Gurit te Zi, si dhe nje pjese e Komunes Shllak, konkerisht: - Ne vendin e quajtur “Plihna”, fshati Mazrrek, komuna Guri i Zi, ne territor te hapur nepermjet shpyllzimit, ne toke pa pronar te ligjshem, nga ana jone jane identifikuar 4 parcela me gjithsej 874 rrenje bime me karakteristikat perkatese te kanabis sativa, te cilat me pas u shkulen dhe u asgjesuan me ane te djegies. - Ne fshatin Mazrrek, lagjia “Brahimaj”, te Komunes Guri i Zi, ne territor te hapur nepermjet shpyllzimit, ne toke pa pronar te ligjshem, eshte identifikuar nje parcele me 223 rrenje bime me karakteristikat perkatese te kanabis sativa, te cilat me pas u shkulen dhe u asgjesuan me ane te djegies. - Ne vendin e quajtur “Gegaj”, po ne fshatin Mazrrek, ne territor te hapur nepermjet shpyllzimit, ne toke pa pronar te ligjshem, nga ana jone jane identifikuar 5 parcela me gjithsej 683 rrenje bime me karakteristika te ngjashme te kanabis sativa, te cilat po ashtu me pas u shkulen dhe u asgjesuan me ane te djegies. - Po ne Gegaj te fshatit Mazrrek, u be e mundur identifikimi i nje tjeter parcele, ne territor te shpyllezuar, pa pronar te ligjshem, me 80 rrenje bime kanbis sativa, te cilat pas identifikimit u asgjesuan me ane te djegies. - Gjithashtu ky opreacion u shtri dhe ne Komunen e Shllakut, ku u ushtrua kontroll ne vendin e quajtor “Fosek”, ne fshatin Kroi i Madh dhe u konstatua nje parcele me permasa 45x15m, pa pronare te ligjshem, ne te cilen ishin mbjelle 190 rrenje bime kanabis sativa, qe pas shkuljes u asgjesuan me ane te djegies. - Po ne Komunen Shllak, ne vendin e quajtor “Fusha e gomereve”, ne fshatin Ukbibaj, u konstatuan disa parcela me permasa te vogla te mbjella prana njera-tjetres, ne nje toke te shpyllezuar, pa pronare te ligjshem, me gjithsej 260 rrenje bime kanabis sativa, te cilat me pas u shkulen dhe u asgjesuan me ane te djegies. Nga ana e jone po tregohet nje angazhim maksimal per identifikimin dhe kapje e autoreve, qe kane kultivuar keto parcela me lende narkotike. Per te gjitha rastet ne fjale u kryen veprimet proçeduriale dhe materialetdo i kalojne Prokurorise se Rrethit per vepren penale, pa autor, te “Kultivimit te bimeve narkotike. DREJTORIA E POLICISE QARKU SHKODER |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WSW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |