| Besi Bekteshi: Ata qė nuk kėrkojnė kurrė tė falur. |
|
| Friday, 18 July 2008 | |
|
Besi Bekteshi: Ata që nuk kërkojnë kurrë të falur. Opinion “Koka e ulur nuk pritet”, ky sëpaku është edhe motivi që një njeri normal dhe me ndjenjë, mund të ndjekë në rastin e një të keqe të cilën dikush ja ka bërë, por që pastaj në pendim ka pranuar fajin, ka kërkuar të falur dhe i është nënshtruar gjykimit të atij që i është bërë dëmi. Patjetër që për botën e qytetëruar ky është edhe moment reflektimi dhe reagimi pozitiv. Por nyja e të gjithave në çdo rast, është veprimi që fajtori kryen ndaj atij apo atyre që ju ka shkaktuar dëme, apo edhe drama, gjithmonë duke ju kërkuar të falur. Në asnjë rast tjetër nuk ja vlen të merresh normalisht dhe mediatikisht në mënyrë të butë dhe tolerante, me fajtorët që e kanë për krenari të jenë të tillë. Po sa kanë kërkuar të falur në politikën shqiptare? Nuk po shtyhem shumë në kohë, por po filloj me vitet 90-të. Kur Ramiz Alia kishte shpallur se “ishin ndaluar” vrasjet në kufi dhe se tanimë konsiderohej vetëm “kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe si pasojë dënoheshe vetëm me burg, kufitarë të urdhëruar nga shefat e tyre, qëllonin mbi të rinj që tentonin të largoheshin drejt botës së lirë. Alia e dinte që po bënte një krim, sepse kishte marrë vesh se po i vinte fundi, por përsëri lejonte vrasjet në kufi. Në njëqind intervista që ka dhënë deri më tani, nuk ka kërkuar qoftë edhe një herë të falur sëpaku jo si individ, por si sistem. Asnjëherë të vetme. Në vitin 1991 dhe fillimin e lëvizjeve të forta në drejtim të demokracisë, por sidomos në zgjedhjet e para të konsideruara të lira u plagosën 90-të njerëz në Shkodër dhe u vranë katër djem. Nuk ka dalë nga asnjë gojë zyrtare, apo edhe nga ndonjë gojë e pushtetarëve të kohës që të kërkojë të falur. Po e përsëris jo si individ, por si veprim i sistemit jo demokratik që ishte. Asnjë person nuk është bërë burrë të thotë: Ne ishim drejt fundit politik dhe kemi bërë një krim që u derdh gjak. Sëpaku të deklaronin veten fajtorë pse ishin pjesë e ingranazhit të diktaturës ose të kapur në kurth, apo të detyruar për të bërë faj. Asnjë njeri, asnjë prononcim dhe asnjë “me fal” nga askush. Duke filluar nga “Presidenti” i atëhershëm, Kryeministri dhe Ministri i Brëndëshëm nuk thanë “më fal” për ngjarjen edhe me arsyetimin se “na ndodhi ne” apo se na e “futën” duke e marrë përsipër fajin apo gabimin e ndodhisë nën qeverisjen e tyre. Fillon kontrabanda e vajgurit dhe naftës. Bën bujë kjo gjë në vitet afër 96-tës dhe askush nuk del të deklarojë se po bëhet një faj. Nuk deklaron se kjo kontrabandë është e dëmshme, jo vetëm se nafta shkon edhe te Millosheviçi, por se po injekton në popull vesin e keq dhe të pandreqshëm të kontrabandës dhe thyerjes me dashje të ligjit. Asnjë pendim dhe asnjë “pardon” për këtë punë sot e kësaj dite, si nga ish Presidenti Berisha, ashtu edhe nga korifenj të tjerë të demokratëve. Po, fjalë tavolinash që deklaronin atëherë “është pasuruar populli” me kontrabandë. Vidhen dhe sabotohen zgjedhjet e 96-tës dhe na del nami më i keq në të gjithë botën. Nuk ka një kërkesë falje si nga Berisha dhe socialistët. I pari pse inkurajoi dhe fitoi me zgjedhje dhune dhe të dytët, pse u larguan në orët e fundit nga proçesi. Asnjë pendesë për veprimin që i dha shqelmin demokracisë në Shqipëri dhe që sot e kësaj dite nuk e kemi marrë më veten. Inkurajohen skemat piramidë dhe trasformohen ato në një fatkeqësi kombëtare me pasojë një “crack” të jashtëzakonshëm moral dhe financiar. Asnjë pendim nga Berisha dhe financierët e tij, për fajin dhe jo “gabimin” që kishin bërë. Vetëm fjalë të vonuara dhe në erë për “tolerimin” e tyre dhe një idiotizëm makabër justifikimi me “rebelimin e kuq të socialistëve”. Asnjë pendim, pse ushtria ra në tokë, pse shërbimi sekret u masakrua, pse bankat u thyen dhe pse populli u armatos për t’ju afruar një lufte civile. Asnjë kërkesë faljeje normale, përballë një fatkeqësie të tillë. Asnjë. Nga ana tjetër te socialistët asnjë pardon pse e çuan popullin në këmbë për të rrëzuar me armë pushtetin e Berishës. Pse u vendosën në krye të një rebelimi i cili u bë me thyerje deposh dhe armësh. Pse lejuan që shteti të binte në gjunjë dhe për të shkuar drejt një momenti tragjik dhe vrastar vëllavrasjeje midis shqiptarëve. Asnjë pardon dhe asnjë ndjesë për këtë gjë. Nga askush. Në vitin 98-të, kryehet tragjedia e rradhës. Vritet një deputet dhe mbas kësaj sulmohen sërish institucionet. Përsëri nuk ka asnjë burrë që të kërkojë të falur pse u lejua dhe pse nuk u sqarua asgjë. As nga demokratët dhe as nga socialistët nuk doli askush të deklarojë se “tanimë e kanë tepruar” me lojrat me armë. Falje se ishin fajtorë, jo pse organizuan rebelimin, por se nuk kryen detyrën e tyre dhe se nuk mbrojtën shtetin, apo edhe përfaqësuesin e popullit. Nga 98-ta e deri më tani, janë degraduar dhe vjedhur vota. Si nga njëra anë dhe tjetra, e nuk ka dalë qoftë një person apo partiak apo qeveritar që të thotë se: Po, kemi faj, sepse kështu nuk mund të ecet. Ka edhe me qindra raste të mbytjes së njerzve në ujë, apo rrëzimit në rrugë, apo edhe të fatkeqësieve ku politika dhe qeverisja mban përgjegjësi, dhe nuk ka as një fjalë mbajtjeje përgjegjësie. Nga askush në qeveri dhe askush në politikë, por vetëm sulme kundrejt krahëve të kësaj politike dhe acarim i mëtejshëm i situatës. Më e bukura është se mungon krejtësisht një kërkesë e vetme e të kërkuarit falje apo të pendimit të plotë në 18-të vite, dhe nga askush në politikën shqiptare si majtas dhe djathtas, në çdo situatë dhe në çdo rrethanë. Asnjë prej këtyre politikanëve dhe qeveritarëve nuk ka pasur kurrajo civile dhe moral të tillë që të kërkojë botërisht falje. Asnjë kulturë e tillë. Përkundrazi ka një kulturë e cila ndëshkon atë që kërkon falje, sepse e “kryqëzon” menjëherë duke i dhënë edhe faje të tjera që si ka, për ta bërë atë fajtorin e madh dhe të vetëm, në të gjithë politikën e këtij vëndi të damkosur nga të tilla fatkeqësi. Vijmë sot edhe te Gërdeci dhe për tragjedinë e tij. Nuk është kërkuar falje aspak si nga kreu i qeverisë dhe nga askush. Nuk kërkohet falje, pse ndodhi në qeverisjen e tyre. Pse fishekët kinez dhe skandali me profil ndërkombëtar ju ndodh kur ato kanë shtetin në dorë, dhe kur kanë fituar maxhorancën politike në vënd. Përkundrazi, akuzojnë dhe përsërisin fraza idiote dhe të pamëshirshme deliri, mbi përgjegjësi personale të njerzve, që pa mbështetjen e politikës do të ishin “insinjifikantë” në çdo drejtim. Sulme të politikës së lartë dhe vetë Kryeministrit ndaj shtypit dhe mediave, por asnjë pardon, pse ndodhi një plasje e tillë masive në afërsi të Tiranës dhe gjatë kësaj qeverisjeje. Sulme ndaj të gjithëve që nuk janë dakort me politikat e financave dhe ato ekonomike, por edhe të tenderizimit qeveritar, dhe asnjë falje e kërkuar për rënien drastike të buxheteve familjare. Akoma më keq është kur ka “zhytje në honin e korrupsionit dhe mos kërkesë falje” pse mbas vitit 2005-së nuk kanë bërë asgjë për të mbajtur premtimet për futjen në burg të “Mamuthëve” të korrupsionit, dhe klanit të “Zemunit”, apo edhe monopoleve që po ju marrin frymën njerzve dhe Shqipërisë. Asnjë pardon nga Berisha, pse nuk ka mbajtur pikërisht këtë fjalë e cila e solli në pushtet. Tashmë nga kjo klasë politike dhe sidomos nga kjo maxhorancë qeverisëse, nuk pritet asnjë pardon dhe kërkesë faljeje për fajet dhe gabimet, që bëjnë përditë. Janë si dy pika uji me kohën e diktaturës, e cila nuk njeh “pardon” dhe ulje koke. Nuk ka treguar ndonjë ndryshim në këtë strategji perendimore (pardoni) as opozita e sotme dhe e majta në përgjithësi dhe kjo të bën të trishtohesh krejtësisht, sepse kuptohet se një klasë e tillë politike që nuk ka kurrajo të kërkojë të falur, të keqen e bën pa teklif dhe pa asnjë problem në kohë dhe hapësirë. Këto soj politikanësh dhe pjesë e mbeturinave të fundit të komunizmit jo idealist shqiptar, janë të pandreqëshëm dhe kanë bërë si veten dhe një pjesë të karrikeve marrësve pa meritë, që nuk kanë qënë pjesë e diktaturës dhe për më tepër që e mbajnë veten edhe për “klasë të persekutuar”, por që po mahiset me veset e ndyra të sahanlëpirësave te byroistëve dhe komunistëve nga më të pa mëshirshmit në botë. Të llangosur me turpin e fajeve të mëdha dhe të papranuara, të prishur nga vesi i vjedhjes dhe korrupsionit, tashmë të fajshmit që nuk kërkojnë falje, por vazhdojnë të bëjnë faje të tjera. Deri kur do të besojmë se ato do të ndreqen? Ato nuk duhen lënë të kërkojnë të falur kur të jenë në grykë të varrit, sepse pastaj faji do të jetë bërë kaq i madh, sa do të na duket sikur është një e “mirë” nga që do të jemi mësuar me të. Tjetra është se, mund edhe të mbajnë mendjen e tyre dhe të mos kërkojnë kurrë të falur, ngaqë kështu janë në karakter dhe kjo është shumë e qartë tashmë. Por kjo detyron drejtësinë, atëhere kur të jetë vërtetë e tillë, që deri sa të kenë frymë, duhen ndjekur, jo për të kërkuar falje, por për tu ndëshkuar nga një drejtësi e cila ka munguar për to dhe sojsorrollopin e tyre. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() VAR
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |