Lajme
Te Fundit
Besi Bekteshi: Korrupsioni i Berishës, njollos shtetin dhe krijon ndjenjë pasigurie. | Besi Bekteshi: Korrupsioni i Berishës, njollos shtetin dhe krijon ndjenjë pasigurie. |
|
| Friday, 18 July 2008 | |
|
17korrik-08 / Besi Bekteshi
Korrupsioni i Berishës, njollos shtetin dhe krijon ndjenjë pasigurie. Me fondet e rrugës Durrës-Kukës, mund të ndërtoheshn dy rrugë. Me emrin e një rruge patriotike, po bëhet një korrupsion i pa parë. Shkodër—Ilir Meta kreu i LSI-së ka vazhduar me takimet e tij në zonat e Shkodrës dhe kësaj rradhe ka qënë në komunën e Hajmelit ku në fakt janë ndalur edhe kreër të tjerë të partive të mëdha të vëndit. Në këtë vënd Meta jo vetëm që ka asistuar në pranimin e mbi 50-të anëtarëve të rinj të partisë së tij, por ka sqaruar edhe situatën politike në vënd. Meta për gjëndjen e rënduar në Shqipëri ka bërë përgjegjëse qeverinë e Berishës dhe ka kritikuar edhe lidershipin e PS-së sepse sipas tij ky lidership nuk ka mbështetur kërkesën e forcës së tij politike për të ngritur një komision hetimor për të hetuar shpërthimin e municioneve në Gërdec. Gërdeci nuk është thjesht një pakujdesi dhe rastësi, sepse dikur do të shpërthente ky korrupsion, ka thënë Meta. Por për fat të keq ai mori edhe jetë njerzish dhe jetë fëmijësh ka vazhduar ai. Ky korrupsion padyshim që njollos shtetin dhe krijon një ndjenjë pasigurie në të gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët ndjehen të pambrojtur dhe nuk dinë se çdo të ndodhë nesër, ka sqaruar kreu i LSI-së. Për rrugën Durrës-Kukës meta ka thënë se: Abuzimi aty është i përmasave skandaloze dhe të frikshme. Në emër të një rruge gjoja patriotike po bëhet një nga korrupsion i pa parë. Me ato fonde mund të bëhen dy rrugë si ajo ka thënë Meta dhe ka shtuar se “mund të zgjidheshin shumë halle në Shqipëri”. Ai ka vërejtur, duke ju shpjeguar banorëve të Hajmelit se si mund të hidhen 1 miliard euro pa projekt të përfunduar, kur edhe për një tender ujësjellësi bëhen projekte dhe preventiva të detajuar dhe pastaj hapet tenderi dhe në këtë rast fondi po shkon pa limit. Kurse për bujqësinë Meta ka thënë se për çdo zonë do të ketë kushte të veçanta dhe të detajuara mirë. Ndërsa për politikat e qeverisë për fshatin, Meta ka thënë se nuk janë asgjë tjetër, por vetëm demagogji. Në takim kishte dhe diskutime që kërkonin bashkimin e të majtës dhe kryesisht të LSI-së, PS-së dhe PSD-së për të larguar nga pushteti qeverinë e Berishës dhe këtë të fundit, që po punojnë vetëm për interesat e tyre dhe të klaneve korruptive. Meta në fund të takimit, ka shpëndarë rreth 50-të tesera të anëtarëve të rinj të komunës Hajmel |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |