| Mė nė fund liqeni i Shkodrės pastrohet nga rrjetat pirate |
|
| Saturday, 12 July 2008 | |
|
M
Shkodër—Ka mbi 16-të vite që liqeni i Shkodrës është i “parcelizuar” dhe i bllokuar nga rrjetet pirate të cilat kanë qënë të vendosura kudo dhe në distanca të ndryshme në një sipërfaqe të madhe të tij, në anën shqiptare. Këto rrjeta kanë bërë dëme të mëdha jo vetëm në tranzitimin e peshkut dhe ushqimin e tyre, por edhe në qarkullimin e lirë me varka në liqen. Ato kanë kryer shfarosje të ngadaltë të peshkut dhe kryesisht të krapit dhe karasit, në liqenin e pasur si ai i qytetit më të madh në veri. Ka pasur shumë kritika edhe mediatike për këtë drejtim, por asnjëherë nuk është bërë e mundur të kontrollohet dhe pastrohet liqeni nga rreth 50-të rrjeta të tilla që kishin “gardhuar” liqenin e madh. Sot ka pasur një operacion të madh të kordinuar nga “Inspektoriati i Peshkimit të Shkodrës” dhe “Rojet e Mjedisit” apo “Rengers” dhe nga “Policia Kufitare” e DPQ-së në Shkodër, por edhe “Policisë Bashkiake” të qytetit.
Puna është përqëndruar në hapsirën ujore përballë Shirokës, duke prerë pritat e ngritura nga rrjetat dhe drurët e shumtë. Për këtë aksion, ka folur edhe inspektori i peshkimit Rasim Suma i cili ka thënë: Ky pastrim bëhet në kuadrin e lëvizjeve të specieve migratore, po ashtu të lëvizjeve të mjeteve të trasportit ujor, por edhe të zhvillimit të florës dhe faunës ujore. Ai ka thënë se dëmët kanë qënë të shumta dhe të natyrave të ndryshme nga këto gardhe ujore dhe rrjeta të shumta. Shumë nga peshkarët kanë qënë të liçensuar dhe numëri i tyre kalon shifrën 25-së. Kurse numëri i metrave të rrjetave i kalon të 3000 metrave dhe pritat me gardhe prej druri kanë shumë vite. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |