Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Prefekti Cungu merr masat kundra zjarreve
Prefekti Cungu merr masat kundra zjarreve E-mail
Saturday, 12 July 2008

Prefekti Cungu merr masat kundra zjarreve, por tanimë njësitë vëndore duhet të merren me emergjencën e tyre.
Shkodër—Prefekti i Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu ka kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore  që ti përshpejtojnë masat për ruajtjen e ruajtjen e pyjeve nga zjarri. Ai ka bërë me dije se tani kjo përgjegjësi është akoma më e madhe dhe nisur nga fakti se një pjesë e madhe e këtyre njësive do ti marrin në pronësi si pyjet dhe kullotat. Por ai thotë gjithashtu se në përgjithësi në këtë periudhë janë marrë masa për mbrojtjen nga zjarri punë kjo që ka filluar me ngritjen e shtabit në rang  të prefekturës. Por janë ngritur shtabe të emergjencës në çdo Bashki e Komunë thuhet nga prefekti Cungu. Për gazetën “SOT” Cungu thotë se çdo institucion ka marrë përsipër detyrimet për të vepruar në rast të zjarreve dhe janë organizuar grupet e punës në çdo njësi vendore dhe institucione të nivelit qëndror si Drejtoria e Shërbimit Pyjor, reparti zjarrfikës, Drejtoria e Policisë së komisariateve dhe institucionet që varen nga Ministria e Mbrojtjes i kanë marrë detyrat sipas përgjegjësive dhe sipas ligjeve. Të gjithë janë të gatshëm të ndërhyjnë në çdo moment ka deklaruar Cungu.

Situata monitorohet përditë dhe ka sistem të gritur të informacionit të shpejtë por kërkohet një përgjegjësi më e madhe dhe organizim aktiv në komuna thënë ai.
Prefekti ka pranuar se ka interesim më të madh në njësitë e qeverisjes vendore sepse kanë ndikuar edhe projektet e qeverisë për kalimin e pronave shtetërore në drejtim të tyre. Kurse shtabi i Prefektit do të mblidhet çdo javë për të verifikuar punën që bëhet dhe problemet që dalin dhe do të ketë kontrolle të befasishme për gadishmërinë të mjeteve të personelit që ka për detyrë të ndjekë përditë situatën.
Në fakt shikohet se ka një gadishmëri më të mirë, por ama ka edhe një pasiguri të madhe në drejtim të deçentralizimit të mbrojtjes kundra zjarrit edhe në konceptin e përgjegjësisë tanimë të deleguar në komuna. Në se ka mjete dhe ka aftësi një komunë që të ketë edhe struktura të mbrojtjes kundra zjarrit këtë gjë askush nuk ta sqaron në dikastere dhe në fakt nuk ka sepse nuk egziston edhe ndonjë protokoll që e stabilizon këtë gjë. Më sa duket njësitë vendore duhet të jenë të vëmëndëshëm për ti zbuluar zjarret dhe njoftuar apo ndihmuar me njerëz, sepse që të ndërhyjnë me mjete kjo realisht është e  vështirë. Kjo është vera e parë që edhe emergjenca kundra zjarreve ka kaluar në një pjesë të madhe të njësive vendore dhe tashmë do të shihet në se skema e re do të përballojë më mirë një verë të nxehtë dhe të thatë, e cila mund të ketë edhe zjarre të shumtë.
Qarku i Shkodrës vetëm vitin që kaloi është goditur nga mbi 100 zjarre të cilët kanë shkrumbuar mbi 160 ha pyll e dhënë kjo zyrtare, por në fillim të tetorit ky qark kishte rreth 300 ha pyje të djegur dhe kjo tashmë është një shifër e madhe
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419044

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page