Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Besi Bekteshi: Mungon modeli për të qënë normal.
Besi Bekteshi: Mungon modeli për të qënë normal. E-mail
Saturday, 12 July 2008

Ku është modeli në të cilin të besojmë??!
Opinion / Besi Bekteshi
Sot në “Republikën e 71-shit” të përgatitur nga pozita dhe opozita shqiptare, kreu i Shtetit Shqiptar mund të shkarkohet apo më mirë “ngarkohet” si një ministër dhe praktikisht po të pranojmë ndër të tjera se “demokracia është numër”, Presidenti i vëndit vlen pa përmëndur emra, sa një ministër që zoti Berisha e ka marrë për ti bërë fresk në qeverinë e tij, apo për ti mbushur kutitë transparente të votimit me letra jo transparente të servilizmit dhe përfitimit.

Në “Republikën e 71-shit” për turp, nuk egziston një model ku qytetarët shqiptarë të besojnë dhe të kenë të shprehur edhe idealin e kohëve moderne.Në “Republikën e 71-shit” qytetarët shqiptarë janë të dënuar të zgjedhin, se cilët përfitues dhe abuzues më të vegjël duhet të votojnë.Në këtë Republikë, nuk ka një model besimi popullor dhe ky është edhe momenti dramatik i një demokracie e cila është topalle, e marrë dhe shpesh herë e pa larë.Në cilin model institucioni shtetëror kanë besim shqiptarët dhe këtë besim e kanë të rrënjosur dhe të patundëshëm? Në institucionin e Presidentit? Sa Presidentë kemi kaluar deri tani dhe kush prej tyre ka lëvizuar nga vëndi pa u polemizuar, mos besuar, dhe linçuar politikisht?Berisha në 97-tën, Mejdani i qetë i pa besuar nga të dy krahët? Gjenerali i “zëmëruar” dhe i linçuar nga propozuesit? Apo Topi me “self control” që sfumohet nga të tijët? Cili prej tyre është kthyer apo ka kthyer në institucion besimi dhe model ideali, postin e lartë? Mos vallë kemi Gjykatë Kushtetuese dhe KLD që janë modele besimi te qytetari shqiptar?

Ndoshta dikush mund të thotë, se qeveritë janë modele besimi dhe qeverisjeje progresive dhe demokratike për shqiptarët???! Apo është Parlamenti model besimi në popull se “prodhon” ligje dhe shpall e mbron demokraci në këtë vënd??! Modelet tona të besimit apo imponimit nuk janë dhe nuk vendosen, sepse njerzit politikë të deritanishëm nuk merren me anën ideale të problemit, por thjesht me anën materiale dhe të pasurimit apo sundimit rrumpallë dhe deri në kufijtë e mafies. Të tillë njerëz bëjnë vetëm keq.


Dikur “Migjeni” kërkonte dhe deklaronte “Të lindet njeriu” dhe shtronte problemin e ndryshimit. Ne kemi shkatërruar si në të mirë dhe në të keq, modele të cilat deri diku i kemi pasur. Ne nuk arrijmë të absorbojmë demokrativisht as modelet e botës perendimore dhe faji tashmë nuk është i popullit, por i një klase politike të vjetër dhe komuniste që nuk e lejon këtë gjë. Populli ka edh ai faj, se akoma nuk është i zoti të ndryshojë pikërisht këtë klasë të shpifur dhe mashtruese deri në shëmtim.
Italianët besojnë në “Rilindjen” e tyre dhe kanë Senatin dhe Presidentin që arrijnë të stabilizojnë politikat e mëdha. Amerikanët kanë Presidentin dhe Gjykatën Supreme sëbashku me Senatin që rrezatojnë liri dhe demokraci. Francezët, kanë Presidentin dhe Kushtetuën sëbashku me Parlamentin, që demostrojnë demokraci dhe besim. Britanikët kanë Mbretëreshën dhe dhomat e tyre të përfaqësuesve, që japin siguri dhe demokraci. Spanjollët po ashtu kanë Mbretin dhe Parlamentin që shquhen për prosperitet dhe demokraci.
Në Ballkan Grekët besojnë në familjet e mëdha politike si majtas e djathtas, bie fjala Papandreu dhe Karamanlis që në fund të fundit japin siguri dhe një parlament, që sillet me autoritet. Në Turqi kemi Parlament dhe Shtab të Përgjithshëm, por edhe një Kushetutë që tregojnë siguri nën modelin e “Ataturkut”.
Çfarë kemi ne që të tregojmë apo marrin si model?
Kemi prishur edhe disa modele të vjetra dhe pse arkaike që kanë funksionuar në shekuj.
Kemi prishur modelet e katër “kanuneve” që shërbenin për rregullimin e jetës në primitivizmin tonë. Kemi prishur Bajraqet qeverisëse që nuk lejonin kaos në rajonet sunduese të tyre.
Nuk kemi modelin përparimtar të “Rilindjes” dhe se yshim fare dhe prishëm modelin e sundimit të regjimit të Zogut, sëpaku më i miri në të gjithë qeverisjen tonë në shekullin 20-të. Por nuk kuptuam dhe nuk nxorrëm mësime edhe nga “Enverizmi” si model për të mos e marrë dhe ngjizur me demokracinë, dhe për të mos e shfrytëzuar si leksion për shkatërrim vlerash.
Praktikisht jemi me modelin e Berishës dhe të socialistëve që kishin dhe kanë kohë për të humbur me “Berishizmin”.
Në fakt politikisht dhe moralisht jemi në krizë të madhe identiteti dhe kjo krizë gjenerohet nga individë të përçartur që jetësisht dhe moralisht nuk kanë identitet. Mbase përfaqësojnë treva dhe rajone të identifikuara për arsye të ndryshme, por jo identitet në vetvete në konceptin qytetar dhe të trashëgimisë kulturore dhe etiko-morale.
Mbase...!?
Sepse kështu sigurohet edhe sundimi i tyre dhe mundësia që kjo shoqëri e tillë të ketë nevojë për të tilla mostra qeverisëse dhe kuvëndimi që në të vërtetë transformojnë ideale dhe i drejtojnë ato për nga anti qytetarja dhe anti modernia.
Kërkojnë që të kthejnë në “identitet” pikërisht mostrën që jeton në shpirtin e tyre.
Kërkojnë të imponojnë modelin fatkeq dhe laraman të tyre, për të larguar edhe modelet e mbetura tek tuk në shpirtin e shqiptarit.
Po largojnë modelin trim dhe shqiptar të Skënderbeut i cili i vërtetë apo jo, ishte ndërtuar në shpirtin një populli. Punojnë për ditë që të largohet modeli i rilindësve që kishin si të parë atdhedashurinë dhe fjalën e lirë, dhe tashmë askujt nuk i bie ndërmend të referohet në mjekrën e bardhë të Ismail Qemalit apo burrninë e Isa Buletinit. Largojnë modelin e ashpërsisë kombëtare të Fishtës dhe modernizmin demokratik e të talentuar të “Migjenit”, por edhe ëmbëlsinë dhe patriotizmin narrativ të Frashërllinjve dhe Poradecit.
Kanë prishur dhe nuk e duan zbatimin e ligjit në mbretërinë gjysëm të merituar të Zogut dhe prishën edhe shkollimin masiv të diktaturës, por edhe edukatën qytetare edhe pse të imponuar që filloi me Zogun dhe mbaroi në fund të diktaturës, deri sa erdhën qelepirxhinjtë e “anëtarëve të leverdisë” që krijoi Nexhmia me Ramizin, nën marrinë kriminale të babait shpirtëror Enver, dhe që vazhdojnë të drejtojnë edhe sot e kësaj dite.

Kemi krijuar modelin e qeverisjes dhe demokracisë së “spiunëve” që dje ishin më të “ndershëm” sepse punonin me bindje, por kuptonin se ishin të pa ndershëm dhe sot punojnë për përfitim, dhe e dinë veten të ndershëm.
Nuk ka ku të shkojë më keq, dhe duken larg shumë larg shenjat për një model cilido qoftë ai që të shërbëjë si pikë e fuqishme referimi për të  gjithë.
Në një model të tillë ashpërsisht të denjë për republika bananesh dhe të vëndeve ku sundojnë autokratë dhe vesveselinj të politikës, që përfiton dhe vjedh përditë, duke sunduar dhe për më tepër duke shitur mënd se “jemi demokratë” dhe që vetëm ne, “bota na do”.
Sot ka një model të shëmtuar i cili po transformon edhe mëndjen e qytetarit të vogël. Sot politikisht dhe ekonomikisht politikanë dhe qeveritarë, me paturpësi dhe një faqe të zezë tregojnë dashurinë që perëndimi ka për to dhe këtë e demostrojnë si arritje të madhe.
“Dashuria” e perëndimit për mostrat të cilët shkaktuan 97-tën është “se e dinë se çfarë zotësie kanë për të bërë keq” dhe për më tepër këtë e shesin si model. Kurse modeli në fakt duhet të jetë që dashuria të vijë nga populli i tyre dhe po ashtu edhe respekti për modelin që krijojnë.
Por këtë nuk e kanë, dhe me këtë mëndje, as që kanë për ta pasur ndonjëherë deri sa të vijë dita, që të lindet “Njeriu” dhe të krijohet modeli, me njerzit e rinj.

 

 

 

 

 


 
  

 

 


 

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419562

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page