Lajme
Te Fundit
Zėvėndėsministri Strazimiri thyen i pari rregullat e qarkullimit nė Shkodėr. | Zėvėndėsministri Strazimiri thyen i pari rregullat e qarkullimit nė Shkodėr. |
|
| Wednesday, 09 July 2008 | |
9-mërkurë-korrik-08Besi Bekteshi Zëvëndësministri Strazimiri thyen i pari rregullat e qarkullimit në Shkodër. Makina e zyrtarit të lartë, parkohet në hije, pikërisht aty ku tabela e ndalon këtë gjë. Shkodër—Ka pak kohë që Zëvëndësministri i brëndëshëm Genti Strazimiri ka qënë në Shkodër dhe ka siguruar se dikasteri i tij “do të rrisë punën në policinë rrugore për të siguruar akset rrugore që të mos ketë aksidente dhe të mos ketë çrregullime në trafik”. Në fakt që thyhen në mënyrë absurde dhe arrogante rregullat e qarkullimit dhe tabelat e vendosura nga shtetarë kjo dihet, por do të ishte e rëndësishme për qytetarët që sëpaku ato që kanë në dorë rregullin, të jenë pikërisht të respektueshëm me të. Por edhe në Shkodër demostrohet arroganca dhe dalja sipër ligjit të njerzve të ligjit. Sot me sa duket, i ardhur në Shkodër Zëvëndësministri i Brëndëshëm Gent Strazimiri ka bërë një shfaqe aspak normale të thyerjes së rregullave të qarkullimit dhe me makinën shtetërore të tij. Ka dhënë urdhër ai, apo ka vepruar shoferi, kjo nuk ka rëndësi, por në mënyrë tekanjoze dhe vetëm për të mbrojtur nga dielli makinën me targa TR-0119-Z të shtetit, pikërisht si një makinë dikasteri, është vendosur e vetme në një vënd ku asnjë makinë nuk mund të parkohet. Në fillim makina e zyrtarit të lartë ka qënë në vëndin e caktuar përpara Bashkisë së Shkodrës, pastaj ajo është lëvizur duke ecur mbrapa në mënyrë të ndaluar si rregullore dhe afër një tabele që ndalon parkimin e cila ka qënë vetëm 2 metra, dhe ka qëndruar nën hije. Policët ishin shumë afër dhe kur panë veprimin u larguan, sepse jo vetëm kishin zor të qëndronin, por edhe turp nga fjalët e kalimtarëve dhe njerzve me shumicë atje. Asnjëherë në Shkodër nuk ka mundur askush të parkojë aty dhe për më tepër midis institucionit të Bashkisë dhe Prefekturës dhe nuk e kanë bërë as zyrtarët lokalë dhe ato qëndrorë, sepse me të vërtetë është një vënd ku absurdi duket nga të gjithë. Mirëpo ndërkohë që policia gjobit edhe për diçka të vogël dhe në qëndër të Shkodrës arrin të “disiplinojë” biçikletat ose këmbësorët, dhe kur në rrugën e Velipojës ka aksidente përditë dhe kur trafiku është në kaos të plotë tani në verë nga shtimi i pa masë i makinave, një “merçedes” i MB-shme në atë vënd i parkuar, ka bërë përshtypje të madhe në rrugë. Patjetër që askush nuk mund të respektojë më njerzit e ligjit që janë të parët që e thyejnë atë, dhe sot ka qënë rradha e Zëvëndësministrit të Brëndëshëm që e ka thyer ligjin me makinën e shtetit dhe plot arrogancë, kur të gjithë në atë vënd zbatojnë pikërisht tabelën që makina e zyrtarit nuk “e ka parë” dhe nuk e ka respektuar. |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |