Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Black Box arrow Dėnohen bashkėshortėt vrasės tė vajzės nga Drishti.
Dėnohen bashkėshortėt vrasės tė vajzės nga Drishti. E-mail
Friday, 04 July 2008
4korrik-08

Besi Bekteshi

Dënohen bashkëshortët vrasës të vajzës nga Drishti.

 

Babai i viktimës dënohet me 25-së vite burg dhe njerka me 15-të vite.

Shkodër—Një nga vrasjet më të kobshme të ndodhura brënda familjes ka marrë përfundimin e saj me dënime të ashpra nga trupi gjykues në Shkodër.
Tashmë Brahim Faci dhe bashkëshortja e tij Nuria, por njerka e Drita Facit, janë dënuar me 25-së dhe 15-të vite heqe lirie, për vrasje në bashkëpunim të së resë, e cila mbasi i vra u varros në oborrin e shtëpisë së bashkëshortëve Faci.
Në fakt ngjarja e zbuluar në 8 mars të 2007-tës tashmë është sqaruar nga drejtësia dhe ka qënë pija e babait vrasës e cila ka nxjerrë se “ai ka vrarë të bijën dhe e ka groposur diku në oborrin e shtëpisë”, kur ndërkohë kishte hapur fjalë se e bija ishte larguar jashtë shtetit. Babai vrasës këtë deklaratë publike e ka bërë në një prej lokaleve dhe fjala ka shkuar deri në polici, e cila pastaj ka ndjekur një pistë të vjetër hetimi për të zbuluar edhe vrasjen e kobshme.
Policia ka marrë vesh deklaratat e babait vrasës dhe të pirë dhe mbas kontrollit ka zbuluar edhe mbetjet e trupit të vajzës e cila vritet nga babai dhe në krim ai ndihmohet nga njerka e saj. Ngjarja e Drishtit në Postribë, ka tronditur të gjithë opinionin, sepse ka qënë një vrasje brënda familjes me “arsye të ruajtjes së nderit” që ka çuar një baba të jetë kriminel dhe vrasës i fëmijës së tij.
Grupit hetimor në atë kohë i ka rezultuar se Drita Faci ishte vrarë me mjete të forta që në vitin 1996-të dhe ishte groposur afër shtëpisë dhe fjalët e babait dhe njerkës ishin deri në atë kohë se ajo “ishte larguar jashtë shtetit” dhe prokuroria ka sqaruar gjithashka në të gjithë këtë ngjarje të kobshme e cila qëndronte prej më shumë se 11 viteve e “groposur” sëbashku me viktimën.
Hetimi dhe arresti me burg ka zgjatur 17-të muaj për të dy bashkëshortët vrasës, dhe ka pasur edhe disa seanca gjygjsore të cilat kanë sjellë si përfundim edhe gjykimin e vendimin e fundit, ku trupi gjykues ka lënë në ekzekutim edhe dënimet e kërkuara nga prokuroria. Aleks Nikolli si kreu i trupit gjykues, ka deklaruar vendimin dhe ai ka qënë në dëm të Brahim dhe Nurie Facit duke i dënuar të dy me 40-të vite burg.
Tashmë i dënuari Faci edhe pas vendimit të gjykatës, ka qënë jo dakort me vendimin dhe nuk është ndjerë kaq shumë i prekur nga krimi që ka bërë.
Ky krim dhe ky mentalitet e përhapur disi në zonën në fjalë, ka pasur “nderin” në themel të tij dhe akoma më keq se asnjëherë deri më tani nga një baba vrasës nuk është deklaruar sëpaku si hetim me ndonjë fjalë pendimi apo drejtësie, për vrasjen e vajzës së tij Drita Faci. Ky gjygj ka pasur jehonën e vet sidomos në malësitë e Shkodrës dhe i ka dhënë fund një krimi të kryer në familje për “çështje nderi” ku protagonistë kanë qënë një vajzë e vrarë nga dy bashkëshortë që kanë ndihmuar njëri tjetrin të vrasin një të re, duke qënë njëri babai dhe tjetra njerka e saj.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 18°C
Mes.: 18°C
Lag.: 63%
Shpejt.: 29 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1008.5 mb
WSW
Vizitore: 1420541

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page