| Pontili i Shkodrės |
| Friday, 04 July 2008 | |
Besi BekteshiPontili i Shkodrës vëndi i derdhjes së ujrave të zeza të qytetit. Liqeni vazhdon të atrofizohet nga të “zezat” e Shkodrës. Pjesa më e bukur turistike në kundërmim të derdhjeve të ujrave të zeza. Shkodër---Bregu i liqenit nga krahu i pontilit, është një nga atrakasionet turistike të Shkodrës. Ai ka qënë vazhdimisht një nga shetitoret më të kalueshme dhe të përdorura nga qytetarët e Shkodrës. Sot është vëndi më i ndytë dhe kundërmues me erën e rëndë të ujrave të zeza të qytetit. Si vizitorët e huaj dhe ato vëndas tanimë, nuk mund të qëndrojnë më tepër se 5 minuta, sepse do të detyrohen nga era e rëndë të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithse është deklaruar se aty nuk do të derdhen të “zezat” e qytetit, përsëri gjëndja është po ajo dhe atrofizimi i kësaj zone shikohet qartë dhe është një fatkeqësi e madhe si për qytetarët ashtu edhe për të huajt, që tentojnë të shikojnë këtë zonë. I gjithë vëndi është zënë tashmë nga ujrat e pista dhe derdhjet e vazhdueshme janë të mëdha, duke rritur masën e madhe të pjesës së liqenit në pushtetin e pisllekut masiv. Ka qënë një plan i cili do të rregullonte shtyrjen për në Bunë të derdhjeve, por edhe pse i deklaruar, ai akoma nuk është zbatuar. Problemi me pompat që duhet të shtynin të “zezat” më larg sikur është harruar dhe një projekt 15-të milionësh që do të merrej edhe me këtë problem është tepër larg. Kështu që natyrisht kjo pjesë e liqenit dhe një nga më të bukurat në Shkodër po degradon, duke mos e marrë më veten.Nga specialistë të ekologjisë merret vesh se ky degradim nuk mund të riparohet kollaj dhe masa e parë është ndalimi i derdhjeve të ujrave të zeza në liqen, por ky aktivitet nuk po ndalet edhe pse ka kritika dhe pse ka aktivistë dhe njerëz të shumtë, që e demostrojnë këtë turp për Shkodrën. Qyteti i madh në veri me shumë atraksione, po vazhdon të shkatërrojë bukurinë e tij dhe tashmë po godet edhe pikat turistike më të mira që ka. Një nga personat më të ndjeshëm për këtë fenomen që është prof Mahir Hoti për gazetën “SOT” deklaron se krahas aktivitetit të tij zvogëlues që ka sot liqeni, derdhja e të “zezave” është akoma më tepër një faktor, që rëndon aktivitetin e tij jetësor. Në fakt nuk duhet ndonjë fond i madh që ato të shtyhen pak më tutje këto ujra, që të mos ndikojnë direkt në liqen. Por as kjo gjë nuk po gjen zgjidhje. Ndjeshmëria si në Bashki dhe në përgjithësi lokalët e Shkodrës është e nivelit zero dhe kështu shkodranët e kanë humbur edhe një moment relaksi dhe pushimi në qytetin e tyre. Rreth 500 metrat shetitore afër liqenit tanimë nuk “egzistojnë” dhe aty nuk shihen më fëmijë, pleq dhe këmbësorë për të qëndruar dhe admiruar bukurinë e qytetit të tyre |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() NNE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |