Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Rruga “Fetah Barbullushi”
Rruga “Fetah Barbullushi” E-mail
Friday, 04 July 2008
rruget_shemburaBesi Bekteshi
Në Shkodër rrugët shëmben, pa arritur të inagurohen.
Rruga “Fetah Barbullushi” nis me shëmbje dhe arrnime.Shkodër—Tashmë po kuptohet qartë se cilësia e punimeve në rrugët e Shkodrës sa vjen e po bie në një pikatë të lirshme dhe për fat të keq, nuk po kundërshtohet ashpër jo vetëm nga Bashkia, por as nga shoqëria në përgjithësi. Mënyrat për të vendosur pak firma në shumë tendera, po sjell edhe një cilësi të dobët që nuk arrin të inagurojë investime pa pasur defekte.Në rrugën “Fetah Barbullushi” që ka shumë pak ditë që ka përfunduar, kanë filluar shëmbjet dhe me sa dukut ato vijnë si pasojë e kanalizimeve të dobëta, projekteve të dobëta dhe punimeve të tilla. Ka qënë një defekt i tubacioneve të ujit të pijshëm që ka shkaktuar edhe prishjen e rrugës së re dhe të pa inaguruar normalisht, por ky defekt nuk ka qënë i pa parashikueshëm.
Disa nga informacionet e marra bëjnë me dije se defekti është një mos përgjegjësi e firmës ndërtuese të rrugës që pastaj i është dashur të prishë një pjesë të aksit për të ndërhyrë në tubacione.
Në fakt ka sinjale të forta që të çojnë në përfundimin se firmat ndërtuese në Shkodër, po punojnë pa përgjegjësi dhe kjo tashmë është vërtetuar në disa akse në ndërtim.
Një prej firmave ndërtuese është gjobitur me një shifër jo shumë të madhe, por me sa duket Bashkia nuk e di apo bën sikur nuk di, se cilësia në shumë investime lë shumë për të dëshiruar dhe aq më keq, kur kjo cilësi shikohet vetëm pak ditë mbas përfundimit të investimit. Kreu i Bashkisë ka deklaruar se do të kontrollohen edhe disa rrugë që kanë paraqitur probleme, por në fakt dora e “rëndë” e pushtetit lokal, nuk po ndihet në cilësinë e punimeve në rrugët e ndërtuara nga taksapaguesit shkodranë dhe shqiptarë. Tanimë janë disa segmente në Shkodër që nuk janë përfunduar plotësisht dhe për më tepër një pjesë e tyre janë  të arrnuar.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419054

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page