|
Rrėzohet dhe vdes, i sėmuri mendor nė Pukė |
|
|
Thursday, 03 July 2008 |
Rrëzohet dhe vdes, i sëmuri mendor në Pukë
Pukë---Dje rreth ores 19.45, ne afersi te tregut te qytetit Puke, është gjetur i rrëzuar, mes pallateve, tek disa shkallë, shtetasi Kreshnik Beqa rreth 45 vjeç i lindur e banues në Puke. Ky shtetas është transportuar menjëhere në Spitalin e Pukes, ku 10 minuta pas mbërritjes ka gjetur vdekjen. Sipas te dhënave paraprake te grupit përkates hetimor, rezulton se i ndjeri ka qënë me të meta mendore dhe mendohet që vdekja te kete qënë aksidentale. Hetimet për kete rast po vazhdojnë dhe nga grupi hetimor, pritet informacioni përfundimtar në lidhje me ketë ngjarje.
|