|
Mbytet nė Velipojė, i moshuari nga Kosova. |
|
|
Thursday, 03 July 2008 |
Shkodër--Dje rreth ores 12.00, ne plazhin e Velipojes, ka humbur jeten shtetasi Isen Sadrijaj, vjeç 76, lindur e banues në Sharmet të Gjakoves.
Sipas hetimeve te deritanishme rezulton se ky i moshuar, kishte arritur në mëngjesin e një dite më përpara nga Kosova, për pushime ne Velipoje dhe eshte gjetur i vdekur në ujë, nga pushues te rastesishem të plazhit. Në fakt nuk është dëgjuar asnjë thirrje dhe nuk është vënë re asnjë lloj paniku nga ana e tij dhe kështu askush nuk ka mundur ta ndihmojë. I moshuari është futur në ujë dhe nuk ka arritur të dalë më nga deti. Shkaku i vdekjes mendohet te jete, mbytja në ujë dhe sipas shumë gjasave është pushimi i zëmrës arësyeja kryesore. Grupi hetimor ka ardhur menjëherë, ka kryer veprimet e nevojshme dhe materialet e rastit në fjale do ti kalojne për kompetence Prokurorise se Rrethit. Kjo është mbytja e rradhës në këtë plazh dhe si zezon e si gjithmonë për fat të keq, fillon me një kosovar kësaj rradhe të moshuar.
|