| Shatervani |
|
| Thursday, 03 July 2008 | |
2korrik-08 / Besi BekteshiMerr fund krenaria që freskonte shkodranët në qëndër të qytetit. Tashmë ka filluar ndërtimi i shtatrivanit të ri, larg strukturave të skemave të dikurshme. Shkodër—Shkodra krahas ndërtimeve shumëkatëshe të cilat po mbijnë si kërpudha dhe disa akseve rrugore të përfunduara apo në ndërtim, po ndryshon edhe imazhin e saj në qëndër. Përpara disa muajsh me anën e një fondi bashkiak dhe një donacioni edhe si projekt të “Intercorporation”, është marrë vëndimi për të ndryshuar dhe transformuar shtatrivanin e madh në qëndër të qytetit në lulishten përballë prefekturës dhe rektoratit. Shtatrivani i vjetër ka qënë një nga veprat e fundit të diktaturës dhe ka pasur pamjen e disa petaleve rombike të cilat kanë krijuar edhe imazhin e asaj kohe. Nuk ka qënë gjithmonë funksionant shatrivani i vjetër edhe për shkak të mekanizmave tepër primitivë e të sajuar që kurrë nuk u plotësuan, por gjithsesi ai përdorej në momente kur Bashkia vendoste pompat në punë dhe qytetarët shkodranë shijonin në të nxehtët e madh, freskinë e tij dha barin e lulishtes. Sot ka filluar puna për ndërtimin e shatrivanit të ri i cili do të jetë shumë me modern dhe atraktiv, por edhe më i vogël dhe në lidhje të plotë me relaksin e lulishten. Në fakt qytetarët shkodranë janë tepër të interesuar se si do të transformohet dhe në shumicën e rasteve janë të kënaqur pse po rikonstrukturohet, por edhe të pa kënaqur pse kjo gjë po bëhet në verë.Këtu nuk është vetëm problemi i tij, por kryesisht edhe i parkut të madh e të gjelbëruar të qëndrës së qytetit. Në fakt ky shtatrivan do të jetë pak më i vogël, por do të jetë shumë me funksionant dhe do të ketë edhe lojra për fëmijë si dhe mjedise atraktive shoqërore të cilat kanë munguar prej vitesh. Ajo që kanë kërkuar qytetarët kanë qënë edhe banjot publike të vendosura nën parkun e madh, por që nuk janë marrë parasysh nga ato që e kanë ideuar këtë qëndër relaksi në Shkodër. Natyrisht shtatrivani i ri do të ketë disa pika ku uji do të lëshohet me fuqi lart dhe një lojë të madhe me drita, por edhe ura lidhëse dhe shetitore të plotësuar me ndenjëse të shumta. Specialistët në Shkodër mendojnë se do të jetë një nga veprat më të thjeshta, por njëkohësisht të arritura për qëndrën e qytetit dhe agjensia zvicerane që e ka propozuar është vlersuar së tepërmi për zgjidhjet e saj arkitektonike dhe kreative. Tanimë firma e ka nisur punën e saj për zbatimin e projektit dhe me sa duket deri në fundin e vitit, qyteti i Shkodrës do të jetë me qëndrën e tij si një nga parqet më të bukur, por edhe shatrivanin e madh më kreativ dhe njëkohësisht tërheqës në Shqipëri. Bashkëpunimi i Bashkisë së Shkodrës me “Intercorporation” me shumën prej 20 milion lekë do të trasformojë në një pamje tjetër qëndrën e Shkodrës e cila po arrin të preket e fundit në këtë drejtim, nga institucioni i saj kryesor, që është Bashkia.
|
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() ENE
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |