Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home
Rama: Merreni apo nuk merreni ju me politikė, ajo merret me ju. E-mail
Wednesday, 02 July 2008

30qershor-08 / Besi Bekteshi
Rama takon të “majtën e pavarur” në Shkodër.
Rama: Merreni apo nuk merreni ju me politikë, ajo merret me ju.
Shkodër—Edi Rama ka mundur të takojë në një nga lokalet e hyrjes në Shkodër shumë prej intelektualëve dhe të rinjve të cilët janë me bindje të majta por që nuk janë të aktivizuar fuqishëm në strukturat e partive pikërisht të majta të qytetit më të madh në veri. “Ne po materializojmë idenë për t’ju krijuar mundësi angazhimi politik edhe atyre që nuk janë në përbërje të partive politike” kjo ka qënë hapja e takimit të intelektualëve me kreun e partisë soscialiste të Shqipërisë.Në fakt ka qënë Shkodra qyteti ku Rama ka hapur serinë e takimeve të tij nën logon “Takim me Shoqërinë”. Ka shumë njerëz dhe të vlershëm ka thënë Rama që Shqipëria dhe qytetet tona nuk e kanë luksin ti lënë jashtë vëmëndjes dhe ti lënë pa shfrytëzuar në potencialet dhe kapacitetet e tyre. Por për fat të keq janë jashtë vëmëndjes si dhe të pa shfrytëzuar për të mirën të vëndit dhe komunitetit, për shkak se kanë neveri nga partitë politike dhe për shkak se partitë politike kanë frikë prej tyre ka precizuar Rama.

Megjithatë Rama ka deklaruar se “kjo neveri është krejtësisht e justifikuar,  po të kemi parasysh ecurinë dhe degradimin e proçesit politik në Shqipëri, ashtu sikundër edhe kjo frikë është nga ana tjetër që kuptueshme dhe pse është e pa justifikueshme”.
Për këtë takim të konsideruar jashtë partiak, Rama ka thënë se”kjo është një mënyrë e kontributit dhe për të mos mbetur peng i të emëruarve të partive politike”. Me fjalë të tjera Rama ka dhënë për të kuptuar në Shkodër se “duhesh angazhuar që partia mos të emërojë gabim” dhe me sa duket ky ky qënë edhe qëllimi kryesor e takimit në kryeqëndrën e veriut që është qyteti me indiferencën më të madhe në Shqipëri si për votime dhe përqindjen e intelektualëve në partitë politike.
Rama në këtë takim ka shpallur “Bordin e Dialogut” me shoqërinë dhe që më pas mori trajtat e “Bordit Qytetar”  dhe deklaroi se e mirëpresim dhe duam ta promovojmë kudo në Shqipëri duke e quajtur “shprehjen e vetëdijes qytetare” dhe partinë si instrument të të gjithë qytetarëve që duan ta përdorin në funksion të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta.
Në takimin me Ramën, janë dukur shumë intelektualë të cilët dikur kanë milituar në PSSH, por që në një farë mënyre janë aneksuar apo larguar, por edhe nga PSD-ja dhe ndonjë edhe nga e majta e qytetarëve shkodrane e pa shfrytëzuar deri më tani nga PS dhe e majta në përgjithësi.
Janë parë intelektualë me bindje të majta që aktivizohen në shumë drejtime dhe në universitet, shëndetësi dhe sport, si dhe art, por edhe arsim e fusha të tjera të jetës.
Rama ka përfunduar duke u shprehur se: Është fatkeqësi kur dëgjon njerëz të zot dhe të mënçur që thonë se nuk merremi me politikë dhe nuk na intereson politika, sepse harrojnë se edhe pse merresh apo nuk merresh me politikë, politika merret me ty.

 

 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 31°C
Mes.: 31°C
Lag.: 36%
Shpejt.: 14 km/h
Drejtimi: 250°
Barom.: 1013.2 mb
WSW
Vizitore: 1215711

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page