|
Wednesday, 02 July 2008 |
|
Besi Bekteshi
Rikthehet trafiku dhe “autostrada e lopëve” në rrugën e Velipojës.
Fillojnë aksidentet nga qarkullimi i kafshëve dhe karrocave.Shkodër—Turizmi në Velipojë ka gjithmonë viktimat e tij në rrugën e vështirë dhe të mbushur ma kafshë dhe karroca e cila merr jetë njerzish sepse aksi rrugor zotërohet nga jo njerzit.
Vetëm dy net më përpara tre makina janë futur në një aksident me tre të plagosur të cilët kanë shpëtuar për mrekulli sepse kanë përfunduar në një kanal nga manovrimet e një karroce në segmentin e Velipojës pikërisht afër fshatit Trush. Që këtë vit ka pasur disa aksidente të vogla nga kalimi i lopëve në tufa të mëdha por që nuk ka pasur viktima, por vitin që kaloi viktimat në saj të shpejtësive dhe të mbushjes së rrugës me kafshë të ndryshme si ditën dhe natën kanë sjellë edhe viktima por dhe dalje nga rruga të shumë automjeteve. Përsëri po vjen koha e trafikut të rënduar me turistë që shkojnë për Velipojë dhe një kaos rrugor që nga Bërdica e deri në urën e Gjolulit po bëhet një “autostradë lopësh” e cila po pengon qarkullimin dhe po sjell vonesa dhe dëmtime njerzore. Nuk kuptohet si qëndrimi i rrugorëve të këtij segmenti, por edhe e administratorëve të komunave ku ky segment kalon.
Lejohen tufa bagëtish që nga ora 7 e mëngjezit dhe deri nga ora 10-të e paradites që në një distancë prej 7 km të bllokojnë rrugën. Por më e keqa është se kthimi i lopëve nga kollota bëhet në një orar me kthimin e automjeteve nga plazhi dhe kështu ndodhin qindra bllokime rruge dhe patjetër edhe aksidente të shumtë.
Kontrolli mbi kullotat dhe kalimi në rrugë e lopëve apo edhe deleve për të shkuar në këto kullota është absolutisht zero, dhe asnjëherë nuk është bërë problem si në Zyrën e Qarkullimit në DPQ, e po ashtu edhe pushtetin lokal që nuk merr masa që një sasi prej 500 lopësh dhe më shumë se kaq delesh, të kalojnë në dy orare të pikut të qarkullimit.
Nuk kuptohet pse nuk ndalohet me rregullore kalimi i kafshëve në një superstradë dhe pse këtë e lejon si DPQ-ja e Shkodrës dhe Ministria përkatëse.
Po vazhdon të çmëndet trafiku dhe të vëndosen gjoba pse nuk ndizen frexhat anësore të sinjaleve kur kalohen lopët dhe nuk gjobiten dhe nuk ndalohen lopçarët dhe tufat e lopëve që qarkullojnë në segmentin rrugor për në Velipojë.
Tashmë duhet zbatuar ligji dhe në qoftëse policia e qarkullimit në Shkodër e ka të shkruar se në këtë segment rrugor lejohen të qarkullojnë kafshë e bagëti me shumicë, më mirë është që të mbyllin këtë aks rrugor për makinat, sepse kështu aksidentet nuk mund të ndalohen. Nuk mund të qëndojnë indiferent edhe organet e pushtetit lokal që vazhdojnë të jenë “aut” me kullotat e fshatarëve dhe ekonomive të tyre në kalimin për në superstradën e Velipojës. Të gjitha këto, pa përmëndur faktin se në Velipojë kanë filluar të vijnë edhe turistë të huaj, të cilët të parën gjë që vërejnë rrugës për në plazhin e madh verior janë qindra lopë që të qeta dhe nga njëherë të rrezikshme, bllokojnë udhëtimin e tyre dhe arrijnë ta kthejnë aksin rrugor në një segment jeshil si produkt i kullotës së mirë që kanë konsumuar.
|