Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home
Muriqan E-mail
Wednesday, 02 July 2008

Besi Bekteshi
Malazezët kanë filluar persekutimin e shqiptarëve në Muriqan.Policia malazeze kthen mbrapsht dhe burgos shqiptarë sepse “kanë 10-tëshe në euro falso”. Shkodër—Tashmë për shumë qytetarë shkodranë dhe shqiptarë kalimi për në Malin e  Zi është bërë një ankth dhe një mërziti e madhe, sepse ka vite që në fakt, çdo gjë në përgjithësi ka shkuar mirë.


Bëhet fjalë për pikën  e kalimit kufitar Muriqan-Sukobine dhe tashmë që Malazezët kanë kthyer taksën prej 10-të euro në kalimin për shtetasit shqiptar në këtë republikë të vogël fqinje gjë që nuk kompesuar me të njëjtën monedhë nga pala jonë asgjë nuk po shkon mirë si më përpara.
Në këtë moment ka filluar edhe loja e policëve malazezë në kurriz të shqiptarëve sepse në shumë raste ato kartmonedhën prej 10-të eurosh pa prova e kanë konsideruar false dhe pastaj nuk kanë kërkuar asnjë lloj ndërrimi monedhe apo vërtetimi duke kthyer shtetasit shqiptar nga kanë ardhur.
Por nuk ka qënë kaq e thjeshtë dhe kaq i rëndomtë problemi, sepse ka ndodhur edhe ndryshe. Në fakt drejtuesit e mjeteve paguajnë taksën dhe fillojnë të shkojnë për Ulqin apo Tivar dhe pak pa aritur në destinacion, ju del një patrullë policie e cila i ndalon me akuzën se kanë paguar me euro false dhe kjo është edhe manovra tipike e lojës së ndytë që bën policia e shtetit të vogël vetëm 600.000 banorësh, me shtetasit shqiptar.
Për më tepër shtetasit shqiptar izolohen në dhomat e paraburgimit  dhe kryesisht ju bëhet presion që të ripaguajnë dhe sidomos nën dorë, për të të hequr akuzën e përdorimit të monedhave false.
Kush ka monedha të tjera në xhepa paguan dhe largohet, kush nuk ka, qëndron në dhomat e paraburgimit në shtetin fqinj.
Sipas disa të dhënave jo të zyrtarizuara, viktima të këtij xhesti antishqiptar kanë qënë edhe titullarë të instituciove vëndore në Shkodër, por në dijeni janë edhe disa zyrtarë të komunës së Ulqinit dhe tashmë kjo lojë e policisë malazeze, po bëhet një problem edhe për vetë anën tjetër të kufirit.
Tashmë në paraqitje në kufirin e Malit të Zi, një pjesë e shqiptarëve, po paguajnë me prerje në euro metalike  dhe po arrijnë edhe të kërkojnë verfikimin nga policia malazeze në se eurot e tyre janë të rregullta, sepse xhesti i tyre nuk i mbron përpara disa policëve të inatosur malazezë. Një burim i agjensive turistike në Shkodër ka bërë me dije nën zë në pikën  e kalimit kufitar se këtë manovër të poshtër, një pjesë e policisë së Malit të Zi po e bën me porosi të disa agjensive në këtë vënd që operojnë me ato serbe, të cilat në konkurencë të plotë me ato shqiptare, kërkojnë të kenë vëndin e parë edhe në zonat e banuara nga shqiptarë që tashmë sëbashku  me turistët kosovarë, janë një maxhorancë e plotë në bregdetin e Malit të Zi dhe sidomos në jugun e tij.

 

L A J M E R I M E

“Mėsojmė dhe argėtohemi”
FTESE / Shoqata “Shpresa për të Ardhmen” me bashkëpunimin e Ambasadës Hollandeze Organizon ekspozitën me punime artistike nga fëmijët: “Mësojmë dhe argëtohemi”
Me 8 Shtator 2008, Ora 11:00. Lagje “3 Heronj”, Rruga Skenderbeg, Shkodër. Tel 022 46423.


 
Giffoni Film Festival
giffoniKinema Millenium
Shkoder
Tetor 2008
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 29°C
Mes.: 31°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 11 km/h
Drejtimi: 230°
Barom.: 1013.9 mb
SW
Vizitore: 1217196

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page