Besi Bekteshi
Gilman Bakalli sqaron idetë e tij në Shkodër.
Në grupin parlamentar të PD-së, nuk ka burra që të bëjnë Kryeministrin të dorëhiqet.
Ato do të mundohen ta zvarrisin çështjen, por për fat është shteti amerikan që mund të përshpejtojë zbadhjen.
Gilman Bakalli në një dalje mediatike në Shkodër ka sqaruar edhe mendimet e tij për politikën e ditëve të sotme dhe lëvizjet e saj, por edhe qëndrimet e tij në lidhje me të.Përsa i përket konfuzionit në se ai është vërtetë apo jo pjesë e grupit demokristian deputeti i larguar nga PD-ja ka deklaruar se: Nuk është e saktë se i përkas grupit demokristian, sepse kam firmosur mbi bazën e një proçedure e cila është e rëndomtë ngaqë shpesh herë deputetë të ndryshëm të partive të mëdha firmosin në listat e partive më të vogla, për ti mbajtur ato si grupe parlamentare. Po e përsëris edhe njëherë, se nuk kam asnjë vokacion demokristian dhe nuk kam asnjë aksion publik demokristian dhe kam firmosur të mbaj grupin në këmbë pasi besoj se në kuvënd duhet të ketë më shumë se dy parti të mëdha. Unë kam bërë zgjedhjen e mbojtjes së interesave të zgjedhësve të mi dhe kjo është arsyeja që jam i pavarur.
Për heqen e imunitetit të Fatmir Mediut deputeti i pavaruar Bakalli ka sqaruar se kjo është një zvarritje dhe është bërë edhe një herë i dukshëm fakti se si kjo maxhorancë është përpjekur ta mbrojë faktikisht atë zullum që ka bërë me Gërdecin, sepse në mënyrë cinike po them: Ajo fytyra si krahasim, si një letër tualeti që i bëri gazetës Nju Jork Times Berisha, me sa duket një funksion pastrues do ta ketë. Por do të pastrojë me sa duket do të pastrojë pjesën më të korruptuar të politikës shqiptare. Kurse biseda telefonike e Mediut me ambasadorin amerikan tregon se sa në mënyrë naive dhe në mënyrë të pafalshme si të thuash, kanë vepruar këto individë të lartë shtetëror si Mediu në atë korrupsionin e tyre. Falsifikimet e kësaj natyre me arkat e gjëra të tilla, tregojnë se sa me pa doreza kanë punuar autoritetet e larta shtetërore në këtë mesele.
Kurse për implikimin e maxhorancës aktuale në këtë aferë dhe a do të ketë pasoja kjo gjë deputeti i Shkodrës është përgjigjur se: Maxhoranca është e implikuar moralisht, sepse në fjalimet që janë mbajtur në kuvënd, ka treguar se nuk e ka dënuar si ngjarje Gërdecin. Ajo e konsideron ato si fatkeqësi. Deklarojnë se kjo ngjarje ka ndodhur. Në fakt nuk ka ndodhur, por e kanë bërë për të ndodhur ka thënë Bakalli.
Ato nuk kanë arritur ende të dënojnë dhe ndëshkojnë përpara publikut këtë ngjarje dhe nuk e kanë kuptuar akoma se kauza që është korrupsioni me të cilën kanë ardhur në pushtet ju ka rënë përfundimisht. Unë them se Kryeministri të jepte dorëheqen dhe maxhoranca ta dënonte këtë akt të ndodhur sëpaku publikisht, dhe kjo ishte detyrim moral.
Në fakt shikoni se çfarë ndodh, sepse nuk shkojnë ti bëjnë një vizitë atyre që janë në grevë urie dhe nuk kuptoj se për çfarë tjetër deputetë të maxhorancës mund të operojnë me dimensionin human në politikë.
Pra ato kanë vetëm një detyrë që të mbrojnë me çdo kusht atë që nuk mund të mbrohet. Kreu i ekzekutivit nuk mund të luaj kartën e të paditurit në mënyrë absolute ka thënë Bakalli dhe më absurdja ishte se në Komisionin e Ligjeve na thuhet se të gjithë paskan pasur dijeni, kurse Kryeministri përjashtohej nga të paturit dijeni për Gërdecin ka shtuar ai. Kjo ishte për të vënë duart në kokë. Në fakt opozita e denoncoi, por shumë vonë ka thënë deputeti Bakalli.
Për mundësinë e krijimit të ndonjë grupi brënda maxhorancës që të bëjë të mundur dorëheqen e Kryeministrit, deputeti Bakalli ka thënë se: Nuk e besoj. Për aq kohë sa kam ndenjur unë në grupin parlamentar të PD-së, unë kam parë aty burra me thinja të cilët kishin frikë ta thoshin mendimin e tyre përballë kryeministrit. Se për çfarë arsye kishin frikë ato, unë nuk e kuptoj, por aty mbizotëronte frikë dhe tension dhe nuk ma merr mendja se aty ka burra që të arrijnë të krijojnë një grup të virtytshëm moralisht që të detyronte kryeministrin të jepte dorëheqen.
I vetmi person që mund të thoshte diçka hapur është avokat Ngjela të cilin e “ngrinë” . Pra unë them se në ato grup nuk ka nga ato burra që të mund të detyrojnë Kryeministrin të ndërmarrë një veprim për tu përshëndetur moralisht. Nuk ja vlen të zgjatem më, sepse ato do të mundohen ta zvarrisin dhe ta shtyjnë pa mbarim këtë çështje për të mos u zbardhur kurrë, por për fat të mirë është edhe shteti amerikan në këtë mes që mund të përshpejtojë zbardhjen e këtij proçesi.
|