Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Kryetari Luka: Do tė ndėshkojmė ēdo firmė qė nuk plotėson standarte.
Kryetari Luka: Do tė ndėshkojmė ēdo firmė qė nuk plotėson standarte. E-mail
Saturday, 28 June 2008

loli28qershor-08 / Besi Bekteshi
Bashkia e Shkodrës gjobit firmën që “mbuloi” çdo gjë me asfalt.
Kryetari Luka: Do të ndëshkojmë çdo firmë që nuk plotëson standarte.
Firma në fjalë, nuk është e vetmje që ka punuar kështu.

Shkodër—Më në fund Bashkia e Shkodrës vendos që të gjobisë firmën e cila ka kryer investimin e rrugës “Nazmi Kryeziu” jo vetëm e vonuar, por edhe e kryer tepër dobët si investim. Një nga faktorët për të cilën kjo Bashki u detyrua të gjobisë, ishte se firma në fjalë nuk kishte pasur fare parasysh edhe pusetat e  rrugës, duke i mbuluar me asfalt ato edhe pse nën asfalt kishte tubacione të ujrave të zeza dhe të bardha.

Gjoba nuk ka qënë shumë e madhe, ose më mirë 320 mijë lekë, por për herë të parë kjo Bashki e bën publike këtë gjobë dhe gjithashtu nxjerr në pah edhe dobësitë e qarta në rikonstruksionin e rrugës e cila është bërë si një telenovelë në Shkodër. Problemi i madh është bërë i ditur mediatikisht dhe gazeta “SOT” ka sqaruar se ndërmarrje e ujrave ka gjetur kanale të bllokuara dhe puseta të mbuluara në një investim të ri në këtë rrugë.
rregakryeziuBashkia me sa duket ka çuar specialistët e saj dhe ka bërë përllogaritjet që edhe pse të vogla, kanë gjetur zgjidhjen me gjobën e vëndosur.
Por është për tu habitur, sepse mbikqyrësit e punimeve dhe kuolidatorët nuk kanë bërë alarm që më përpara në këto shkelje flagrante të cilat edhe banorët e lagjes i kanë parë, sepse uji ju ka shkuar nëpër oborre dhe rrugë.
Banorët e kanë vënë re se pusetat janë mbuluar dhe askush nuk ka kryer punën për kontrollin e cilësisë së punimeve.
Ky lloj skandali kësaj rradhe nuk ka kaluar lehtë dhe Bashkia është detyruar të gjobisë. Ka pasur shëmbje të kanalizimeve dhe dëmtim në një gjatësi të caktuar, por edhe bllokim me meteriale inerte të kanaleve egzistuese dhe të gjitha këto edhe më përpara të verifikueshme.  Po ashtu është vënë re se firma nuk ka ndërtuar edhe dy puseta të reja për lidhjen me linjën kryesore të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe kështu është parë qartë se puna është bërë krejtësisht pa përgjegjësi. Kështu është bërë llogaritje dhe punimet do ti kryejë ndërmarrja e ujësjellësit, por lekët e zhdëmtimit do të paguajë firma që ka fituar tenderin e rrugës.


Për këtë problem kryetari Lorenc Luka është prononcuar duke thënë se: Do të shohim në vazhdimësi të gjitha detyrimet dhe penalitetet që Bashkia duhet të marrë ndaj firmave dhe kompanive të cilat nuk punojnë me cilësi dhe kjo nuk është e vetmja. Kjo është një detyrë e jona, sepse ne duhet të mbrojmë lekët e taksapaguesve shkodranë dhe ato kërkojnë shërbime dhe ne i kthejmë në investime, por duhet të jemi të kujdeshëm për të ndjekur zbatimin e cilësisë dhe standarteve në projekt.
Pra Kryetari Luka ka pranuar se ka edhe firma të tjera që nuk kanë punuar me cilësi dhe me sa duket Bashkia edhe nën një presion mediatik, ka filluar të rishikojë qëndrimin e saj të butë të deritanishëm me sidomos firmat e kompanitë jo të shumta që kanë fituar tenderat dhe kanë kryer një punë të dobët në investimet e Shkodrës.

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 12°C
Mes.: 12°C
Lag.: 91%
Shpejt.: 6 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1011.9 mb
NNE
Vizitore: 1419106

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page