| Shkoder me 24.06.2008 |
|
| Thursday, 26 June 2008 | |
|
REPUBLIKA E SHQIPERISE Ministria e Brendshme Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder Adresa : Lagjja Partizani, Rruga F. Barbullushi, Shkoder Shkoder me 24.06.2008 NJOFIM PER SHTYP Me dt. 23.06.2008, ne oren 15.00, u be ekzekutimi i Urdherit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder, i po kesaj date, per ndalimin e shtetasit Zef Lekndreaj, vjeç 44, lindur ne Tropoje dhe banues ne lagjen “Mark Lula”, Shkoder. Ndalimi i tij u be per arsye se, me dt. 21.06.’08, rreth ores 21.00, ne fshatin Rrenc, Komuna Gur i Zi, Shkoder, ne bashkepunim me djalin e tij te mitur, per motive te dobeta, ka kanosur e qelluar me arme zjarri automatik, ne afersi te baneses se shtetasit Gj. P. Si rezultat i hetimeve te bera dhe kqyrjes ne vendngjarje, nga efektivat e Komisariatit Shkoder, ne afersi te vendit te ngjarjes, eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nje arme zjarri automatik model 56. Shtetasi Zef Lekndreaj ka qene person i shpallur ne kerkim, nga Komisariati i Policise Shkoder, qe me dt. 21.06.’08 dhe kapja e tij u be e mundur dje ne oret e para te mengjesit, ne vendin e quajtur Ura e Kirit. Materialet ne ngarkim te ketij shtetasi iu kaluan Prokuroruisr se Rrethit per veprime te metejshme. Sot me dt. 24.06.2008, ne ora 03.00, ne aksin rrugor Fushe-Arrez – Puke, ne vendin e quajtur Hadraj, ka dale nga rruga nje automjet tip Man kamion me targe DR 0379 E, i cili po udhetonte ne drejtimin Kukes – Puke. Pas verifikimeve te para nga Policia Rugore, rezultoi se mjeti ne fjale kishte dale nga rruga ne anen siperme te saj dhe per pasoje derjtuesi i automjetit ka pesuar deme te lehta dhe eshte derguar ne Spitalin Rajonal Puke, jashte rrezikut per jeten. Gjithashtu kamioni dhe ngarkesa ne te, rezulton te kete deme te lehta materiale. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet per zbardhjen e rrethanave te aksidentit.. DREJTORIA E POLICISE QARKU SHKODER |
| EDUARD JUBANI live koncert |
| Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert. |
|
Shkoder, Albania
|
|||||||
![]() |
|
||||||
|
![]() WNW
|
||||||
Klubi Futbollit Vllaznia
Shkodra In Your Pocket
Shkoder.Net
Gazeta Shkodra
Bashkia Shkoder
Unioni i Gazetareve
Universiteti Shkodres
Konsullata Italiane
Hotel Colosseo
Grand Hotel Europa
Alb Publicity
Art Com Online
Shkodra Jazz Festival
Shkodra Sot
Shkodra Travel
Hermes News
| Opinione |
| Intervista |