Shko tek permbajtja
Strumentet
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
Ju jeni ketu: Home arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Gilman Bakalli
Gilman Bakalli E-mail
Friday, 20 June 2008
bakalliBesi Bekteshi / Bakalli: PD-ja ka tradhëtuar pronarët dhe njerzit që e kanë votuar. 
Njerzit janë tradhëtuar edhe nga deputetët e Shkodrës që vrapojnë mbas Kryetares së Kuvëndit. 
Qeveria po ju vjedh pronën këtyre njerzve.
Shkodër—Problemi i pronarëve të tokës dhe shtëpiave që do të shpronësohen por që kanë problëeme të mëdha në këtë drejtim është futur tashmë në politikë dhe është bërë domen i kësaj të fundit. Pronarët kanë provuar edhe të bllokojnë rrugën dhe përfundimin e unazës, kanë provuar të negociojnë dhe kanë provuar gjithashtu edhe të protestojnë, por deri tani në asnjë instancë të pushtetit lokal dhe atij shtetëror, nuk kanë gjetur përgjigje edhe në kompesim të tyre, sipas ligjeve të paracaktuara në zona të ndryshme të qytetit. Me këto protestues dhe pronarë të truallit dhe të shtëpiave është bashkuar përpara Bashkisë së Shkodrës edhe deputeti i pavaruar Gilman Bakalli i cili ka qënë shumë i ashpër me ish partinë e tij dhe kolegët deputetë të Shkodrës. Ai përpara bashkisë dhe pranë pronarëve të cilët kërkojnë të drejtat e tyre në shpronësim ka deklaruar: Këto njerëz janë këtu sot shumë të revoltuar dhe unë bashkë me to sepse ato ndjehen të tradhëtuar nga PD-ja të cilën e kanë votuar si një parti e cila duhet të ishte në mbështetje të pronarëve. Bakalli pastaj ka deklaruar se “ato ndjehen të tradhëtuar edhe nga ato deputetë të Shkodrës që nuk përtojnë të vrapojnë pas Kryetares së Kuvëndit kur është puna për të inaguruar një rrugicë nëpër qoshet e qytetit, por ndjehen të tradhëtuar edhe nga kryetari i Bashkisë të cilit janë kanë dhënë votën si një ndërmjetës i mirë dhe avokat i tyre, si ndërmjetës midis pushtetit lokal dhe atij qëndror”.Këto njerëz ndjehen të tradhëtuar, sepse qeveria do që t’ja marrë pronën sepse është plotësisht vjedhje prone kur shtëpitë e tyre vlerësohen me një çmim qesharak krejtësisht i ndryshëm nga çmimi që ka vendosur qeveria për zonat e ndryshme të qytetit.
Pastaj disa nga pronarët kanë evidentuar edhe grabitjen sipas tyre të pronës, dhe mos likuidimin me 42 mijë lekë të  metrit katror të shtëpiave, por treguan se nuk janë vetëm 13 familje për tu shpronësuar, por shumë më tepër se kaq.
Në fakt tashmë polemikat për shpronësimet në qytet janë rritur, dhe pronarët kanë premtuar edhe protesta dhe greva, të cilat do të jenë në mbrojtje të pronës dhe shtëpive të tyre. Është e para herë që një politikan i përkrah këto pronarë dhe  ka qënë ish deputeti i PD-së Gilman Bakalli i zonës numër katër në Shkodër që e ka bërë këtë gjë.




 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

EDUARD JUBANI live koncert
Me date 20 nentor 2008 ora 18:00 ne Teatrin "Migjeni". EDUARD JUBANI live koncert.
 

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 10°C
Mes.: 10°C
Lag.: 94%
Shpejt.: 3 km/h
Drejtimi: 230°
Barom.: 1009.1 mb
SW
Vizitore: 1419910

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page