|
Qamil Gjyrezi: PD, dhe kontributi ne parti !
Udhëzuesi i PD së për shtrirjen në spektrin drejt qendrës është jë projekt i mirë i cili duhet përshëndetur, por PD nuk duhet të harrojë për asnjë cast kërkesën e BE së për vlerësimin e të djathtës dhe pa cuar pronën tek i zoti ose pa i dëmshpërblyer ish pronarët me vlerën e vërtetë,nuk do të ketë asnjehere investime serioze, gjithashtu mbështetja e partnerve tone nuk do të jetë po ashtu serioze.Reformat sipërfaqësore nuk i pranon më asnjeri,asnje kancelari.Tashti jemi nen ombrellen e Natos dhe duhet patjeter te plotesojme kushtet per ne BE,qe jane taksative dhe te detyrueshme.
Vetëm reformat e vërteta të tregut dhe demokratizimi i PD se do ti japin shansin për të qeverisur edhe një mandat tjetër.
Nuk konsiderohet reformë emërimi i filan militantit në doganë ose i filan mikut të dashur në një zyrë të bashkisë ose komunës,natyrisht duhet pershendetur ajo qe eshte bere e qe mund te ishte disa here me cilesore ,nese PD e ka te qarte misionin e saj qeverises.
Megjithatë shtrirja drejt qendrës është një ide e mirë paraelektorale pasi ky vend ka nevojë të qeveriset dhe të ketë stabilitet.
Në të kundërtën, E.Ramën me shokë jo fort të pamencur ,e djathta në pushtetet i ka mbas dere dhe do të jenë liberalët e majtë ato që do të bëjnë reformat të djathta,pavarësisht ndonjë marrëveshje të pashkruar, që E.Rama me shokë e hedhin ne erë sikur po pijnë një kafe.
Teorikisht ,gjithmonë qeverisja me gabime të së djathtës sjell të majtën e cila po vëzhgon me shumë kujdes gabimet, nganjehere trashanike të qëllimshme ose të pa qëllimshme të disa ministrave gjoja të djathtë.
Gjithashtu vlerësimi i atyre që kanë kontribute ,afrimi i intelektualëve dhe paisja me tesera për të mos kthyer PD në një shoqatë qeveritare ,është dicka pozitive,por këtë herë duhet të merret shumë seriozisht pasi forma me të cilën PD u soll me njerëzit e saj mbas 2005 ishte jashtëzakonisht diskriminuese dhe nganjëherë e pabesueshme.
Si u vlerësua kontributi i mbas 2005.!
Nëse ka parti në Shqipëri dhe biles në Ballkanin jugperëndimor që nuk ka respektuar kontributet e anëtarëve të saj është PD ja.
Nuk kam ndërmend të bëj analizën se si janë respektuar kontributet që prej krijimit të saj,një fakt është i vërtetë se PD ne te shumtën e rasteve u tregua shumë mosmirënjohëse me individët që kontribuan për ardhjen e saj në pushtet,biles edhe në të shumtën e rasteve për individë që kishin një CV shumë të mirë dhe një formim intelektual të pranushëm për të qeverisur.
Këto individë dhe kontributet e tyre u zevendësuan me individë pa kontribute që e lanë Shqipërinë pas 1998,për interesat e tyre personale ose për ndonjë shkelje administrative se në fakt as që e kishte kush mendjen tek ato ose më saktë ishin ato të cilët filtruan me të majtën si pasojë e bëmave të tyre,për të fshehur maskaralleqet e tyre me ligjin dhe financat publike.
Mbas vitit 2005 së PD më shumë funksionoi si klan ,lob,duke u kthyer shpesh në një grup sektar,ku kamandati ose komandatja e lobit emëroi që nga ministri deri tek pastruesja e shkollës tetëvjecare.
Duhet shtuar këtu edhe pjesmarrja në koalicionin numerik,që ka bërë disa reforma shpesh gjysmake e partive aleate,pa merita ,ja ngushtoj shumë rrezen e veprimit individëve me kontribute e projekte në PD.
Ndokët ,Xhuvelët ,Meditë and compani i solli në pushtet PD ,këtë e deklarojnë vetë kur ju prishin terezinë nëpër media, e nuk i solla unë që po i shkruaj këto rreshta.
Për mu këto individë pa merita e pa CV,do ti kishin ëndër ministritë kur të kalonin para tyre.
Po ato erdhën dhe po vazhdojnë të qeverisin të pashqetësuar duke realizuar ëndrat e tyre dhe projektet e tyre duke luajtur herë djathtas e herë majtas.
Prandaj më duket hipokrite thirrja për të vlerësuar kontributet në momentin aktual.
Politika funksionon në cdo vend të globit njëlloj.Ajo nuk ka shumë moral,sidomos tek ne kur është mjeti më i mirë për përfitime dhe për tu dukur para të tjerëve ose për të rregulluar familjen tënde për dy breza,pasi nuk ka rregulla lloje e shtet të së drejtës.
Kush fiton në politikë qeveris dhe nuk marrin njerëz nga rruga ose të pa informuar për këtë profesion sic ka ngjarë tek ne rëndom e në mënyrë të vecantë në PD.
Po shtroj një pyetje,a ka njeri në këtë botë dhe në histori që ta liron vendin e ministrit,të kryetarit të kuvendit apo edhe të drejtorit të thjeshtë vetë.
Politika funksion me lojtarë të tute dhe jo të blerë se ato të shesin për një vend pune ose një tender.
Prandaj partitë në te gjithë globin vlerësojnë shumë kontributet dhe idetë dhe nuk i shkelmojnë ato sic janë shkelmuar nga individë egocentristë dhe të papërgjegjshëm tek ne.
Kontributorët i pati PD ja dhe të mos bëjë thirje hipokrite për to.
Shembulli më tipik i përdhunimit të kontribuesve është PD e Shkodrës,një nga partitë më lobiste dhe më të shkatërruara në Shqipëri e cila ka funksionuar dhe po funksionon si klan,grup miqsh,shokësh e lidhur shpesh me qarqe të dyshimta e që për mendimin tim ky lob ose klan tashmë i identifikuar është jashtëzakonisht i vështirë të cahet,pasi shumica e shumë anëtarëve të strukturave ,që kam respekt për to ,është e lidhur me rrogën që merr në bashki e në zyra publike ,sic thonte Ngjela në një emision televiziv per një rrogë ,me interesa tenderash e lejesh ndërtimi që po e shkatërrojnë kulturën e këtij qyteti gjoja kulturor që së fundi po e humb totalisht fëtyrën e tij si pasojë e një partije lokale që prej 17 vjetesh sjell sistematikisht një qeverisje lokale të papërgjegjshme e që mendon e projekton shumë pak politika zhvillimi, duke i keqmenaxhuar paratë e taksa paguesve shqiptarë,pavarësisht dëshirës së mire te kryeministrit për ta zhvilluar Shkodrën.
Prandaj kontributorët kanë shumë pak vend ne kete dege dhe demokratizimi kësaj dege është vetëm një alibi.
Vetëm një emërim i një individi reformator dhe i një grupi individësh idealistë mund ta shërojë këtë degë e pastaj do të respektohen kontributorët dhe do të largohen ato që vetëm kanë përfituar nga PD me të gjitha mjetet.
Vetem keshtu do te kete marreveshje serioze politike duke ju larguar tenderit politik.
Përse i thërret PD përsëri intelektualët.!
Thirja për shtresat intelektuale është krejt normale, për një grupim që sinqerisht kërkon pjesmarrjen e tyre.Por thirjet hipokrite janë të pavlera.
Duhet theksuar se sikur edhe Umberto Ecco të vinte në PD,pa kaluar në sitën e atyre që e kanë në dorë e që i ka vrimat shumë të vogla nuk do ta kalonte klasën
PD i pati dhe i ka intelektualët,ka Kopin ose gjysmën e tij,pasi një pjesë e tij që ngeli pa post janë larguar se e kuptuan shpejt lojën u larguan e nuk janë budallenj të kthehen më të futen nën thundrën disa qarqeve egoiste të PDsë e të bluhen nga mulliri i imte i politikës.
PD në opozitë ndërtoj edhe departamentet e që ishin një gënjeshtër e pastër e që asnjëherë nuk u moren në konsideratë mendimi i tyre duke u shfrytëzuar vetëm mediatikisht.
PD ndërtoj gjithashtu Kopin dhe një pjesë mbetën me gisht në gojë pasi minitër u bë Ndoka e Xhuveli.
PD thirri profesorët e universiteteve por ligjin e bënë ato që kanë mbaruar juridikun me korespondencë,përvec ndonjë makiaveli i cili diti të penetronte.
Ta themi troc ,në të gjithë botën partitë politike janë parti politike,akademikët janë akademikë ,klubet e shkrimtarëve shërbejnë për shkrimtarët!
Prandaj thirrja për të perfshirë intelektualët më duket gjithashtu hipokrite.
Partitë serioze nuk bëjnë më politika të tilla.Ato realizojnë reformat politike me individë politikë të mësuar me politikën.
Barak Obama nuk është intelektuali më i madh në SH.B.A,por ka mbështetjen e strukturave të PDsë amerikane,bile vjen edhe nga një shtresë e ulët,gjyshja e tij ushqente pulat në Kenia e megjithatë ka fitur mbështetjen e të gjithëve ,pasi ka intuitë politike,karizmën dhe mbi të gjitha betohet në kushtetutën e SH.B.A.së për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve ,të intelektualëve,punonjësve të rinjve te biznesmeneve etj.
Kështu funksionon politika,biles në vendin më të përparuar të globit.Dhe nuk funksionon si klub miqsh,kushrish e dashamirësish si tek ne dhe duke nënvlerësuar kontributorët dhe shkelur ligjin sa herë të na mbushet mendja sipas stinëve.
A mund ta pranojë një intelektual aktualisht me moral dhe dije të qeveriset nga një axhustator ose kurthaxhi e që tek ne është prezente.
Në politikë në fakt ndodh cdo gjë.Biles në Gjermani J. Fischer ka qenë elektricist dhe u bë ministër i jashtëm ,por frekuentonte bibliotekat më të mira të qytetit të tij dhe ishte i pranishem sistematikisht ne qarqet akademike.
Ministrat tane,pavarsisht formimit ,e kanë mendjen vetëm tek tenderat e përfitimet e si mund ti durojë intelektuali këto shembuj konkretë e ordinere.
Politika ka rregulla të tjera.,ajo nuk është tamam auditor.
A është e rëndësisme paisja me tesera!
Një parti politike serioze ka rregullat e saj, prandaj identifikimi me tesera dhe riorganizimi i strukturave mbetet jetik për funsionimin e saj dhe një normë e cila duhet të funksionojë me rigorozitet.
Po sjell një shembull i cili ndodhi në nën degën ku unë kam zhvilluar kontributin disa vjecar.
Në zgjedhjet e fundit lokale si pasojë e një politike të ndjekuar nga ish kryetari i Nen degës morën pjesë individë që nuk kishin të bënin me PD ,biles e me të kaluar të dyshimtë dhe filluan gjoja të bëjnë fushatë për PD si pasojë i pazareve meskine dhe aspak kohore qe bene me kandidatin dhe me ish kryetarin e nen deges.
Në fakt duke qenë të paidentifikuar gjoja bënë fushatë për sy e faqe për PDnë dhe votat ja dhanë partive të tjera që e tregon edhe rezultati në këtë zonë duke dale humbës dhe duke larguar anëtarët e vërtetë të PDsë, të cilët kishin kontribuar sinqerisht për ardhjen e saj në pushtet ne vitin 2005.
Prandaj paisja me tesera ti shërbejë me të vërtetë riorganizimit,identifikimit dhe krijinit të një ambjenti më pozitiv në PD.
Vetëm atëherë do të respektohen kontributet e të tjerëve dhe do të respektohet gjithsecili që dëshiron të merret me politikë.
Vetëm në këtë formë PD do të fitojë në 2009!
Kontributi dhe natyra e tij psikologjike!
Kontributi është sic thonte Jungu arketipi i gjithsejcilit.Njeriu nga mbrapa ka kontributin e tij që është arketipi i tij .Kombet e qytetëruara dhe partitë e këtyre kulturave të majta e të djathta respektojnë kontributet që janë Arketipe njerëzore.
Prandaj e them publikisht mos u tallni me kontributet njerëzore se ato janë pjesë shumë e e rëndësishme për atë që e kupton rrolin e tyre.
Kush lot me kontributin njerëzor ka luajtur me zjarrin.
Prandaj vlerësimi i kontributeve njerëzore është pjesë e kulturës njerëzore.
Shoqëritë dhe partitë e zhvilluara vlerësojnë gjithsejcilin që jep një kontribut në këto organizata shoqërore që nuk janë vende ku përdhunohen individët,por pjesë e shoqërisë njerëzore dhe e demokracisë.
Prandaj kombet e qytetëruara janë të zhvilluar në të gjitha fushat,mbasi gjithsejcili merr pak a shumë atë që i takon.
Dhe në fund njeriu mendon e Zoti vendos!!!
|