Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Rrugėt rurale tė Shkodrės
Rrugėt rurale tė Shkodrės
Friday, 13 June 2008

12qershor-08 / Besi Bekteshi
Rrugët rurale të Shkodrës, një premtim i pa mbajtur dhe degradim i vazhdueshëm.
Shkodër—Qarku i madh i Shkodrës ka rrugët rurale nga më të degraduarat dhe më të rrezikshmet në Shqipëri. Janë nxjerrë nga buxheti i shtetit disa qindra milonë për pikërisht qarkun dhe ky fond i nxorr vitin e kaluar nga shtesat e qeverisë për të shërbyer kryesisht për rrugët dhe të gjithë zonat rurale. Shifra prej afro 320 milionësh ishte për të gjithë qarkun dhe pretendohej të arrihej një lloj stabilizimi me rrugët e komunave malore. Por realiteti është krejtësisht ndryshe dhe nuk ka të dhëna të qarta në se ka segmete rrugore të cilat po rregullohen përveç segmenteve deri në afër Tamarës.

Zona e duikagjinit me komunat e saj është në gjëndje të mjerueshme, kurse në Malësinë e Madhe si Kelmendi dhe Komuna e Kastratit kanë dhjetra km të degraduara dhe aspak të përshtashme për rrugë.
Në përgjithësi 90-të përqind e rrugëve malore duke përfshirë edhe Pukën, janë në gjëndje skandaloze edhe për pika turistike si Thethi apo Boga, pa hyrë në përshkrimin e komunave Temal, në të gjithë Vermoshin dhe akoma më përtej.
Rrugët janë edhe me shëmbje të rastit dhe pa asnjë lloj sigurie dhe shtrimi të përafërt me normalen. Nuk ka mure mbrojtës në asnjë pikë të greminave të mëdha dhe nuk ka në mbi 95 përqind të gjatësisë së përgjithshme senjalistikë rrugore, duke i ngjarë kështu një dimensioni të botës së tretë.
Janë jashtë çdo lloj paramentri rrugët rurale të qarkut të Shkodrës dhe nuk arrihet të perceptohet edhe investimi i mundëshëm në ndonjë segment rrugor.
Fondet e komunave malore janë të vogla dhe të pa përfillshme dhe akoma më keq ka edhe një përkujdesje aspak në nivel dhe në normën e stabilizmit të pikave ku fatkeqësia e udhëtimit është prezente dhe e provuar.
Jo vetëm rrugët rurale të cilat janë malore, por të degraduara janë edhe rrugët fushore që është diçka më e lehtë për ti riparuar dhe shtruar dhe që lidhin fshatrat e qarkut të Shkodrës. Janë përmirësuar sipas disa statistikave  rreth 10 përqind e tyre, por mbeten akoma edhe mbi 80-të përqind e rrugëve në komunat fushore të cilat janë mjaft keq në përgjithësi edhe pse ndonjë riparim është bërë nga komunat e ndryshme.
Nuk janë më mirë rrugët rurale edhe në rrethin e Pukës dhe në cilësi ato jo vetëm që nuk mund të përmënden, por po ashtu kanë shumë pak siguri dhe senjalistikë.
Në qoftëse akset kombëtare në qarkun e Shkodrës janë në masën 60 përqind të një kategorisë së parë dhe në 40 përqind situata është në emergjencë. Në akset rurale dhe periferikë të qarkut të Shkodrës kemi një tablo të mjeruar dhe për më tepër nuk ka, edhe të dhëna të sakta dhe të detajuara në këtë drejtim.
Puka këto akse i ka në mashën 80 përqind të degraduar dhe aspak të prekur nga investimet. Po ashtu edhe Malësia e Madhe me më tepër se 90 përqind të rrugëve jashtë çdo lloj standarti dhe me probleme të bllokimit në dimër. Shkodra vetë është akoma më keq duke shkuar në shifra absurdi dhe ku emri rrugë nuk mund të përdoret për disa komuna malore të rrethit, i cili mori shifrën më të lartë edhe më shumë se Tirana nga buxheti shtesë i shtetit shqiptar. Deri tani nuk ka dalë asnjë zyrtar i lartë lokal i qarkut dhe prefekturës së Shkodrës, të deklarojë përfundimin apo shtrimin e akseve të plota rurale dhe në diferencë me qytetin e Shkodrës, që ka shumë segmente në punim e sipër, qarku është në gjëndje tepër të pakuptimtë dhe të keqe.
 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 6°C
Mes.: 2°C
Lag.: 49%
Shpejt.: 24 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1024.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page