Skip to content
Site Tools
Narrow screen resolution Wide screen resolution Auto adjust screen size Increase font size Decrease font size Default font size default color blue color green color
You are here: Hyrje arrow Lajme arrow Te Fundit arrow Bashkia Shkoder
Bashkia Shkoder
Tuesday, 10 June 2008
autKryetarja e parlamentit shqiptar Znj. Jozefina Topalli nën shoqërinë e një grupi deputetësh të parlamentit Austriak  ka vizituar paradreken e sotme Bashkinë Shkodër
Takimi është zhvilluar me kryetarin e Bashkisë z. Lorenc Luka.
Delegacioni austriak përbëhej nga Mr.Wolfgang GROSSRUCK-Kryetar i grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri,mr.Andreas SCHIEDER ,Kryetar i komisionit te politikës së Jashtme të parlamentit austriak,Mr. Stefan SCHENACH deputet,Mr.Wolfgang ZANGER Deputet, Ms. Ursula HAUBNER Deputete,Mr. Lukas MUSSI Specialist i mardhënieve me jashtë i parlamentit Austriak.  

BASHKIA SHKODËR
 
 BASHKIA SHKODER, Rr.13 Dhjetori, nr.1, Shkoder; tel +355 22 43783 fax: +355 22 43720


Shkodër, me 04.06.2008
 
NJOFTIM PËR SHTYP

 
 
    Kryetarja e parlamentit shqiptar Znj. Jozefina Topalli nën shoqërinë e një grupi deputetësh të parlamentit Austriak  ka vizituar paradreken e sotme Bashkinë Shkodër
Takimi është zhvilluar me kryetarin e Bashkisë z. Lorenc Luka.
Delegacioni austriak përbëhej nga Mr.Wolfgang GROSSRUCK-Kryetar i grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri,mr.Andreas SCHIEDER ,Kryetar i komisionit te politikës së Jashtme të parlamentit austriak,Mr. Stefan SCHENACH deputet,Mr.Wolfgang ZANGER Deputet, Ms. Ursula HAUBNER Deputete,Mr. Lukas MUSSI Specialist i mardhënieve me jashtë i parlamentit Austriak.
    Gjatë këtij takimi kryetari i Bashkisë z. Luka i ka njohur miqtë me investimet që qeveria  austriake po bën për qytetin tonë.
    Ndërsa në emër të delegacionit austriak ka folur deputeti Grossruck ,të  cilit vetëm pak kohë më parë Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka  akorduar titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”
    Në fjalen e tij Z.GROSSRUCK pasi ka përshëndetur kryetarin e Bashkisë Shkodër për mikpritjen e zakonshme që e ka hasur sa herë që ai ka qenë në qytetin e Shkodrës ,i ka dorëzuar kryetarit të Bashkisë së Shkodrës projektin pilot për ndërtimin e Banesave Sociale që mendohet të startojë së shpejti në Shkodër.
    Ky është i pari projekt i këtij lloji që ndërtohet në Shqipëri dhe për këtë ka qenë  deputeti Grossruck ai që ka  ndërhyrë që një projket i tillë Pilot  të realizohet së pari në Shkodër dhe më pas të ndërhyhet në të gjithë Shqipërinë
    Gjithashtu në këtë takim ka përshëndetur edhe kryetarja e Parlamentit Shqiptar Znj. Jozefina Topalli, e cila pasi ka evidentuar lidhjet e hershme që Shkodra ka pasur tradicionalisht me Austrinë  ,i ka falenderuar miqtë austriakë për kontributin e tyrë në realizimin e një projekti të tillë i cili pa dyshim do të zbusë problemin e strehimit jo vetëm në Shkodër ,por edhe në mbarë Shqipërinë.Me startimin e këtij  projekti ,është shprehur Topalli ,do të bëjmë  të mundur  që të realizojmë një nga premtimet e qeverisë demokratike, për të përmirësuar një shqetësim  të tillë siç është ai i strehimit
  

Zyra e Shtypit

Bashkia Shkoder

 

Opera Mrika

opera_mrika2.jpg

L A J M E R I M E KULTURORE

Koha Shkoder online

Shkoder, Albania
Temp: 8°C
Mes.: 4°C
Lag.: 66%
Shpejt.: 26 km/h
Drejtimi: 20°
Barom.: 1020.0 mb
NNE

Harta e klikimeve

Locations of visitors to this page